9 Shtator 2023, 14:02
Nga A.B
Zjarr
ELBASAN- Identifikohen dhe procedohen tre persona, të cilët ndezën zjarre në lagje të ndryshme të Elbasanit. Dy prej tyre janë të mitur, më konkretisht të moshave 13 vjeç. Zjarret janë favorizuar nga era e fortë duke rrezikuar pronat përreth.
NJOFTIMI I POLICISË:
Ndezën zjarre nga pakujdesia, në lagjet “Haxhias” dhe “Shënkoll”, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 autorët (2 prej tyre të mitur). Zjarret, të favorizuara nga era e fortë, rrezikuan pronat përreth. Menjëherë pas marrjes së njoftimeve për zjarre në 2 lagje të ndryshme të qytetit të Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në 2 vendngjarjet.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, shërbimet e Policisë, ato zjarrfikëse dhe emergjencat civile, kanë bërë të mundur, shuarjen e të dy zjarreve, të cilat për shkak se favorizoheshin nga era e fortë, rrezikonin sipërfaqe të mëdha toke dhe objektet përreth.
Për te dyja rastet janë identifikuar autorët e dyshuar, dhe për ta specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet procedurale në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin M. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimë të ulëta, në pronësi të një shtetasi tjetër;
-dy 13-vjeçarë, të dy banues në lagjen “Shënkoll”, pasi nga pakujdesia, kanë ndezur zjarr, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore, në pronësi të një shtetasi tjetër.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
elbasan
Aktualitet
9 Shtator 2023, 13:40
spak
TIRANË- Familjarët e Aleks Nikës, një nga katër protestuesit e vrarë në vitin 2011 përballë kryeministris...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 13:27
A.B
Policia
TIRANË- Një 51-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhë...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 13:16
A.B
Policia
TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur mes 7 personash mbrëmjen e kaluar në një lokal nate në zonën e ish Bllokut.
...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 12:49
A.B
Gjergj Erebara
TIRANË- Gazetari i Balkan Investigative Reporting Netëork, gjithashtu i njohur si BIRN, Gjergj Erebara ka komentuar deklarat&...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 12:14
A.B
Policia Shkoder
SHKODËR- Arrestohen tre persona në Shkodër. Në makinën e tyre, Policia ka gjetur 47 kg duhan të grirë, t...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 11:01
A.B
Air Albania
TIRANË-Të dielën në orën 20:45, Shqipëria do të përballet me Poloninë për kualifikueset n&eum...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 10:10
A.B
Dritan Goxhaj dhe avokati i tij
TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj mbetet sërish në burg. Gjykata e Tiran&e...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 10:09
A.B
Operacion ne Fier
FIER- Goditet një grup i trafikut të drogës në qytetin e Fierit. Kreu i Policisë së Fierit, Lorenc Pan...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 10:05
A.B
Ceremonia
SHKODËR- Ceremonia që përkujton 77-vjetorin e kryengritjes antikomuniste të Postribës, është shoqëruar me...
Aktualitet
9 Shtator 2023, 09:30
A.B
Në vitet e fundit, tregu i librit në Shqipëri ka përjetuar zhvillime të ndjeshme, ndonëse përballjet dhe vështirë...