19 Shtator 2024, 13:33
Nga M.B
Ish.zvministri Klodian Rrjepaj
TIRANA- Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, do të dëshmojë ditën e nesërme në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Rrjepaj ndodhet në burg për koncesionin e sterilizimit por mesa duket Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë lejen që ai të paraqitet fizikisht në komisionin për t’u marrë në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
Kjo vertetohet edhe nga fakti se në pikat e rendit të ditës së Komisionit hetimor për Shëndetësinë, një ndër emrat që parashikohet të dëshmojë, dhe renditet, është Klodian Rrjepaj duke u bërë rasti i parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët.

Në pyetje do të merren edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni. Po ashtu më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndërsa pritet të dëshmojë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Arrestimi i Beqajt dhe abuzimi me fondet e SASPAC
Lidhur me aferën me abuzimet e fondeve të SASPAC, më 4 korrik u vu në pranga Ilir Beqaj dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
klodian rrjepaj
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:46
E. D
FIER- Një 35-vjeçar ështe arrestuar në Fier me qëllim ekstradimin në Itali. I riu ishte shpallur në kërkim...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:30
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë nw perangat e policisw gjermane. Oficerët Federal të Policis...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:28
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në lagjen ‘Pava...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 13:09
M.B
Eduart Kapri
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka konfirmuar vendimin e GJKKO që i shpalli të pafajshëm ish-kryetarin e Bashkisë s&eum...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjyklim çështjen në ngarkim të...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:50
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Arkëmorti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani i cili u nga jeta ditën e djeshme pas nj...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:30
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Apeli i GJKKO la në fuqi sekuestrot e dy shoqërive të grupit të dyshuar kriminal që drejtohej ng...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:11
M.B
Foto nga operacioni
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që t&e...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 11:57
E. D
Kadri Lushi
HAS- Familja Lushi në Nikiloq të Hasit kanë hapur sot dyert e mortit, për 57 vjeçarin Rexh Lushi dhe Fatim...
Aktualitet
19 Shtator 2024, 12:07
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një 15-vjeçar përballet me akuzën për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje". B&...