LIVE UPDATES
Aktualitet

Të ardhurat e pronave shtetërore “në drejtim të paditur”, vetëm 9 % e pasurive publike janë të regjistruara…

Keqmenaxhimi i saj, apo hartimi i problematik i kontratave të qirave. Këtu, përfshihen edhe rastet kur enti publik rezulton qiramarrës.

8 Tetor 2025, 21:47 Nga M.L
Të ardhurat e pronave shtetërore “në drejtim të
Foto nga emisioni

TIRANA- Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportet e njëpasnjëshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për pushtetin vendor, arrin në konkluzionin se ka mungesë të ardhurash në buxhet kur bëhet fjalë për pronën. Keqmenaxhimi i saj, apo hartimi i problematik i kontratave të qirave. Këtu, përfshihen edhe rastet kur enti publik rezulton qiramarrës.

“Dhënia me qira e godinave të papërdorura ose të ambienteve tepër që kanë institucionet shtetërore, strukturat shtetërore është pothuajse shumë lirë” u shpreh Suzana Guxholli, eksperte ekonomie.

“Ajo çka vihet re dhe që është shumë evidente kohët e fundit qoftë nga ekzekutivi qoftë nga pushteti lokal është karakteristika që prona shtetërore, prona publike, aseti publik, po përdoret me një frymë që nuk ka të bëjë aspak as me eficensën ekonomike as me logjikën e ekonomike dhe mbi të gjitha as me integritetin e një procesi”, deklaroi Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

“Shohim kontrata qiraje të shifrave të nivelit të tregut në fakt duhen bërë studime dhe tregu është i njëjtë dhe kur e jep dhe kur merr”, u shpreh Suzana Guxholli, eksperte ekonomie.

Auditimi i kryer në Drejtorinë e përgjithshme të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në vitin 2022 nxjerr në pah të dhëna alarmante. Vetëm 9% e pronave shtetërore janë të regjistruara. Ky fakt e bën të vështirë, ndonjëherë edhe të pamundur menaxhimin e tyre në interes të qytetarëve duke sjellë të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit. Shpesh, kjo është parë si skemë për të favorizuar privatizimin.

Nga auditimi u konstatua se në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, shteti shqiptar nuk ka të identifikuar, inventarizuar dhe regjistruar pronat e veta dhe nuk disponohet një statistikë mbi numrin real të pasurive, sepse një pronë e pasqyruar në listat e inventarit të institucioneve shtetërore përbëhet nga disa pasuri. Nga ana e institucioneve qendrore dhe atyre vendore rezulton se janë regjistruar vetëm 9% e pronave shtetërore.

“Ka një tendencë që çfarë është pronë shtetërore pronë publike, qoftë tokë qoftë ndonjë aset ti jepet mundësi një liberalizimi një kalimi të shpejtë me pak eficencë ekonomike pra me pak tarifa ekonomike për privatizimin tek private”, u shpreh Arianita Brahaj, eksperte ekonomie.

“Duhet bërë një raport një analizë duhet të studiojnë, të dinë qartë çfarë kanë dhe çfarë nuk kanë dhe si duhet ta trajtojnë duhet ti shesin duhet ti japin me qira sepse pronat që kanë bashkitë i kanë një bazë e shëndetshme për zhvillimin ekonomik të bashkive”, u shpreh Agron Haxhimali, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë./ Top Channel

kontrolli i larte i shtetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj