LIVE UPDATES
Aktualitet

“Në datën 15 o lekët, o letrat”! 5 milionë për legalizimin (Kamera e fshehtë)

Por duke pritur, nuk kishte marrë asnjë përgjigje pozitive dhe nga dy përgjigje, që erdhën nga kadastra, nuk rezultonte asnjë dosje në emër të qytetarit. Në këtë moment kërkoi paratë mbrapsht, por nuk mundi t’i marrë.

26 Maj 2025, 22:28 Nga E. D
“Në datën 15 o lekët, o letrat”! 5 milionë
foto ilustruese

TIRANË- Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpërmjet një të afërmi të tij, do të bënte legalizimin e shtëpisë, por ky i fundit i kishte thënë, se punonjësit e Kadastrës kërkojnë pesë milionë lekë, të cilat qytetari ia dha.

Por duke pritur, nuk kishte marrë asnjë përgjigje pozitive dhe nga dy përgjigje, që erdhën nga kadastra, nuk rezultonte asnjë dosje në emër të qytetarit. Në këtë moment kërkoi paratë mbrapsht, por nuk mundi t’i marrë.

“Para dy vitesh jam kthyer nga kurbeti me qëllim që të legalizoja shtëpinë time, që e kisha tokën me certifikatë nga shteti dhe më ngeli për shumë vite. Kur isha në kurbet me ngeli shtëpia pa e legalizuar, gjeta një njeri që nga kurbeti, një njeri të njohur. Quhet Shaban Tafa. Ky person ka marrë kushërirën e nënës sime, nëpërmjet asaj u lidha dhe më tha që Shabani t’i bën letrat se ka të njohur. Më thanë që duhen pesë mijë Euro për të bërë legalizimin e shtëpisë.

Më tha që m’i kanë kërkuar pesë mijë Euro, i kam dhënë dy mijë e 500 Euro në dorë, fillimisht. Bëhet fjalë për periudhën në fund të gushtit të vitit 2023. Pasi kaluan një-dy muaj, unë kisha shpresa për të ikur përsëri në kurbet. I thashë ‘të t’i le dhe lekët e tjera dhe vazhdo punën’. Ia dërgova tek shtëpia dhe i thashë ‘mos i jep lekët pa marrë letrat’, ‘po më tha’. Si përfundim më thoshte gjithmonë që ‘prit sot, e prit nesër’. I kam futur letrat në vitin 2023, kanë ardhur disa përgjigje nga kadastra që nuk ekziston emri im. Prej dy vjetësh nuk kam marrë asnjë përgjigje për pronën, lekët nuk m’i ka kthyer. Unë kërkoj ndihmën tuaj”, tha denoncuesi.

Me kamera të fshehtë, Shaban Tafa, pranon se ka marrë pesë milionë lekë të vjetra, por sipas tij legalizimi është në proces.

Qytetari: Ke dhënë lekë atje, apo s’ke dhënë?

Shaban Tafa: Në datën 15 do marrësh o letrat, o lekët.

Qytetari: Ca date 15?

Shaban Tafa: 15, që vjen.

Qytetari: Ca 15, që vjen thua? Letrat s’janë futur fare. Shaban, të kam dhënë 5 mijë euro, apo nuk t’i kam dhënë?

Shaban Tafa: Po, po!

Qytetari: Tani, letrat pse vijnë të bardha?

Shaban Tafa: Në datën 15 o lekët, o letrat!

Qytetari: Në rregull!

Shaban Tafa: Mua mos më bëj ti presion e stërpresion!

Shabani thotë, se dosja është hapur dhe janë harxhuar tre milionë lekë e nëse situata nuk zgjidhet, do t’i kthejë qytetarit dy milionë lekë.

Shaban Tafa: Unë do të jap letrat. Po s’ashtu, do të të jap dy milionë lekë, që kam për të marrë letrat, se dosja është hapur. Tre milionë lekë janë harxhuar, që është hapur dosja. Dy milion lekë do t’i jap unë. Në qoftë se do të sjell letrat, ti më ke thënë si burrat, do të kthej 1500 euro.

Pas qytetarit, me Shabanin u takua gazetarja e emisionit “Stop”, por ai fillimisht thotë, se i ka marrë paratë për dokumentet e më pas, se ia ka marrë borxh.

Gazetarja: Keni marrë një shumë prej pesë milionë lekësh për legalizim apo jo?

Shaban Tafa: Nuk kam marrë unë për legalizimin prone. Ai ia ka dhënë një shoku, i kam mbetur ai dy milionë lekë dhe ka për të marrë letrat e pronës. Ku di unë pazaret e tij. Ia ka dhënë lekët për letrat, nuk u bë letrat, do i japë lekët.

Gazetarja: Çfarë funksionesh keni ju?

Shaban Tafa: Unë hiç, çfarë funksioni?! Unë e ndihmova, e kam njeriun tim.

Gazetarja: Tek cilët persona i ke dhënë ti lekët?

Shaban Tafa: Po m’i dha mua moj borxh, do ia jap unë lekët. Nuk ia kam dhënë asnjë njeriu, i kam unë lekët.

Gazetarja: Ti nuk ia ke marrë borxh ato lekët, ia ke marrë me qëllimin që do i legalizoje shtëpinë apo jo?

Shaban Tafa: Unë ia mora borxh, nuk ia bëra dot ato edhe… Ia kam marrë borxh dhe do ia kthej lekët.

Gazetarja: Kur do ia kthesh lekët?

Shaban Tafa: Nesër e kam lënë, në datën 15 ia kam lënë.

Gazetarja: Kujt ia ke dhënë lekët?

Shaban Tafa: I kam unë, i mbaj për vete. Nuk mi morën përsipër për t’ia bërë dhe i kam unë lekët, do ia jap.

Gazetarja: Po pse e gënjeve atë?

Shaban Tafa: Po e gënjeva. Ashtu gënjej unë, jam gënjeshtar. Po them unë pra, që dy milionë lekë ia kam unë dhe do ia jap.

Edhe pse mohoi se kishte marrë pesë milionë lekë, megjithatë ai ia ktheu shumën e plotë qytetarit./tvklan.al

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj