LIVE UPDATES
Aktualitet

“Anëtarë të MEK dyshohen për spiunazh”, gazetari: Hetimet e SPAK janë përqëndruar edhe nga informacionet nga agjencitë e huaja

Gazetari Elton Qyno, tha se bëhet fjalë për një operacion të ngritur mbi bazën e dyshimeve për aktivitet kriminal në vendin tonë nga anëtarë të opozitës iraniane. Ai zbuloi se kontrolle janë kryer edhe në zonën e Astirit dhe zona të tjera ku ndodhen këta anëtarë, ku besohet se ushtrohet aktivitet kriminal sa i përket spiunazhit.

20 Qershor 2023, 16:47 Nga DOSJA
“Anëtarë të MEK dyshohen për spiunazh”,
Iranianët përplasen me policinë në Manëz

TIRANË- Policia e Shtetit zbarkoi sot në kampin e MEK në Durrës, ku janë të strehuar anëtarë të opozitës iraniane. Me urdhër të SPAK, policia ushtroi kontrolle ku brenda kampit policia gjeti disa servera nëpërmjet të cilëve janë hakeruar disa institucione të huaja. Gjatë kontrollit, policia është hasur me rezistencën e muxhahedinëve, të cilët edhe protestuan, duke larguar nga kampi efektivët e policisë. 

Policia ka sekuestruar disa laptope dhe pajisje të tjera elektronike, por mbetet e paqartë nëse do të mund t’i shërbejnë hetimit të Prokurorisë së Posaçme. 19 prej muxhahedinëve ndodhen tek Trauma dhe 3 të tjerë në QSUT për të marrë trajtim mjekësor. Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, tha se bëhet fjalë për një operacion të ngritur mbi bazën e dyshimeve për aktivitet kriminal në vendin tonë nga anëtarë të opozitës iraniane. Ai zbuloi se kontrolle janë kryer edhe në zonën e Astirit dhe zona të tjera ku ndodhen këta anëtarë, ku besohet se ushtrohet aktivitet kriminal sa i përket spiunazhit. Po sipas tij, hetimet e SPAK janë përqëndruar edhe në bazë të informacioneve që kanë ardhur nga agjencitë e huaja në vendin tonë.

“SPAK ka pasur informacionet e nevojshme për të bërë një ndërhyrje, pikërisht në kampin më të madh të opozitës iraniane në Shqipëri, ku ndodhen rreth 3 mijë persona. Gjykata e Posaçme dje ka miratuar kontrollin e prokurorëve në çdo ambient të kampit, por kontrolle janë kryer edhe në zonën e Astirit dhe zona të tjera ku ndodhen këta anëtarë, apo grup popullsie që ndodhen në Shqipëri të cilët kanë marrë apartamente në qytetin e Tiranës, ku besohet se ushtrohet aktivitet kriminal sa i përket spiunazhit. Ndaj është kërkuar një prani e madhe e forcave policore që në orët e para të mëngjesit. Qëllimi ka qenë vetëm për kontrolle, jo për arrestime siç u raportuan në fillim.

Hetimet e SPAK janë përqëndruar edhe në bazë të informacioneve që kanë ardhur nga agjencitë e huaja në vendin tonë. Shqipëria të mos harrojmë se dy vite më parë bëri largimin e trupit diplomatik të Iranit, ndërsa edhe një vit më parë bëri kontrolle të ndryshme ndaj disa prej anëtarëve të opozitës iraniane, të cilët dyshoheshin se kishin të bënin me spiunazh.

Të mos harrojmë se këta shtetas gëzojnë të njëjtat të drejta siç gëzojnë qytetarët shqiptarë, dhe kontrolli i sotëm nuk ka qenë asgjë më shumë se një kontroll rutinë që mund të ushtrohet ndaj çdo shtetasi shqiptar. Pra e njëjta procedurë është ndjekur. Por për shkak se kjo është një popullsi jo vendase, është organizuar në mënyrë të befasishme një rezistencë e posaçme ndaj forcave të policisë, të cilët nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund ekzekutimin e vendimit të GJKKO-së për kontrollin e të gjithë objekteve. 

Informacioni për pasjen e një viktime ka ardhur nga vetë zëdhënësi i MEK-ut, policia e ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme një gjë të tillë. Kemi 32 persona të plagosur dhe lënduar. Situata është përshkallëzuar në momentin kur policia ka nisur konfiskimin e telefonave, laptopeve, USB, hard-disqeve dhe çdo material elektronik që policia ka gjetur dhe kjo ka bërë që situata të përshkallëzohej duke detyruar policinë të përdorte gazin lotsjellës. Flitet për një asfiksim të këtij individi nga gazi, ku në kamp kemi persona në moshë madhore. Sigurisht që ka pasur përplasje mes policisë dhe këtyre personave, dhe kundërpërgjigjja ka qenë në proporcion të drejtë me dhunën e ushtruar nga ata, të cilët kanë sulmuar me sende të forta ndaj tyre”, u shpreh gazetari.

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës