LIVE UPDATES
Aktualitet

Në burg për vrasjen e të dashurit/ Burri i Marjeta Karajt: Është e pafajshme! Arrestimin e mora vesh nga TV, gruan e dija në punë. Gjithë kohës rrinte me mua

Ai tha ndër të tjera se nuk ka pasur dijeni për asgjë në lidhje me çështjen e 61-vjeçarit dhe se e shoqja nuk i ka sjellë shqetësime në familje. Spiro Karaj thotë gjithashtu se nuk e kishte fare idenë që Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda kishin biznes të përbashkët.

20 Dhjetor 2022, 13:02 Nga F.M
Në burg për vrasjen e të dashurit/ Burri i Marjeta Karajt:
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda

TIRANË- Bashkëshorti i Marjeta Karaj, Spiro Karaj i ka dalë në mbrojtje gruas së tij, e cila ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Menduh Kurt-Dedës në vitin 2017. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, Spiro Karaj është shprehur se ata qëndronin gjithmonë bashkë, se Marjeta shkonte në punë dhe kujdesej gjithashtu për të se ishte i sëmurë.

Ai tha ndër të tjera se nuk ka pasur dijeni për asgjë në lidhje me çështjen e 61-vjeçarit dhe se e shoqja nuk i ka sjellë shqetësime në familje. Spiro Karaj thotë gjithashtu se nuk e kishte fare idenë që Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda kishin biznes të përbashkët.

“Pronari ka biznes në Itali, donte të hapte dhe biznes këtu në Shqipëri. Ça lidhje kanë këta?! Gruaja kujdesej për mua tërë kohës, se isha i sëmurë. Dy orë ikte në punë, dhe vinte në shtëpi, rrinte tërë kohës me mua,”- është shprehur më tej ai.

“Nuk dimë asgjë. Marrëdhënia jonë ka qenë normale si çdo njeri nuk ka qenë e acaruar. S’ka shprehur asnjëherë ndonjë shqetësim. Zotërinë nuk e njoh aq sa punonjës ka atje. Nuk e di të kenë pasur një biznes të përbashkët”, ka thënë ai.

Pjesë nga intervista:

Nuk kanë pasur magazinë?

Burri i Marjeta Karajt: Jo asgjë.

Keni qenë në dijeni për borxhin 10 mln lekë të vjetra?

Burri i Marjeta Karajt: Nuk di gjë moj ti, ajo shkonte në punë. Nuk ndërhyja

Po ku vetë keni punuar?

Burri i Marjeta Karajt: Ka punuar sa na kanë dalë brinjët

As nga djali juaj s’keni pasur shqetësim?

Burri i Marjeta Karajt: Po jo asgjë, çfarë jeni duke folur. Asgjë.

Nuk është e vërtetë që keni pasur tentativë divorci?

Burri i Marjeta Karajt: As nuk është parë ndonjëherë në ëndërr, asnjëherë.

A ishte përfaqësuese e fëmijëve…?

Burri i Marjeta Karajt: Ishte, por s’ka pasur zyrë. Çfarë të them unë jam me dhimbje me mushkri. Kam tentuar të shkoj ta takoj, por nuk ka lë askush të dalë.

Djali i arrestuar bashkë me bashkëshorten që pretendon se është shok me djalin?

Burri i Marjeta Karajt: Nuk i njoh fare. Nuk e di çfarë surrati ka. Nuk e besoj këtë ngjarje, e kam akoma si ëndërr. Nuk e besoj gjallë në botë. Si të gjitha familjet e tjera, kam punuar një jetë në ndërtim. Nuk më kanë munguar para, ia kam lënë asaj të drejtën e lekëve, nuk e pyes unë ku shkon apo jo.

Në 2017 kështu ka qenë marrëdhënia?

Burri i Marjeta Karajt: Po njësoj, asnjë pikë dyshimi

S’keni pasur biznes privat?

Burri i Marjeta Karajt: Jo, jo s’kemi pasur biznes privat. Do të luftoj për të mbrojtur djalin me të gjitha mundësitë. Nuk e di, është e pafajshme.

Vrasja e Menduh Kurt-dedës, 61-vjeçarit që u vra pesë vite më pare u zbardh vetëm pak ditë më pare. Raportohet se proteza e dhëmbëve që mbante Kurt Deda dhe një pjesë e njërës këmbë që nuk ishte shkrumbuar tërësisht, kanë qenë provat e para që kanë çuar grupin hetimor drejt analizës së AND-së. Mostrat kanë dalë në përfundimin se bëhej fjalë për 61-vjeçarin që rezultonte i zhdukur. Qëllimi i radhës ishte zbulimi i autorëve dhe kjo është bërë përmes një zinxhiri qeni, i njëjti me të cilin ishte lidhur 61-vjeçari para se të digjej, por që i shpalluri në kërkim Besmir Karaj, e kishte përdorur për qenin e tij për pesë vitet në vijim.

Marrja në pyetje e rrethit të tij të ngushtë nxorrën në dritë borxhin që Kurt Deda i kishte Marjeta Karajt, të cilën e kishte dhe të dashur. Ai i detyrohej 56-vjeçares 1 milionë lekë të reja, por prej muajsh nuk ia kthente. Ky borxh ka bërë që Karaj të jepte urdhrin dhe ta ‘eliminonte’ Kurt-dedën, me të cilin ishte edhe ortak në shoqërinë e bamirësisë që kishte hapur. Djali i saj, Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota e çuan në Kodër Shipalë, e dhunaun dhe më pas e dogjën të gjallë. Veprimet, sipas dëshmisë së Ngotës, i ka kryer 34-vjeçari. Tashmë pas hekurave ndodhet Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa djali i saj, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.

marjeta karaj spiro karaj menduh kurt-deda

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj