LIVE UPDATES
Aktualitet

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

Miniera e Bulqizës është ndotësi më i madh i ajrit dhe i ujërave të zonës, duke sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe për banorët.

27 Qershor 2025, 20:41 Nga Hysen Likdisha
Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në
foto ilustruese

BULQIZË- Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e madhe për banorët e zonës.

Por paralelisht me aktivitetin ekonomik, miniera është kthyer tashmë në një kosto të lartë për mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

Bashkia e Bulqizës e konsideron aktivitetin minerar si ndotësin më të madh të ajrit dhe të ujërave në zonë. Situata është rënduar edhe më tej për shkak të mungesës së kontrollit të lejeve mjedisore, të cilat sipas Bashkisë, u lejojnë kompanive minerare që të mos respektojnë as standardet më minimale të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të punonjësve.

Bashkia e Bulqizës rendit si probleme kryesore ndotjen e ajrit për shkak të shpërthimeve apo përhapjes së pluhurave minerarë si dhe ndotjen e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore.

“Shpesh kompanitë minerare derdhin mbetje të rrezikshme në përrenj apo lumenj. Ka raste të kontaminimit të ujit të pijshëm me metale të rënda si kromi haksavalent, një përbërës mjaft toksik,” tha Bashkia në përgjigje të një kërkese për të drejtë informimi nga BIRN.

Miniera e Bulqizës e ka filluar aktivitetin në vitin 1948 dhe kulmi i shfrytëzimit të saj është shënuar gjatë regjimit komunist në vitet ’80. Pas viteve ’90, dhjetra kompani të ndryshme përfituan leje minerare për shfrytëzimin e kromit, ndonëse investimet në teknologji dhe në rehabilitimin mjedisor ishin të pakëta.

Mjeku Fatos Hoxha i tha BIRN se ajri në zonën e Bulqizës është i ndotur nga pluhuri minerar dhe gazrat që lëshohen nga makineritë dhe mjetet e transportit.

“Pluhuri që del nga shpërthimet në minierë përhapet në ajër dhe depërton në mushkëritë e njerëzve, duke shkaktuar sëmundje respiratore si astma, bronkiti, madje probleme më të rënda,” tha mjeku Hoxha.

“Për fat të keq, shumë banorë janë të ekspozuar çdo ditë ndaj këtyre ndotësve pa asnjë masë mbrojtëse,” shtoi ai.

Danjel Bica kryetar i Shoqatës “Ekspertët e Rinj Mjedisorë” thotë se aktiviteti i pandalshëm minerar ka shkaktuar ndotje të ujit dhe të tokës. Sipas tij, për nxjerrjen e kromit në galeri përdoren ujëra, që më pas përzjehen me lëndë të rrezikshme dhe derdhen në natyrë pa asnjë trajtim.

“Këto ujëra ndotin zallin e Bulqizës me substanca toksike, duke e bërë atë të papërshtatshëm për bujqësinë,” tha ai.

Ndërkohë, vijon Bica, peizazhi natyror i Bulqizës është gjithëashtu tejet i dëmtuar.

“Terreni në gjithë faqen jugore të Bulqizës, ku janë hapur galeri të shumta, është shkatërruar si pasojë e hedhjes së pakontrolluar të mbetjeve minerare, që dalin nga këto galeri.  Kjo jo vetëm që ka shkatërruar bukuritë natyrore të zonës, por ndikon edhe në zhdukjen e shumë specieve të bimëve dhe kafshëve, që jetonin në këtë ekosistem,” shtoi ai.

Edhe avokati Durim Balla, ish- drejtues i komunës së Zerqanit thekson se problemi i ndotjes minerare në Bulqizë mbetet një problem alarmant. Sipas Ballës, në vend që të forcohet zbatimi i ligjit ka ndodhur e kundërta, duke i hequr kompetencat e kontrollit nga pushteti vendor dhe duke i përqendruar ato në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Dibër.

“Kjo ka minimizuar dukshëm zbatimin e standarteve ekologjike nga kompanitë minerare,” theksoi Balla.

Seit Paci, një inxhinier miniere thotë se puna në minierë është e vështirë dhe kërkon pajisje teknologjike të avancuara, të cilat kushtojnë. Paci vëren gjithashtu se hapja e dhjetra galerive nga kompanitë ka bërë që ndotja minerare ta kërcënojë dukshëm ekosistemin e zonës.

“Gjithsesi, për të përballuar këtë situatë mbetet e domosdoshme që autoritetet të forcojnë ligjet për mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurojnë që kompanitë minerare të respektojnë standartet ekologjike,” thotë inxhinier Paci.

Ai theksoi se ka ardhur koha që të investohet për pastrimin e zonave të ndotura, trajtimin e ujërave të ndotur dhe rehabilitimin e tokës – ndërkohë që banorët duhet të informohen për rreziqet ndaj shëndetit./Reporter.al

minierat e bulqizes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj