LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na kërcënonin e shantazhonin”/ Trupa e aktorëve të Kosovës peng i policisë shqiptare, si i ngatërruan me grupin kriminal të tritolit

Në oborrin e Komisariatit të Kukësit qëndruan për rreth tri orë dhe më pas u dërguan në Tiranë, ku janë trajtuar si grup i rrezikshëm kriminal duke qëndruar në ambiente me të arrestuar të tjerë.

6 Shkurt 2024, 10:44 Nga I.A
“Na kërcënonin e shantazhonin”/ Trupa e aktorëve
The Handke Project

TIRANË- Trupa e aktorëve të Kosovës të shfaqjes “The Handke Project” në “Teatro della Pergola” në Firence më 2 dhe 3 shkurt, në ditën e katërt të këtij muaji ka zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të shkuar në Kosovë më pas. Por gjatë rrugës për në Kosovë, një pjesë e tyre është ndalur nga Policia nën dyshimin se janë trafikantë tritoli. “Drama” rreth 10-orëshe ka përfunduar duke i liruar pa i pajisur me asnjë dëshmi rreth ndalimit e mbajtjes në Kukës e Tiranë për orë të tëra.

Ditën e djeshme drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë, Tonin Vocaj, para kamerave në një konferencë për media, duke dhënë sqarime për dy aksione policore dhe disa të arrestuar për trafikim të lëndëve eksplozive e montues të mjeteve shpërthyese. Sipas tij, pas një pune hetimore 4-mujore duke përdorur metoda speciale të hetimit është bërë goditja e një grupi kriminal nga Kosova, që kryente trafikim armësh dhe lëndësh eksplozive nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Por Vocaj gjatë konferencës nuk ka përmendur gabimin trashanik që efektivët e tij bënë, ndalimin, arrestimin e keqtrajtimin e anëtarëve të ekipit të shfaqjes “The Handke Project”, produksion i Qendrës “Multimedia”. Koha.net shkruan se në vendin ku bëhet pagesa e “Rrugës së Kombit”, rreth orës 00:30 patrullat e Policisë kanë qenë duke kontrolluar për kapjen e anëtarëve të grupit kriminal në kërkim. Në një prej makinave ishin tre anëtarë të ekipit të aktorëve. Një prej oficerëve hipi në makinë me ta dhe urdhëroi që të ndiqeshin nga dy patrulla policie drejt Kukësit.

“Kemi qenë në terr të plotë informativ. Nuk na e komunikonin pretekstin e ‘shoqërimit’. Por pastaj e kuptuam që duan të na lidhin me atë grupin e Gjilanit që u kap me tritol. Nuk donin t’i shihnin biletat e avionit, ku kuptohej që ne sa ishim kthyer nga Italia. Ata thjesht synonin që në konferencën për media të paralajmërojnë me pompozitet që ‘kanë qenë efikas’ dhe se kanë kapur tërë grupin e ‘kontrabandistëve kosovarë’. Prandaj na shantazhonin e na kërcënonin”, ka treguar një nga anëtarët e ekipit të shfaqjes pa dashur t’i përmendej emri.

Në oborrin e Komisariatit të Kukësit qëndruan për rreth tri orë dhe më pas u dërguan në Tiranë, ku janë trajtuar si grup i rrezikshëm kriminal duke qëndruar në ambiente me të arrestuar të tjerë.

“Aty mandej na kanë përplasë në dhoma me të ndaluar të tjerë, në kushte të tmerrshme higjienike e në të ftoftë ekstrem”, ka treguar një prej të ndaluarve.

Në njoftimin e Qendrës “Multimedia” për këtë rast tregohet se përfundimisht janë lënë të lirë në mëngjesin e së hënës, pasi u sqarua se ishin arrestuar e mbajtur gabimisht.

“Pamja e përgjithshme e Policisë së Shqipërisë është ajo e një ngrehine dhune të normatizuar. Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psikikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disaorëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektiv të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; Që gjuhen seksiste, dhunën psikike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre. Ne thjesht ndihemi të turpëruar për sjelljet dhe veprat e tyre”, shkruhet në njoftim. 

Dramaturgu Jeton Neziraj, autor i shfaqjes e udhëheqës i Qendrës “Multimedia” ka thënë se kjo që ka ndodhur me një pjese te ekipit të “The Handke Project” është e tmerrshme.

“Është pamja më e mjerë e një Shqipërie që po rrëshqet ngadalë në një shtet ku dhuna e brutaliteti bëhen ligj e mjet komunikimi. Fytyrat e policëve dhunues i mbajmë mend, dhe ata kanë emra, kërkojmë që ata të japin llogari para ligjit. Në anën tjetër, duam po ashtu t’i falënderojmë plot nga ata policë e zyrtar, qe edhe në ato çaste dramatike, na mbështesnin e na trajtonin me dinjitet. Edhe këta kanë emra e edhe këtyre do t’ua mbajmë mend fytyrat”, ka thënë ai.

Ndërkohë që asnjë nga institucinet shqiptare si Policia e Tiranës, si policia e Kukësit ashtu dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dalë as me një reagim dhe as për të kërkuar ndjesë për keqtrajtimin e trupës së aktorëve shqiptarë të Kosovës. 

the handke project tonin vocaj jeton neziraj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj