Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave.
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, i cili mat indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Power Parities – PPP).
Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave.
Për Shqipërinë, indeksi për grupin “Karburante dhe lubrifikantë për mjetet private të transportit” ishte 110.5%, që do të thotë që për të blerë të njëjtën sasi karburanti, që një qytetari në BE do ti duheshin 100, një përdoruesi shqiptar të automjeteve do ti duheshin 110.5 euro.
Në terminologjinë e Eurostat, kjo kategori përfshin: benzinën, naftën, gazin për automjete (LPG/CNG), vajrat lubrifikues dhe produkte të ngjashme për mirëmbajtjen e automjeteve private.
Ndonëse Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, në të ardhurat për frymë (43% e mesatares se BE) dhe konsumin individual sipas fuqisë blerëse (48% e BE) duke lënë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, ata që kanë makina detyrohen të blejnë karburantin me çmime më të shtrenjta se shumë shtete më të zhvilluara.
Shqipëria renditet e pesta, sipas Eurostat, për çmimet e shtrenjta të karburanteve sipas fuqisë blerëse, pas Islandës (128.4%), Danimarkës (114.7), Holandës (114) dhe Zvicrës (113.7).
Nafta është shumë më e shtrenjte dhe se në rajon. Pas nesh renditet Serbia (96.1), Mali i Zi (85.6). Bosnjë Hercegovina është nga fundi i listës (76.3), së bashku me Maqedoninë e Veriut (72), me këtë të fundit, ku furnizohen një pjesë e mirë e shqiptarëve, që është e dyta më e lirë për karburantet në Europë, pas Turqisë (67.5). Mungojnë të dhënat për Kosovën.
Në krahasimin relativ me BE-në, Shqipëria është shtrenjtuar vazhdimisht. Çmimet e kapën mesataren e BE-së që në 2022-2023, u ngjitën në 106.6 në 2024-n, për të thelluar më tej diferencën në 2025-n.
Në pjesën e parë të 2026-s, diferenca mes çmimeve, sidomos me rajonin u thellua dhe më shumë, teksa vendet e tjera morën masa duke ulur barrën fiskale mbi karburantet, ndërsa qeveria shqiptare zbatoi një ulje të akcizës vetëm 5 ditë. Arsyeja kryesore e diferencës së çmimeve lidhet me nivelin e lartë të taksave që paguhen për një litër karburant, që në Shqipëri përbëjnë rreth gjysmën e çmimit ndërsa në vendet e tjera të rajonit, rreth 30-35%./Monitor
Foto ilustruse TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kth...
Enduro Sharri KUKËS- Në faqen zyrtare të organizatës Enduro Sharri është publikuar një njoftim për zhvillimi...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në Tiranë. Nën thirrjet “Rama jepe dor&e...
Foto ilustruse TIRANË- Lëvizje të rëndësishme, të cilat kanë prekur komisariatet më të rëndësishme t...
Pamje TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në Tiranë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetar&e...
TIRANË- Aktivisti Arben Kola, ka marrë fjalën për t’i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministr...
Pamje TIRANË- Aktivistja Luçiana Kokaj ka deklaruar se shqiptarë nga Anglia, nga Franca, Belgjika e Gjermania, janë nisur pë...
Pamje TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Kryeqytetit ...
Pamje TIRANË- Një protestuesi i cili ka marrë pjesë protestën e ditës së sotme, tha punonjësit e administrat&e...
Pamje TIRANË- Një protestues i cili mori pjesë në porotestën e ditës së sotme tha se vendi është në nj&eu...