Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.
TIRANË- Dy shqiptarë të shpallur në kërkim janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia. Nga Gjermania është ekstraduar 18-vjeçari Flavio Mërkuri. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.
18-vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 persona të tjerë kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një personi në rrugë duke e kanosur me thikë. Ndërsa i ektraduari tjetër nga Italia është 50-vjeçari, Ilia Ndoka.
Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Njoftimi i plotë:
Interpol Tirana/ Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar. Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”
1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. 18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.
2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
jonaid myzyri TIRANË- Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorin...
foto ilustruese TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tunelit të Murriz...
viktima, autori dhe prinderit ITALI- Nëna e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sulës, sot do t...
foto ilustruese TIRANË- Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pro...
foto ilustruese TIRANË- Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë...
Pamjet QAFË THANË- Moti i keq ka përfshirë dhe Maqedoninë e Veriut ditën e sotme. Mësohet se për shkak të...
Pamjet THUMANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Thumanë. Mësohet se aksidenti i r...
Bllokohet aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas QAFË THANË - Aksi rrugor Strugë-Qafë Thanë-Prrenjas ndodhet në...
Foto ilustruese DIBËR- Ministria e Mbrojtjes ka sjell përditësim për gjendjen e motit të keq në vendin tonë. N...
SERBI - Në një vendim të papritur dhe të rëndësishëm, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi ma...