22 Korrik 2025, 16:30
Nga N.F
Foto
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të lënë në arrest shtëpie dy vëllezërit e kompanisë “Master AL”. Agim dhe Florenc Domi u prangosën pasi subjekti i tyre tregtar dyshohet se rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar etiketat, duke vënë kështu në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Bazuar në pamjet e shpërndara nga policia, vërehet se produktet e skaduara përfshinin brioshë, fruta të thata, fara, pije dhe hurma arabie. Gjykata thekson se dy vëllezërit akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
Nga kompania janë sekuestruar 716 koli dhe kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje. Florenc Domi është administrator i subjektit tregtar dhe Agim Domi është magazinier pranë subjektit.
Vendimi:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 2013 Akti, datë 21.07.2025, mori në shqyrtim kërkesën e: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaj personave nën hetim A.D. dhe F.D., me objekt:
“1. Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit A. D.
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për shtetasin A. D.,, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 e25 i Kodit Penal.
Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit F. D..
Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për shtetasin F. D., i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 e25 i Kodit Penal.”
Gjykata, me vendimin e saj, të shpallur dhe të arsyetuar, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët, përfundimisht ka vendosur si më poshtë:
V E N D O S I :
Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim A. D. i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 i Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimi personal ndaj personit nën hetim D. atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën., banesë në të cilën jeton me familjen e tij.
Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës. Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë respektimin dhe zbatimin e urdhërave të përcaktuara në këtë vendim gjyqësor – neni 237 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit, duke e shoqëruar në banesën e tij ku është caktuar të qëndrojë, bazuar në këtë vendim gjyqësor, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, nën ndonjë masë tjetër sigurimi personal, apo i dënuar për llogari të ndonjë vepre apo proçedimi tjetër penal.
Vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim F. D., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, të parashikuar nga nenet 288/1 i Kodit Penal. Caktimin e masës së sigurimi personal ndaj personit nën hetim D., atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
Detyrohet personi nën hetim të qëndrojë, duke mos u larguar nga banesa e tij, ndodhur në adresën: Tiranë, ., banesë në të cilën jeton me familjen e tij. Urdhërohet personi nën hetim të mos largohet nga banesa e tij, në të cilën ai banon, e përcaktuar në vendimin e Gjykatës.
Ekzekutimi dhe mbikqyrja e kësaj mase sigurimi, në zbatim të vendimit të Gjykatës, do të kryhet nga Prokurori, nëpërmjet Policisë Gjyqësore, të cilët kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë respektimin dhe zbatimin e urdhërave të përcaktuara në këtë vendim gjyqësor – neni 237 i K.Pr.Penale.
Urdhërohet lirimi i menjëherëshëm i të pandehurit, duke e shoqëruar në banesën e tij ku është caktuar të qëndrojë, bazuar në këtë vendim gjyqësor, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar, nën ndonjë masë tjetër sigurimi personal, apo i dënuar për llogari të ndonjë vepre apo proçedimi tjetër penal
Ngarkohet Policia Gjyqësore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Shpenzimet proçeduriale si dhe ato gjyqësore sikurse janë kryer. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga njoftimi i vendimit të Gjykatës. U shpall në Tiranë, sot më dt. 21.07.2025.
agim domi florenc domi
Aktualitet
22 Korrik 2025, 16:17
N.F
Foto
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka zhvilluar një takim pune me Organizatat e Shoqërisë Civile...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 16:24
r.ll
pamje nga operacioni per fikjen e zjarrit
LIBRAZHD- Vatra e zjarrit në pyjet e Labinot Malit vijon aktive prej 4 ditësh, ndërsa sot ësh...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 16:01
gjkko
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin për 13 të pandehur të cilët...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 15:51
r.ll
gjkko
TIRANË- Apeli i Posaçëm i ka ulur dënimit Pashk Sylës i cili akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 15:34
r.ll
gentjan bejtja
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Edison Haxhiun, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në vitin 2023 n&eu...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 15:16
N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vend deri në o...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 15:04
N.F
Foto
SARANDË- Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe Drejtues të lartë të Drejtorisë së Policis&...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 14:43
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosov&e...
Aktualitet
15 Maj 2025, 14:31
foto ilustruese
TIRANA- Sektori i medias po përballet me transformime të thella që shoqërohen me zhvillimin e teknologjive të inte...
Aktualitet
22 Korrik 2025, 14:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- SPAK zhvilloi sot fazën e tretë të përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Komb...