Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në momentin që materialet kanë shkuar për vlerësim në Prokurorinë e Elbasanit, organi i akuzës ka konstaruar se arrestimi është i paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin të menjëhershëm.
TIRANA- Avokati Ulian Bajrami, i cili u arrestua më 18 tetor pas një përplasjeje verbale me një prokuror në sallën e gjyqit, është liruar nga paraburgimi këtë pasdite, me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur avokati lë ambientet e paraburgimit, i shoqëruar nga disa persona.
Në momentin që materialet kanë shkuar për vlerësim në Prokurorinë e Elbasanit, organi i akuzës ka konstaruar se arrestimi është i paligjshëm dhe ka urdhëruar lirimin të menjëhershëm.
Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Elbasanit thuhet se ai u ndalua me dyshimin për kanosje ndaj prokurorit dhe punonjësve të policisë gjyqësore gjatë zhvillimit të seancës, ndërsa ndaj tij është regjistruar procedim penal për tre vepra: kanosje për shkak të detyrës, kanosje dhe kundërshtim ndaj gjyqtarit.
Gjithashtu prokurori i çështjes vlerësoi se nuk ishin plotësuar kushtet për të vijuar ndalimin apo për të kërkuar masë sigurie ndaj tij, ndaj u urdhërua lirimi i menjëhershëm i avokatit. Barjami u arrestua pak ditë më parë në Elbasan, pas një debati që pati me prokurorin në sallën e gjyqit, ku po bënte mbrojtjen e klientit të tij.
Njoftimi i Prokurorisë së Elbasanit:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN
Elbasan, më 20.10.2025 DEKLARATË PËR MEDIA
Në kuadër të ngjarjes së bërë publike që lidhet me ndalimin e shtetasit U.B, me profesion avokat, në lidhje me veprimet e kryera prej tij gjatë seancës gjyqësore të datës 17.10.2025, me objekt vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj disa të arrestuarëve, informojmë dhe sqarojmë opinionin publik si më poshtë:
Përmes shkresës me nr. 11187 prot., datë 20.10.2025 të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP) Elbasan, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë përcjellë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e shtetasit U.B, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.
Nga shqyrtimi i materialeve procedurale ka rezultuar se më datë 17.10.2025, është marrë njoftim se në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjatë seancës gjyqësore për “Vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar më datë 13.10.2025”, avokati i njërit prej personave të arrestuar, konkretisht shtetasi U.B, në cilësinë e mbrojtësit të personit nën hetim M.S., dyshohej se kishte kanosur në Sallë, prokurorin e çështjes dhe punonjësit e policisë gjyqësore që kishin kryer veprime procedurale në lidhje me çështjen. Pas marrjes së këtij informacioni, janë organizuar shërbimet dhe janë kryer veprimet e para hetimore.
Ndër të tjera, është administruar regjistrimi audio i seancës gjyqësore të zhvilluar më datë 17.10.2025. Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B. Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, më datë 20.10.2025, bazuar në nenin 287/1 të K.Pr.Penale, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal nr. 1222/2025, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.
2 Ndërkohë, lidhur me ndalimin e shtetasit U.B, nga ana e prokurorit të çështjes, është mbajtur qëndrimi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit të tij apo caktimit të një mase sigurimi personal. Për rrjedhojë, si pasojë ligjore ipso jure, është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i të ndaluarit. Veç sa më lart, duke mos paragjykuar çështjen konkrete dhe ecurinë e hetimeve, gjejmë rastin të ritheksojmë se profesionistët e drejtësisë, gjyqtarët, prokurorët, oficerët e policisë gjyqësore dhe avokatët janë shtyllat që mbajnë në këmbë sistemin e drejtësisë.
Asnjëra prej tyre nuk mund të funksionojë duke cenuar pavarësinë apo sigurinë e tjetrës. Sistemi i drejtësisë kërkon bashkëpunim institucional, respekt reciprok dhe integritet profesional nga të gjitha hallkat e tij.
Qëndrimet publike të nxituara, të pabazuara në raportime zyrtare të institucioneve të përfshira, apo në vendimmarrje konkrete procedurale, apo qëndrimet që relativizojnë ose justifikojnë sjellje të kundërligjshme, dëmtojnë rëndë misionin e përbashkët për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtësisë.
Prokuroria mbetet e vendosur të garantojë zbatimin e ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, si dhe mbrojtjen e sigurisë dhe integritetit të çdo funksionari të drejtësisë, apo Policisë se Shtetit, përballë çdo forme presioni, intimidimi apo kërcënimi./ Dosja.al
Foto ilustruse POGRADEC- Një 49-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi një granatë e vjetër e cila ndodhej n&e...
Foto ilustruse KUKËS- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kukësit. Policia ka arrestuar një...
Foto ilustruse ITALI- Policia italian ka arrestuar një shqiptar, i cili po trafikonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Mediat i...
Foto ilustruse DURRËS- Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Një automjet tip “Benz” ësht&e...
foto ilustruese KOSOVË- Një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje t&e...
Foto ilustruse SARANDË- Policia ka arrestuar sot tre persona të cilët kishin kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Sarandës....
Ulian Barjami TIRANË- Avokati Ulian Bajrami, i cili u arrestua më datë 18 tetor pas përplasjes me prokurorin në sall&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të A...
Pamje nga vendngjarja BURREL- Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në aksin nacional Burrel&nda...
Josif Lino MARNIZË- Një prej punonjësve të “Bankers” ka humbur ndjenjat sot, në ditën e 6-të t&eu...