LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Operacion antidrogë në Fier, sekuestrohen 30 kg kanabis dhe 500 gr kokainë, 2 të arrestuar (EMRAT)

Në pranga kanë përfunduar 2 persona, Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, ndërsa Eduart Mehmetaj është shpallur në kërkim. Ky i fundit sipas të dhënave ishte truri dhe organizatori i grupit.

9 Shtator 2023, 10:09 Nga A.B
VIDEO- Operacion antidrogë në Fier, sekuestrohen 30 kg kanabis dhe 500
Operacion ne Fier

FIER- Goditet një grup i trafikut të drogës në qytetin e Fierit. Kreu i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika në një konferencë për mediat, tha se droga ishte ndarë në pako dhe si destinacion kishte shtetin fqinj të Greqisë. Ai tha se janë sekuestruar 30 kilogramë kanabis dhe 500 gramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar 2 persona, Panajot Shahaj dhe Osmen Mehmetaj, ndërsa Eduart Mehmetaj është shpallur në kërkim. Ky i fundit sipas të dhënave ishte truri dhe organizatori i grupit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Drejtues i Parë Lorenc Panganika, konferencë për shtyp, mbi rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar “Vakumi”.

Deklarata

Jam sot këtu, së bashku me Prokurorin për të bërë prezent rezultatet e operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi në kuadër të të cilit, si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale, u bë i mundur goditja e një grupi kriminal që siguronte sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe droga te forta me qëllim trafikimin drejt shtetit Grek.

Gjate ketij operacioni jane sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa dhe gjysëm kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shërbimet e strukturave hetimore dhe operacionale, të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të posaçëm te masave, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me fokus parandalimin, konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kanë siguruar informacione policore, për ketë grup kriminal qe zhvillon aktivitetin në këtë fushë.

Si rezultat i administrimit të këtyre informacioneve, Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 1142/viti 2023.

Ne kuader te ketij procedimi nën drejtimin e kesaj Prokurorise, strukturat e policise ne baze te planit te posacem operacional Vakumi, kane parandaluar trafikimin e një sasie të konsiderueshme te lendeve narkotike dhe bënë të mundur goditjen e grupit kriminal, që që veprone kryesisht në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë bazuar në informacionet e siguruara gjatë procedimit, kanë ushtruar kontroll në ambjentet e banesës së shtetasit E. M. dhe në automjetin e dyshuar që mund te behej trasporti I lëndës narkotike.

Nga kontrolli rezultoi se në dyshemenë (në hapësirën e përgatitur më parë në këtë automjet), ugjetën rreth 30 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe gjysëm kilogramë lëndë narkotike kokainë. Lënda narkotike kanabis ishte e ndarë në pako të vogla, të presuara, me qëllim trafikimin drejt Greqisë.

Në vijim, u ushtruan kontrolle në brendësi të banesës së shtetasit E. M., ku u gjetën 3 peshore elektronike, një sasi e konsiderueshme ambalazhesh për paketim, doreza plastike, makineri presimi dhe mjete të tjera që përdoreshin për perpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Ne vijim te hetimeve në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar Vakumi, është bere shoqerimi dhe arrestimi ne flagrance i shtetasve P. Sh, 43 vjeç dhe O.M, 71 vjeç, te dy banues ne fshatin Cakran, bashkia Fier, te dyshuar per veprat penale “Prodhimi dhe Shitja e narkotikeve”, dhe “Mbajtja, prodhimi dhe transportimi I substancave kimike.

Në vijim ështëe bere shpallja ne kerkim dhe vijon puna, për kapjen e shtetasit E. M. 41 vjec, si organizator I kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë bashkepunetore ne kete aktivitet kriminal.

Ky operacion thekson sërish vendosmërinë e DVP Fier, për të parandaluar dhe goditur veprimtaritë kriminale në fushat e armëmbajtjes pa leje, narkotikëve dhe krimeve kundër pronës dhe pasurisë.

Në këtë aspekt, vetëm gjatë javëve të fundit, strukturat e DVP Fierit ne bashkepunim dhe nen drejtimin e Prokurorise kane finalizuar operacione si megaoperacionin Misteri dhe 2 faza të operacionit Sinjali, si rezultat i të cilave u sekuestruan 21.3 kg lëndë plasëse, 3 pistoleta, 1 armë gjahu dhe sekuestruar 8100 euro. Këto aksione të Policisë, të cilat parandaluan një ngjarje kriminale dhe zbardhën vjedhje, vunë në pranga 3 shtetas, shpallën në kërkim 2 shtetas dhe proceduan në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për goditjen e paligjshmërive. Në këtë kuadër, fton qytetarët të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.

operacion antidroge ne fier fier

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës