LIVE UPDATES
Aktualitet

Ç'ndodhi në kampin Ashfraf në Manëz? Rrumbullaku: Policia nuk ka ushtruar dhunë. Ministri Çuçi: Jemi të fyer nga akuzat  

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha edhe njëherë se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt, por shtoi se e kundërta ka ndodhur nga anëtarët e MEK.

20 Qershor 2023, 17:51 Nga k.m.
Ç'ndodhi në kampin Ashfraf në Manëz? Rrumbullaku:
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mohoi kategorikisht që të ketë pasur dhunë nga policia e shtetit ndaj muxhahedinëve madje sfidoi dhe këshillin e muxhahedinëve në Paris të marrë dhe kamerat të verifikojë pamjet. Ndërsa nga ana tjetër, kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha edhe njëherë se Policia e Shtetit nuk ka ushtruar dhunë ndaj askujt, por shtoi se e kundërta ka ndodhur nga anëtarët e MEK. Po ashtu, Çuçi i kërkoi Këshillit të Muxhahedinëve në Paris të tërheqë mbrapsht deklaratën se bashkëkombasit e tyre janë dhunuar në Shqipëri. Më tej shtoi se nëse muxhahedinët nëse duan të vijojnë të qëndrojnë në Shqipëri, duhet të zbatojnë ligjet në fuqi të vendit tonë dhe vendimet e gjykatave.

Pyetje: A ka menduar Shqipëria prishjen e marrëveshjes me MEK për largimin e tyre nga vendi? Çfarë aktiviteti të paligjshëm po kryenin anëtarët e MEK në Shqipëri?

Çuçi: Lidhur me pyetjen e parë, sigurisht që jo, nuk kemi menduar ne të prishim marrëveshjen. Nëse at ai mbeten marrëveshjes që të qëndrojnë për qëllime humanitare, ne i mbetemi marrëveshjes. Marrëveshja do të vijojë, por duhet të ketë edhe një reflektim nga ata lidhur me sjelljen e tyre ndaj institucioneve shqiptare. Pasi me sjelljen e sotme, treguan se nuk janë gati për të respektuar institucionet shqiptare. Ne nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen. Lidhur me pyetjen e dytë se çfarë kanë bërë ata, duhet t’i drejtoheni Prokurorisë, pasi nuk është ministry i Brendshëm ai që duhet ta dijë përgjigjen. Prokuroria po heton një sërë çështjesh ndaj tyre, mes tyre dhe një për shkelje të ligjeve në fuqi. Lidhur me marrëveshjen që ata nuk duhet të kryejnë aktivitete politike dhe protesta, ata kanë vijuar aktivitete politike. Lidhur me çështjet konkrete, është SPAK që po heton. Duhet ta kenë të qartë ata dhe çdo njeri në Shqipëri që vendimet e Gjykatës nuk diskutohen, por zbatohen. Ata nuk pranonin as ta merrnin vendimin e gjykatës. Ajo deklarata për dhunë duhet tërhequr mbrapsht dhe ata le të marrin edhe pamjet e njerëzve të tyre brenda dhe nëse ka një rast që një efektiv ka prekur një person, mund ta quajnë dhunë, megjithëse prekja nuk është dhunë. Lidhur me partnerët, duhet ta dini që amerikanët nuk janë pjesë e paktit me MEK. Amerikanët janë partnerët tanë më të ngushtë dhe ne jemi në një linjë për sa i përket zbatimit të ligjit ndërkombëtar dhe në Shqipëri.

Rrumbullaku: Janë dokumenta të gjuhës së tyre. Më pas do të keni edhe pamjet filmike në raport me atë që ka ndodhur me sjelljen dhe revoltën e tyre të dhunshme. Janë shtrirë para mjeteve policore. Policia nuk ka ushtruar dhunë. Kanë përdorur vetëm spray-t dhe spostimi dhe hapja e rrugës së tyre.

A u diskutua aksioni me ndërkombëtarët?

Çuçi: Vendimi i Gjykatës nuk diskutohet me asnjë në botë. Jemi të fyer madje me akuzat për dhunë. Të tërheqin mbrapsht deklaratën se nuk ka pasur dhunë. Të marrin dhe kamerat, nuk ka pasur as prekje me dorë nga policia. Shqipëria u ka ofruar atyre gjithçka që lidhet me strehimin e tyre për qëllim humanitar në Shqipëri sipas marrëveshjes. Ju ka ofruar ndihmë, siguri. Ju ka ofruar madje edhe mbrojtje ndaj ë gjitha kërcënimeve që binin nga shërbimet sekrete të regjimit të Iranit. Besoj se ata për shumë se 3000 ditë kanë jetuar në siguri të plotë në garancinë tonë të plotë. Është e paimagjinueshme dhuna dhe reagimi që kanë bërë sot ndaj veprimeve të policisë. Besoj se duhet të biem të gjithë dakord që jo vetëm është shkelje ligjore për këdo që jeton në Shqipëri, që është shtetas shqiptar apo ka pranuar të jetojë brenda ligjeve shqiptare, por edhe një lloj thyerje e kodit të mikpritjes që ne ju kemi ofruar atyre”

muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj