8 Tetor 2025, 17:13
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjashtë persona janë proceduar penalisht ditën e sotme, pasi u kapën në Rinas me mbi 22 mijë euro cash dhe dokumente false. Bëhet me dije hetimi nisi për dy maqedonas, një braziliane dhe tre shqiptarë.
Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar 22805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive. Procedohen penalisht autorët e tyre. Sekuestrohen 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin nga RMV-ja, A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar; -shtetasin nga RMV-ja, B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar; -shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false;
-shtetasin K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false; -shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false;
-shtetasen braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false. Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
rinas
Aktualitet
8 Tetor 2025, 16:31
M.L
Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'
TIRANA- Kalimi në bulevardin qendror të Tiranës dhe pranë institucioneve që ndodhen ...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 16:24
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një natë e tensionuar është regjistruar në lagjen San Marco të Peruxhias, ku një 25-vjeçar...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 16:20
E. D
Astrit Kalaja
TIRANË- Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja do të dalin ditën e nesërme para Gjykat&e...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 16:06
E. D
Xhaxhai, Autori
TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg ...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 15:45
E. D
Astrit kalaja
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit kalaja në sallën e gjyqit.&nbs...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 15:37
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Miq, familjarë, kolegë dhe qytetarë të shumtë dhanë sot lamtumirën e fundit gjyqtarit...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 15:22
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dy ditë...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 15:15
E. D
foto ilustruese
SHKODË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ndihmonte emigrantët e jasht&...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 15:00
E. D
pamje nga arrestimi
DURRË- Policia ka zbuluar në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion, ku si pasojë ja...
Aktualitet
8 Tetor 2025, 13:55
E. D
foto ilustruese
VJOSË- Reuters i ka kushtuar një artikull sërish vendin tonë, por këtë herë duke u ndalur në V...