LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali me diplomat false/ Prokuroria e Tiranës nis hetim pas kallëzimit nga rektori

Bëhet me dije se hetimet kanë nisur në muajin korrik, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

19 Shtator 2024, 12:11 Nga M.B
Skandali me diplomat false/ Prokuroria e Tiranës nis hetim pas
Foto nga operacioni

TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që të bënte kolegji Wisdom në Shqipërie. Bëhet me dije se hetimet kanë nisur në muajin korrik, pas kallëzimit të rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se në disa raste atij i ishte falsifikuar firma.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Savino Cianci në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal. Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i detajuar në lidhje me veprimet hetimore në këtë fazë nuk mund t’u vihet në dispozicion përshkak të sekretit hetim", njoftoi Prokuroria.Skandali me diplomat false/ Prokuroria e Tiranës nis hetim pas

Pak ditë më parë u mësuar se hetimet e Guardia di Finanzia kishin zbuluar një skandal me shitjen e diplomave dhe certifikatave fallso nga Tirana për shtetas të Italisë. Në krye të skemës së mashtrimit janë dy administratorët e Kolegjit Universitar Wisdom në Tiranë, çifti i bashkëshortëve Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano. Ata duke përfituar nga lidhjet e tyre në Shqipëri janë vendosur në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin.

Gjithashtu thuhet se çifti kanë korruptuar zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve, ku njëra prej tyre, konkretisht presidentja e Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro. Në Shqipëri, përveç Universitetit Wisdom, çifti i italianëve ka edhe disa biznese të tjera, ndërsa në Itali Cianci dhe gruaja e tij janë aksionerë dhe drejtues të CS Consulting Group srl me seli në Foggia.

Mediat italiane raportuan pak ditë më parë se Cianci kishte menaxhuar dhe organizuar “veprimtarinë kriminale dhe selinë e organizatës në qytetet Trani dhe Foggia”. Po sipas hetimeve ai “ka kryer menaxhimin e të ardhurave të paligjshme duke planifikuar dhe zbatuar ngritjen e zyrave kombëtare dhe të huaja, përfshirë ato virtuale, të kompanive që përfitojnë nga fitimet e paligjshme (Shqipëri)”.

Në artikujt e mediave të vendit fqinj thuhej se dokumentet e prokurorisë italiane gjithashtu dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës. Të arrestuarit e tjerë lidhur me skemën e mashtrimit janë: Maria Saveria Modaffari, Fortunata Giada Modaffari, Maria Attisano, Lucia Catalano, Savino Cianci, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale, dhe Maria Mdaraa. 

wisdom

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet