Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Dita e 32-të e protestës qytetare në vend/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve 1 Kor...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Qeveria në detyrë e Kosovës në muajin tetor të vitit të kaluar kishte miratuar rritjen e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro deri në korrik të këtij viti.

KOSOVË- Nga e mërkura, paga minimale në Kosovë do të rritet në 500 euro bruto. Kjo është faza e dytë e zbatimit të vendimit të Qeverisë, pas rritjes në 425 euro më 1 janar të këtij viti. Kjo rritje prek rreth 150.000 të punësuar në sektorin privat.
Qeveria në detyrë e Kosovës në muajin tetor të vitit të kaluar kishte miratuar rritjen e pagës minimale, e cila do të arrijë në 500 euro deri në korrik të këtij viti.
Paga minimale, e cila ishte 350 euro, është rritur në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa në korrik bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët me orar të plotë.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, kishte deklaruar në mbledhjen e Qeverisë në detyrë se kjo rritje vjen pas “analizave që kemi bërë sa i përket ndikimit që mund të ketë edhe në sektorin privat, te ndërmarrjet, por edhe te punonjësit”.
“Pas diskutimeve që kemi pasur dhe propozimeve dhe sugjerimeve që kemi marrë nga përfaqësues të sindikatave dhe bizneseve, propozimi ynë është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo konkretisht 3 euro për orë pune”.
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, është shprehur skeptik nëse paga minimale do të respektohet te kompanitë që kanë marrëdhënie kontraktuale me institucione shtetërore.
“Paga në sektorin privat, aty ku ka direkt pronarë të kompanive, nëse nuk ka dikë në mes, zbatohet. Por nuk po zbatohet as paga minimale që është 425 euro, vetëm tek ato kompani që kanë marrëdhënie kontraktuale me institucione shtetërore dhe komunale. Kemi shumë kompani të cilat nuk e kanë zbatuar pagën minimale”, ka thënë Azemi.
Edhe në Inspektoratin Qendror të Punës kanë pranuar që sektorët me rrezik për të mos zbatuar këtë vendim janë: ai i pastrimit dhe sigurisë fizike, por nëse kjo gjë ndodh kanë paralajmëruar masa.
“Bizneset të cilat nuk e respektojnë vendimin e pagës minimale, sipas procedurës inspektuese, kur konstatohet kjo gjendje, do të iniciohet procedurë kundërvajtëse. Sektorët që paraqesin rrezik më të lartë në zbatimin e vendimit janë sektori i pastrimit dhe ai i sigurisë fizike, ku edhe bazuar në risk janë realizuar inspektime”.
Sipas një raporti të GAP-it nga viti 2011 deri në vitin 2023, paga minimale bruto në Kosovë ishte e pandryshuar për një periudhë 12-vjeçare.
Gjatë kësaj kohe, për punëtorët nën moshën 35 vjeç paga minimale bruto ishte 130 euro, ndërsa për ata mbi 35 vjeç ishte 170 euro.
Sipas raportit, ky dallim i bazuar në moshë u eliminua në vitin 2023, kur paga minimale u unifikua në 264 euro bruto për të gjithë punëtorët.
Deri në fuqizimin e Ligjit të ri në vitin 2023, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Ajo u rrit në 350 euro në verën e vitit 2024.
Kosova, deri më tani e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë, 350 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti./Monitor.al
Foto ilustruse TIRANË- Spitali Universitar i Traumës ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave t&...
Brian Syzo TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e cila ndodhi disa ditë më parë në Pogradec, ku i plagosur m...
ELBASAN – Një incident zjarri ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike druri në qyte...
Foto ilustruse TIRANË- Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen ditën e sotme në orën 10:00 para SPAK, për t&eu...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet në Tiranë protesta e 32-të e qytetarëve, të cilët kan&eu...
TIRANË- Me temperaturat që po rriten ndjeshëm në mbarë Europën, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Hans...
Foto ilustruse Qendra e Shqipërisë po shfaqet si zona më e goditur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën, m...
Foto ilustruse Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nisur pushimet jashtë vendit. Udhëtimet po shtohen...
TIRANË- Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2025 thelloi me tej tendencën e r&...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shër...