LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati

Megjithëse Kolegji konstatoi parreugllsi dhe disa pasaktësi në vlerësimin e kryer nga Komisioni për prokuroren e Kukësit, Rita Gjati, problemet e gjetura për pasurinë dhe figurën, u çmuan se e vendosin këtë subjekt rivlerësimi në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm në këto dy kritere.

5 Qershor 2024, 17:25 Nga B.Z
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati
Rita Gjati

TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati. Megjithëse disa prej konkluzioneve të Komisionit nuk janë konstatuar të pabazuara, Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet në aspektin profesional nuk u gjetën penalizuese. Gjati nuk ishte e pranishme në seancën e shpalljes së vendimit në KPA.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 19 mars 2021 t largojë nga detyra prokuroren Rita Gjati, duke çmuar se subjekti nuk ishte bindëse në shpjegimet e saj për pasurinë, lidhur me kontaktet e papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar, si dhe për problemet e konstatuara në kriterin profesional, duke argumentuar se deklarimet e mëparshme të saj nuk përputheshin me provat e siguruara gjatë hetimit administrativ.

Pas ankimit të paraqitur nga subjkti në Kolegj, ky i fundit konstatoi shkelje të rënda procedurale në procesin e kryer në KPK dhe e kaloi çështjen për shqyrtim në seancë publike. Megjithatë, rezultati përfundimtar i shkarkimit të Gjatit, mbeti i pandryshuar.

Sipas kryesueses së trupit gjykues të Kolegjit, gjyqtares Ina Rama, subjekti nuk arriti të përmbyshë detyrimin kushtetutes për të deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë si dhe për të shpjeguar bindshëm burimin e tyre. Ajo tha se rezultoi se Gjati ka kryer deklarim të pasaktë dhe ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasuritë, nga për rrjedhojë gjendet në kushtet e deklarimitt ë pamjaftueshëm.

Për një apartament dhe garazh në Sarandë, megjithëse Kolegji ka pranuar pretendimet për korrigjimin e të ardhurave të bashkëshortit si mësues për periudhën 1986-1997, dy kredi të marra nga Fondi Besa dhe të ardhurat nga shitja e një trualli në shumën 1 milion lekë, sërish subjekti e familjarët janë gjetur në pamundësi financiare. Lidhur me mosdeklarimin e bashkëpronësisë së garazhit, u konkludua se subjekti nuk ka përmbushur detyrimin për deklarim të saktë e të plotë.

Situatë të ngjashme, KPA konkludon edhe për një apartament në Tiranë me vlerë 6 milionë lekë të regjistruar në emër të djalit të subjektit në vitin 2021. Sipas kryesueses Rama, pas kontrollit në Kolegj, pavarësisht korrigjimit të disa gabimeve në analizën e KPK, sërish subjekti dhe personat e lidhur të saj gjenden në kushtet e pamundësisë financiare për pagesën e këstit të parë dhe të mobilimit në vitin 2015.

Për një truall 550 m2 në emër të djalit, të fituar me vendim të Këshillit të Bashkisë Sarandë të vitit 2000, si shesh ndërtimi, KPA vlerëson se mosdeklarimi i këtij trualli nuk përbënë fshehje të pasurisë. Por, Kolegji vlerëson se përdorimi i vendimit të Këshillit të Bashkisë Sarandë, i miratuar në mungesë të qartë të kriteteve duke passjellë përfitim të padrejtë të vlerës monetare, ndikon në mosarritjen e një vlerësimi të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Deklarimet kontradiktore të subjektit për një hua, Kolegji i cilëson se nuk përmbushin kushtet për t'u konsideruar si deklarim i rremë.

Ashtu si KPK, edhe Kolegji vlerëson se Gjati ka kryer deklarim të pasaktë në kriterin e figurës, pasi nuk ka treguar faktin se ajo dhe bashkëshorti kishin krijuar marrëdhënie juridike me një person të përfshirë në krimin e organizuar, pasi kanë përfituar të drejtën e përdorimit mbi një apartament në pronësi të tij, përpara shlyerjes së çmimit të shitjes. Për rrjedhojë, kanë rezultuar debitorë ndaj tij me një shumë monetare prej 4 milionë lekësh. Kjo situatë vlerësohet nga Kolegji se e vendos subjektin në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe për figurën.

Ndërkohë, parregullsitë e subjektit në kriterin profesional janë konsideruar të pamjaftueshme për të konkluduar se ajo është papërshtatshme në këtë kriter. Për rrjedhojë konkludohet se arrin nivel kualifikues për profesionalizmin.

Në përfundim, Kolegji e ka gjetur të bazuar në fakt dhe në ligj vendimmarrjen e Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurores Gjati, duke e lënë në fuqi./BIRN

kpa rita gjati

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend