11 Gusht 2022, 14:50
Nga k.m.
Foto ilustruese
DIBËR- 2 persona janë shpallur në kërkim në Dibër, pasi kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një polici. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 13.35, ku dy personat e identifikuar si Dëfrim dhe Sakip Salkurti, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime policit, Mehdi Krosi, teksa ky i fundit ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Pikërisht në këtë moment, ai ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke larguar agresorët, të cilët po kërkohen nga Policia.
Pasi është dhunuar, kanë qenë banorët e zonës ata e kanë ndihmuar policin, duke e dërguar me urgjencë në spital, e pasi ka marrë ndihmën e parë të mjekëvë është larguar. Mbas 20 minutash, kolegët e tij kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Deri më tani burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy fqinjët e tij i kanë dalë para dhe e kanë dhunuar pasi kanë pasur konflikte të mëparshme.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dibër- Rreth orës 13.35, në lagjen Kamen, Peshkopi, shtetasit D.S., dhe S.S, janë përfshirë në konflikt dhe kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime shtetasit M.K(punonjës policie me detyrë Specialist Zone) i cili ka qenë duke hyrë në portën e banesës së tij. Punonjësi i Policisë i ndodhur në rrezik për jetën, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri me qëllim ndalimin e mëtejshëm të sulmit ndaj tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e shoqërimin në Komisariat të autorëve të përfshirë në konflikt.
dibër dhunohet polici ne dibër mehdi krosi dëfrim salkurti sakip salkurti
Aktualitet
11 Gusht 2022, 14:36
e.k
Një pronar mjeti lundrues i pranishëm në protestë
VLORË- Ka vijuar dhe ditën e sotme protesta e pranoarëve të mjet&...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 14:42
k.m.
Pamje nga aksidenti
DIVJAKË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Divjakë, në vendin e njohur si "Pushimi i Shoferit"...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 14:23
e.k
Foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr 1 të Sarandës mbrëmjen e djesh...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 14:10
k.m.
Ervis Martinaj
TIRANË- Ervis Martinaj është zhdukur, madje familja e tij e denoncoi në Polici pasi pretenduan se kanë më shu...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 14:04
e.k
Rexhep Mansaku
TIRANË- Është shoqëruar nga Policia i riu që një ditë më parë i vërsuli qenin e tij t&eum...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 13:33
k.m.
Makina e Ylli Brahimit dhe Ervis Martinaj
TIRANË- Ervis Martinaj është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, të cilët pre...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 13:29
Pas rreth 24 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçarit në lumin Seman. I mituri ishte zhdukur prej paradites së...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 12:54
k.m.
Ervis Martinaj
TIRANË- Ervis Martinaj vë para një dileme Policinë e Shtetit. Edhe pse Policia po heton pistën e inskenimit të...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 12:13
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e t...
Aktualitet
11 Gusht 2022, 11:59
k.m.
Kurbin
KURBIN- Gazetarja Klodiana Lala zbardh kallëzimin e familjarëve të Ervis Martinajt. Kallëzimi është bërë ng...