LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtime masive por Bashkia Tiranë nuk ka zyra për njësitë vendore, miliona euro privatëve për qiratë

Disa institucione varësie të Bashkisë ushtrojnë aktivitetin në ambiente me qira. Mes tyre janë njësitë bashkiake, 1, 8 dhe 13. Në rastin e njësive administrative nevojat janë afatgjatë dhe do të ishte me efikase e me kosto më të ulët nëse ambientet do të bliheshin, apo përdoren prona aktuale të bashkisë për t’i shfrytëzuar. Kostoja e qirave për një periudhë kohore të pacaktuar shkakton humbje të mëdha në buxhetin e bashkisë.

8 Tetor 2025, 22:24 Nga E. D
Ndërtime masive por Bashkia Tiranë nuk ka zyra për
foto ilustruese

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka shpenzuar për qira të ambienteve të zyrave mbi 600 milionë lekë, ose rreth 6 milionë euro. Disa institucione varësie të Bashkisë ushtrojnë aktivitetin në ambiente me qira. Mes tyre janë njësitë bashkiake, 1, 8 dhe 13. Në rastin e njësive administrative nevojat janë afatgjatë dhe do të ishte me efikase e me kosto më të ulët nëse ambientet do të bliheshin, apo përdoren prona aktuale të bashkisë për t’i shfrytëzuar. Kostoja e qirave për një periudhë kohore të pacaktuar shkakton humbje të mëdha në buxhetin e bashkisë.

“Është një sasi shumë e madhe parash që taksapaguesi i paguan si taksë për infrastrukturën, atëherë kjo taksë për infrastrukturën përse të mos shkojë vërtetë të bëhet infrastrukturë arsimore apo infrastrukturë në godina urbane, godina publike, kjo nuk ndodh”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

“Në të njëjtën zonë nëse një bashki për interesa të saj merr një objekt me qira, që e merr me x lekë për metër katror kur e merr për interesat e veta ama edhe kur e jep për interesat e veta e jep më pak ateherë këtu ka një gjë që nuk shkon”, u shpreh Agron Haxhimali, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë

“Nuk është bërë mirë kohët e fundit edhe për shkak të të institucioneve të llogaridhënies që nuk kanë funksionuar këshillat bashkiakë. Ne shikojmë aty vetëm një rrëmujë një zhurmë akte nënligjore që kalojnë me shpejtësi nuk kuptohet që ai buxheti i bashkive ka shumë lekë të cilat në vend që të ndërtohen shkolla kopshte apo godina jepen paga jepen shërbime jepen qiradhënie”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

Njësitë bashkiake të Tiranës ndodhen në zona të cilat kanë kosto të lartë të qiramarrjes. Konkretisht, njësia nr 1, ndodhet pas Drejtorisë së Përgjithshme të policisë. Nëse bazohemi të çmimet e referencës rezulton se në këtë zonë shitja e apartamenteve është 1 mijë euro për metër katror, ndërsa qiratë përcaktohen në varësi të sipërfaqes. Nuk duhet të harrojmë se shpesh, tregu është shumë më lartë se referenca dhe kontratat bazohen pikërisht te tregu.

“Në marrjen me qira të luftohet siç lufton individi, kur zgjedh të marrë me qira apo të blejë një shtëpi të jetë e tillë që interesat të balancojnë interesin e tij dhe të shtetit dhe jo të shkohet qorrazi dhe në ktë rast zakonisht është individi që dhe ne e dimë pavarësisht se s’ka fakte konkrete. Është shumë fitimprurëse t’ia japësh një institucioni shtetëror një pronë private me qira sepse merr një qira të madhe dhe e ke për një kohë të gjatë”, u shpreh Suzana Guxholli, eksperte ekonomie.

Njësia nr 8 ndodhet në fillim të Rrugës së Dibrës në një objekt të ndërtuar së fundmi dhe zë një hapësirë të madhe. Zona është e kërkuar dhe çmimet e referencës thonë se çmimi i blerjes varion nga 900 euro deri në 1600 euro për metër katror.

“Aktualisht kur flasim për Tiranën zonat më të shtrenjta është çra dhe zona e bllokut kur flasim për apartamente. Zonat më të lira mbeten në zona e Freskut dhe Yzberishtit”, u shpreh Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Situata është e njëjtë edhe për njësinë 13 që ndodhet te Kodra e Diellit. Pranë saj në një tjetër objekt të marrë me qira nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë ushtron aktivitetin Agjensia e Menaxhimit të Garancive dhe kredive të Pakthyera, Drejtoria e Përgjithshme.

“Ndërkohë që biznesmenit i merret 8% në rastin e ndërtimit të godinave civile taksë infrastrukture por nuk kemi një llogaridhënie ky 8% është shfrytëzuar vërtet në infrastrukturë pra këtu ku ka ndërtuar privati janë bërë vërtetë shkolla edhe kopshte edhe çerdhe apo edhe urbanizime të tjera kanalizime apo këto kanë kaluar në fonde që kanë të bëjnë thjeshtë me rritje pagash me qiradhënien me shërbime me projekte me evente pra po të shohësh buxhetin e bashkive ky buxhet nuk është një buxhet që ka të bëjë me investimet”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

Vitet e fundit, në Tiranë janë ndërtuar miliona metër katrorë godina, por me sa duket, nuk kanë mjaftuar të kompensohet shteti me zyra dhe ambiente të nevojshme. Bashkia mund të kishte zgjidhur shumë problematika, që nga strehimi social, shkollat etj, duke shmangur marrjen e ambienteve me qira.

“Në Bashkinë e Tiranë që është ndoshta edhe bashkia kryesore në vend paguhet taksë për infrastrukturë arsimore po njësoj paguhet taksë për infrastrukturë për ndërtimet e reja. Çfarë ndodh me këtë me këto para duhen përdorur për investime pra duhen ndërtuar shkolla ambiente që kanë të bëjnë me disa shërbime që janë thellësisht publike”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

“Njëkohësisht bashkia është evident fakti që edhe pse me vendim të qeverisë, të dyshimte për mendimin tim, sepse krijon kosto shtesë të blerësi fundor, 3% e sipërfaqeve në ndërtimet mbi 2 mijë metra, dhe po të vlerësosh që janë dhënë 7 apo 8 milionë metra katrorë për ndërtim në tiranë, do të ishte një sipërfaqe kolosale qoftë banimi qoftë për zyra. Bashkia tiranë me një vendim të këshillit pasi është marrë ky vendim qeverie e konverton këtë mundësi për të krijuar asete të përdorshme të përjetshme etj e konverton në para”, u shpreh Zef Preci, ekspert ekonomie.

Një formë që aplikohet është edhe shkëmbimi i sipërfaqeve mes shtetit dhe privatit. Kjo, bëhet në interes të këtij të fundit, dhe jo në interes publik.

“Por gjatë kësaj kohe kanë ndodhur edhe ndryshime të tjera që nuk mund të injorohen siç është shkëmbimi, njohja e shkëmbit të sipërfaqes të ndërtimit në marrëdhëniet e bashkive me pushtetin vendor, pra janë krijuar mekanizma që sipërfaqe në zonat preferenciale në Tiranë pa zona të tjera të shkëmbehen kundrejt një vlerësimi të kryer po nga vartësit e bashkisë. Një pronë në një zonë shumë të preferuar të Tiranës të shkëmbehet me një pronë në Vorë, që në thelb janë jashtë kushteve të tregut, janë klienteliste dhe që cenojnë interesat publike”, u shpreh Zef Preçi, ekspert ekonomie.

“Po të hapin transaksione thesari në shohim se shteti paguan qira, paguan për depo, për magazina, paguan qira për institucione, paguan për shkolla, paguan për çerdhe pse duhet të ndodhë kjo pse nuk duhet të administrohen ato që janë prona shtetërore”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

“Keqardhje e madhe në fakt, tash 35 vite demokraci akoma ne diskutojmë që objekte me rëndësi të madhe siç është presidenca apo institucionet e tjera mos të jenë të pajisur me certifikatën e regjistrimit të pasurisë”, u shpreh Agron Haxhimali, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë./Top Channel

bashkia tiranë

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi