LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtimi, hotelet, TIK dhe aktivitet financiare tërhoqën pjesën më të madhe të bizneseve të reja më 2023

Të dhënat e INSTAT ne “Regjistrin e ndërmarrjeve 2023” tregojnë se sektorët e ndërtimit, hoteleve, teknologjisë së informacionit dhe aktiviteteve te tjera financiare tërhoqën pjesën më të madhe të ndërmarrjeve të reja që u hapën në vitin 2023.

6 Qershor 2024, 07:21 Nga N.F
Ndërtimi, hotelet, TIK dhe aktivitet financiare tërhoqën
Foto ilustruese

TIRANË- Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendrimin ndaj sektorëve të ndërtimit dhe të turizmit, të cilët janë duke ofruar më shumë hapësira për biznes. Të dhënat e INSTAT ne “Regjistrin e ndërmarrjeve 2023” tregojnë se sektorët e ndërtimit, hoteleve, teknologjisë së informacionit dhe aktiviteteve te tjera financiare tërhoqën pjesën më të madhe të ndërmarrjeve të reja që u hapën në vitin 2023.

Vitin e kaluar numri total i bizneseve arriti në mbi 130 mijë, ku 5116 prej tyre ishin të reja të hapura në vitin 2023. Zgjerimin më të madh në numër e kishte aktiviteti “Punime të specializuara ndërtimi” me 548 biznese të reja ose me një rritje vjetore 18%.

Kjo kategori përfaqësohet nga biznese të vogla që nën-kontraktohen nga ndërtuesit për profile të ndryshme punimesh. Ndërmarrjet e reja në këto aktivitete të ndërtimit zunë 10.7 % të totalit të bizneseve të reja që u hapën më 2023. Në këtë aktivitet u numëruan gjithsej 3527 biznese vitin e kaluar nga 2979 në vitin 2022.

Aktivitetet e akomodimit ishin të dytat për numrin e madh të bizneseve të reja me 512 të tilla më shumë në vitin 2023, me rritje vjetore mbi 23 %. Sektori i akomodimit po zgjerohet me ritme të shpejta vitet e fundit prej zhvillimeve pozitive në turizëm.

Vitin e kaluar numërohen gjithsej 2517 hotele dhe bujtina nga 2005 të tilla më 2022. Bizneset e reja hoteleri zunë 10 % te bizneseve që u hapen rishtas vitin e kaluar. Shërbimet e teknologjisë u renditen në vendin e tretë për nga tërheqja e bizneseve më 2023. Numri i tyre arriti në 3497 biznese nga 2979 që ishin më 2022 duke u zgjeruar me 449 në një vit. Bizneset e çelura vitin e kaluar në fushën e teknologjisë zunë 8.8 % të ndërmarrjeve të reja të hapura në rang vendi.

Aktivitete të tjera financiare është një fushë tjetër në shërbimet financiare që pati një zgjerim të konsiderueshëm të bizneseve të reja vitin e kaluar. 437 ndërmarrje të reja u çelën në këto aktivitete, duke e çuar numrin total në 1279 nga 842 që ishin në vitin 2022.

Më tej aktivitet e dhënies me qira dhe ato të pasurive të paluajtshme patën zgjerimin më të madh në numër biznesesh vitin e kaluar me rreth 660 më shumë së bashku se në vitin 2022.

Më pas rritja më e madhe e numrit të bizneseve më 2023 ishte për aktivitetet që lidhen me shërbimet, transportin dhe tregtinë. Tregtia dhe shërbimet kanë numrin më të madh të ndërmarrjeve ndaj totalit. Bizneset me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2023dhe realizon 40,8% te xhiros totale.

Marre nga Monitor

 

ndertim hotel financa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj