5 Shkurt 2024, 23:01
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Një numër nën emrin Blerim Hoxha, biznesmeni i përmendur nga Arben Ahmetaj disa ditë më parë për aferën e inceneratorëve ka dërguar një mesazh lidhur me deklaratat në media.
Në lidhje me këtë deklaratë, para se të niste emisioni “Opinion” në Tv Klan, drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut i ka ardhur në mesazh nga një person i cili pretendon se është Blerim Hoxha, i cili ka përgënjeshtuar atë që ka thënë Ahmetaj duke e quajtur “shpifje”.
Blendi Fevziu: Emri i këtij personi del për herë të parë. Unë vetëm për pak sekonda para se të nisja emisionin, mora një mesazh nga një numër zvicerian, pretendohet se është personi se unë nuk e verifikoj dot, i cili më thotë që nuk është e vërtetë dhe më ka dërguar një deklaratë që nuk e shpjegoj dot në emër të kujt është. Zotëria më thotë që ky është dokumenti zyrtar i kompanisë.
Mesazhi nga personi që pretendon se është Blerim Hoxha:
“Jam Blerim Hoxha, personi që më përmendi Arben Ahmetaj dhe që shpifi për mua. Jepe dokumentin zyrtar të kompanisë të lutem.”
Gjithashtu, një deklaratë nga kompania ka ardhur në adresë të emisionit “Opinion”, ku hedh poshtë deklaratat duke thënë se Blerim Hoxha nuk ka asnjë lidhje me to.
“Të nderuar zotërinj. Zbuloj me habi të madhe informacione të rreme për “Icare Group dhe zotin Blerim Hoxha në disa lajme shqiptare. Në Maj 2022 Icare Holding SA u mandatua me qëllim që të ndërtonte një impiant në Tiranë me kushtin që Icare Holding SA të sillte financimin. Financimi i impantit nuk pati sukses dhe për këtë arsye Icare Holding doli nga projekti në Nëntor 2023. Blerim Hoxha nuk është punonjës dhe as aksioner në Icare Holding. Blerim Hoxha nuk ka luajtur asnjë rol në këtë projekt të ndërprerë. Icare Holding ka një kompani në Shqipëri të quajtur Icare Energy Sha.a. Kjo kompani nuk ka asnjë lidhje me projektin Waste to Energy. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat tona në gjykata kundër informacionti të rremë që cënon reputacionin e grupit”, thuhet në deklaratë.
blerim hoxha
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 22:09
h.k
Foto ilustruese
FIER-Në redaksinë e Fiks Fare u ankua nëna e një djali 5 vjeçar, e cila u ankua se në kopshtin privat &ldq...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 21:45
N.F
Leart Haxhiu
GREQI- Gjykata e Janinës ka refuzuar kërkesën për azil politik të 31-vjeçarit shqiptar, Leart Haxhiu. Haxhiu u...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 21:48
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Agim Cerma me pseudonimin "Jimmy", 54 vjeç, një shtetas shqiptar me banim në Kolumbi, u dënua me 240 muaj burg ...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 21:35
vladimir karaj
Foto ilustruese
TIRANË-Në 11 janar 2024, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu pretendoi në një takim për rezultatet e Matur&eu...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 20:49
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim ndë...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 19:40
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 19:37
h.k
Foto ilustruese
BRITANI-Një kontrabandist është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg pasi kaloi 2 ditë në det duke drejtuar nj&eum...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 17:15
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta e opozitës është përshkallëzuar ditën e sotme para Kuvendit. Qytetarët kanë...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 17:05
I.A
Policia
TROPOJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tropojë ku ka mbetur i pajetë nj&...
Aktualitet
5 Shkurt 2024, 16:51
N.F
GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ishte shpallur në kërkim ndërk...