LIVE UPDATES
Aktualitet

“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë të madhe”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, nipi i deputetit të PS në GJKKO: Donin t’më vrisnin familjen, por…

Ndërkohë mësohet se seanca është shtyrë deri sa Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër, pasi avokati i tij ka dhënë dorëheqjen nga mbrojta pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces.

12 Janar 2026, 11:54 Nga D.S

 

“Në burg më futët ju, s’kam ardh me dëshirë
Erigen Toska

TIRANË- Erigen Toska është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion si dëshmitar në gjyqin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes. Dy të fundit janë të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit dhe deputetit i PD, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Ndërkohë mësohet se seanca është shtyrë deri sa Dervishaj të zgjedhë një avokat tjetër, pasi avokati i tij ka dhënë dorëheqjen nga mbrojta pasi sipas tij është paragjykuar në këtë proces.

Deklarata e Toskës:

“Kam pasur makinë në pronësi Mercedes Benz ngjyra gri në vitin 2019. Një kopje çelësash kam pasur për ketë automjet. Në shtator të 2019 e kam parkuar në darkë posh banesës. Të nesërmen shkoj në vendin ku kam parkuar mjetin dhe nuk e gjej mjetin aty. Kam bërë më pas kallëzim në komisariatin numër 6 në Tiranë. 2-3 muaj më pas më ka marrë policia ne telefon, më kanë pyetur, për makinën. Çelësin e kam pas dorëzu tek policia. Kur është bërë kallëzimi”, ka deklaruar Erigen Toska.

Ndërkohë Plarent Dervishaj e ka pyetur: A të ka thirrur i njëjti prokuror edhe në një gjyq tjetër?

Toska: Jo nuk me kanë thirr.

Plarent Dervishaj: Si ka mundësi që ky dëshmitar kaq i rëndësishëm nuk është thirr tek procesi i Ariol Halilat dhe Redian Rrajës? Kaq kisha zotëri je i lirë mund të ikësh”, është përgjigjur më tej Dervishaj.

Ndërkohë në sallë ka dëshmuar edhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit Rrahman Rraja, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Ramazan Rraja: Në 2019 kam qenë edhe në Shqipëri edhe jashtë, nuk e mbaj mend mirë, në cilat periudha. Nuk kam qenë i punësuar para së të arrestohem. Nuk kam pas konflikt në Durrës dhe as diku tjetër. Plarentin e njoh, Redianin e kam kushuri, te tjerët jo i kam njohur të gjithë në burg.

Unë kam pas të njëjtin numër nga 2017 deri në momentin e arrestimit mos gaboj është në emrin tim. Për lokalin Sodiak e di ku ndodhet, se njoh pronarin por kam qenë vetëm 1 herë. Nuk e njoh Arjan Ndojnë, Aleksandër Lahon as Andi Malokun, i kam parë në televizor. Nuk kam pasur aplikacion të enkriptuar. Nuk e njoh Ervin Matën, nuk di ku bie hotel Viktoria. Në burg ndodhem se më keni fut ju, nuk kam ardh me dëshirë të madhe. I nderuar zoti prokuror, me gjithë respektin dhe për drejtësinë dhe ju, unë se kam idenë për çfarë kam siguru kushte, për akënd dhe asgjë. Nuk kam komunikuar me askënd, nuk i ka ndodh asgjë Genci Malokut, se di pse më akuzoni.

Prokurori: A keni dijeni që familja e Genci Malokut kanë ardh tek familja juaj?

Ramazan Rraja: Kam dijeni për këtë por kam parë në tv që ata kanë dashur të vrasin familjarët e mi, por ka dasht Zoti që ne e bëjmë gjumin rehat.

Prokurori: A ke dijeni për një detyrim monetar ndaj Plaurent Devishajt?

Ramazan Rraja: Në dijeninë time, nuk i kam askujt, kemi pi kafen me Dervishajn dhe na ka pagu kafen por detyrim tjetër si kam askujt.

Plaurent Dervishaj: Me datë 1 nëntor kur ka ndodh atentati, mund të na thoni ku keni qenë

Ramazan Rraja: Kam qenë jashtë Shqipërisë para dhe pas ngjarjes.

I bashkëpandehuri Bashkim Haxhia: Nuk dua të jap dëshmi.

I bashkëpandehuri Endrit Sinani: Nuk dua të jap dëshmi

Plaurent Dervishaj: Kam bërë aplikim për pasaport dhe kartë identiteti dhe pa këto nuk zgjedh dot avokat. Sot avokati im është lodhur shume ndihet shumë i lodhur nga pyetjet që ka barë.

Julian Meçe: Unë do doja t’i përgjigjesha prokurorit, që kur kam ardh nuk më kanë marrë në pyetje, do doja t’i përgjigjesha, por çfarë t’i përgjigjem kur këta nuk duan. Më duket si mosdëshirë për të zbuluar të vërtetën. Nuk jap pëlqimin që t’i përgjigjem pyetjeve të organit të akuzës.

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

arjan ndoja erigen toska plaurent dervishajt julian meçe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj