LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas rrahjes nga gardianët, i dënuari u vetëvra në burgun e Reçit, prokuria merr të pandehur 6 policët

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 29 qershor 2024, ku fillimisht Piranaqi është gjendur nga punonjësit e policisë me shenja jete, duke u dërguar në spitalin e burgut.

27 Qershor 2025, 18:42 Nga Elton Qyno
Pas rrahjes nga gardianët, i dënuari u vetëvra në burgun e
foto ilustruese

SHKODËR- Gjashtë punonjës të policisë së burgjeve që shërbenin në regjimin e brendshëm të burgut të Reçit në Shkodër, janë marrë të pandehur për një rast vetëvrasje, duke u akuzuar për veprën penale të Kryerjes së veprimeve arbitrare të kryer në formën e bashkëpunimit.

Dosja e tyre është dërguar në gjykatën e Shkodrës dhe pritet që në ditët në vijim 6 ish-gardianët të japin shpjegime para gjykatës lidhur me veprimet e tyre arbitrare të bëra në burgun e Reçit.

Sipas hetimeve Besmir Likaj, Elvis Bajrakurtaj, Fatmir Bushati, Indrit Duli, Senadi Bajrakurtaj, Fatjon Bajrakurti, rezulton të kenë rrahur në ambientet e një dhomë në burgun e Reçit, të dënuarin Edmond Piraniqi.

Si pasojë e dhunës të ushtruar dhe fyerjes ndaj tij, i dënuari 44-vjeçar Piraniqi, është vetëflijuar duke u vetëvarur me çarçaf në ambientet e qelisë së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 29 qershor 2024, ku fillimisht Piranaqi është gjendur nga punonjësit e policisë me shenja jete, duke u dërguar në spitalin e burgut.

Por edhe pas ndihmës mjekësore ai nuk ka mundur të mbijetojë, duke nderuar jetë.

Lidhur me këtë rast prokuroria e Shkodrës, ka nisur hetimet duke hapur dosjen penale me Nr.840 për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Kryerjes së veprimeve arbitrare” kryer në bashkëpunim.

Hetimet treguan se 6 policët kishin ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit Piraniqi, e pas kësaj i dënuari për vjedhje nën tronditjen e fortë psikike është vetëvarur.

Në dosjen hetimore jepet një tablo e qartë mbi dinamikën se çfarë ka ndodhur duke theksuar se:

“...në 29 qershor 2024, rreth orës 21:20, Specialisti i Informacionit të IEVP Reç, Malësi e Madhe ka njoftuar Policinë Gjyqësore se i dënuari Edmond Piraniqi ishte gjetur në dhomën nr. 17, godina nr. 5, "Veçim", i varur me një çarçaf të lidhur rreth fytit, me këmbët që mbështeteshin në tokë...”.

Në këto kushte, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, me shenja jete.

Nga verifikimet ka rezultuar se në orën 20:48 ndaj këtij të dënuari ishte përpiluar një “Raport Incidenti” dhe ishte dërguar në "Veçim" nga grupi i sigurisë, pasi kishte debatuar me infermierët dhe një punonjës policie të rolit bazë, konkretisht, Altin Shabaj.

Për sqarimin e rrethanave lidhur me këtë ngjarje, nga Policia Gjyqësore janë kryer veprimet e para procedural, duke u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale Altin Shaba, i cili ka treguar mbi rrethanat e faktit të përshkruara më lart.

Ndër të tjera Altin Shaba ka deklaruar se i dënuari Edmond Piraniqi ka kundërshtuar shoqërimin e tij, ku është kapur nga krahët nga grupi i sigurisë, i pa prangosur dhe është futur tek dhoma nr.17.

Grupi i sigurimit ka qëndruar në dhomën nr. 11 për rreth 5-6 minuta. Altin Shaba, ka shpjeguar se kur është hapur dera Nr.11 ka vënë re që i dënuari Edmond Piraniqi, po e shoqëronin prej krahu në korridorin e observimit, për t'a dërguar në dhomën Nr. 17.

E ka pyetur Edmondin në i duhej diçka, pasi i është dukur i stresuar. Kur është afruar dhe ka parë derën e dhomës nr. 11 që është hapur, ka vënë re që dhoma ishte e ç’rregullt, si në batanije dhe çarçafët, ishin përtokë.

Shaba deklaron se ka dëgjuar vetëm fjalët nga i dënuari: "...nuk dua të shkoj në izolim....", ndërsa zhurma të tjera nuk ka dëgjuar, por di të thotë që dera ishte e mbyllur nga grupi i sigurisë./Oranews

burgu i recit edmond piraniqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet