6 Shkurt 2024, 09:37
Nga N.F
Arrestimi i 26-vjeçarit
DURRËS- Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Durrës pasi ishte i shpallur në kërkim nga autoritet italiane. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se i riu me inicialet K. K. akuzohet si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike në Itali. Arrestimi i tij ështëe bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja”. Operacioni, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u zhvillua nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale. I akuzuar nga autoritetet e Italisë, si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 26-vjeçari.
Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja”.
Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K., 26 vjeç. Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë. Shtetasi K. K. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar dhe ka shitur në Itali, lëndë narkotike të ndryshme. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi.
durres trafikim droge arrestim itali
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 09:17
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një 29 vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet italiane në Campodarse...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 08:59
N.F
Paratë për të korruptuar policët
TIRANË- Pesë persona janë vënë në pranga gjatë 48 orëve të...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 08:39
M.B
Policia
TIRANA- Një 37-vjeçar me inicialet E. G., dhe një 33-vjeçar me inicialet F. Ç., janë arrestuar në kryeqyte...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 08:18
N.F
Pamje nga vjedhja
GREQI- Një 46-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga nga autoritet greke pasi dyshoh...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 07:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Databaza më të dhënat e Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT), nuk është aktive që n...
Aktualitet
6 Shkurt 2024, 07:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edh...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 23:01
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një numër nën emrin Blerim Hoxha, biznesmeni i përmendur nga Arben Ahmetaj disa ditë më parë...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 22:09
h.k
Foto ilustruese
FIER-Në redaksinë e Fiks Fare u ankua nëna e një djali 5 vjeçar, e cila u ankua se në kopshtin privat &ldq...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 21:45
N.F
Leart Haxhiu
GREQI- Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën për azil politik të 31-vjeçarit shqiptar, Leart Haxhiu. Haxhiu u...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 21:48
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Agim Cerma me pseudonimin "Jimmy", 54 vjeç, një shtetas shqiptar me banim në Kolumbi, u dënua me 240 muaj burg ...