2 Korrik 2024, 10:53
Nga r.ll
ismail kadare
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Gjithashtu edhe në Shqipëri dita e sotme dhe e nesërmja janë shpallur ditë zie kombëtare në nderim të kolosit të letrave shqipe, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare. Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin ku thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Në vendim thuhet se homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.
Ismail Kadare, i cili mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 88-vjeçare, konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë. Kadare është nominuar 15 herë për çmimin Nobel në Letërsi, ndërsa është nderuar me disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të mëdhenj të shekujve 20 dhe 21, dhe si një zë universal kundër totalitarizmit.
ismail kadare kosove vjosa osmani
Aktualitet
2 Korrik 2024, 10:24
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Në burgjet e Janinës vepronte një organizatë e rregullt kriminale me në krye një ...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 10:28
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 10:03
r.ll
aksidenti
SHKODËR- Është arrestuar 24-vjeçari i shpallur në kërkim lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur ...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 09:46
N.F
Foto ilustruese
BULQIZË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Sipas njoftimit të policis&e...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 09:43
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një 22-vjeçar u gjet i plagosur dhe me fraktura ditën e sotme në rrethrrotullimin e Shëngjinit.
Pol...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 09:16
r.ll
perplasja
ELBASAN- Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 68-vjeçarin, i cili goditi me disa sende, këshilltarin sociali...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 08:55
r.ll
ismail kadare, bujar hudhri
TIRANË- Bujar Hudhri, prej 3 dekadash botuesi dhe miku i gjeniut të letërsisë shqiptare, Ismail Kadares&eu...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 08:55
N.F
Kadare dhe Rohm
GJERMANI- Në një intervistë ekskluzive me DW, përkthyesi i Ismail Kadaresë në gjermanisht, Joachim R&ou...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 08:47
r.ll
policia e lezhes
LEZHË- Një 22-vjeçar është gjetur i plagosur te rrethrrotullimi i Shëngjinit.
Dyshohet se i riu mund t&eu...
Aktualitet
2 Korrik 2024, 08:24
r.ll
ismail kadare
TIRANË- Letërsia shqiptare ka humbur ditën e djeshme shkrimtarin më të madh të trevave shqipfolëse dhe t&e...