Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Dita e 32-të e protestës qytetare në vend/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve 1 Kor...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën me 14.3%, me Italinë dhe Greqinë që mbeten destinacionet kryesore, ndërsa po rritet interesi edhe për Turqinë, Kroacinë, Spanjën e Portugalinë.
Vera ka hyrë në kulmin e saj dhe mijëra shqiptarë kanë nisur pushimet jashtë vendit. Udhëtimet po shtohen nga viti në vit. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, në tremujorin e parë të këtij viti udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën me 14.3%, me Italinë dhe Greqinë që mbeten destinacionet kryesore, ndërsa po rritet interesi edhe për Turqinë, Kroacinë, Spanjën e Portugalinë.
Por përpara rezervimit të biletës lind gjithmonë e njëjta pyetje: ku kushtojnë më pak ushqimi dhe akomodimi? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, Monitor ka përgatitur një guidë krahasuese, bazuar në të dhënat më të fundit të Eurostat për nivelin e çmimeve të restoranteve dhe shërbimeve të akomodimit sipas fuqisë blerëse.
Indeksi merr si bazë mesataren e Bashkimit Europian (=100). Një vend me indeks 120 është rreth 20% më i shtrenjtë se mesatarja e BE-së, ndërsa një indeks 60 do të thotë se çmimet janë rreth 40% më të ulëta.
Ishulli i akullt me çmimet “e zjarrta”
Në krye të renditjes është Islanda, ku restorantet dhe hotelet kushtojnë 73% më shumë se mesatarja europiane. Një natë në një hotel me standard mesatar në Reykjavik gjatë sezonit veror kushton zakonisht 220-300 euro, ndërsa një vakt për një person në një restorant mesatar varion nga 30 deri në 40 euro.
Pas saj renditen Zvicra (163.1), Danimarka (142), Norvegjia (139.7), Suedia (123.4) dhe Finlanda (121.7), vende ku një fundjavë mund të kushtojë disa herë më shumë sesa në Europën Juglindore.
Edhe destinacione të njohura si Holanda, Luksemburgu, Irlanda, Belgjika, Austria, Franca dhe Italia janë mbi mesataren europiane. Italia, ndonëse një nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve, ka një indeks 110.8, çka do të thotë se restorantet dhe akomodimi kushtojnë rreth 11% më shumë se mesatarja e BE-së.
Greqia, Kroacia dhe Turqia mbeten alternativa më ekonomike
Për shqiptarët që zgjedhin Greqinë, lajmi i mirë është se çmimet janë ende nën mesataren europiane. Me indeks 86.1, restorantet dhe hotelet janë rreth 14% më të lira se mesatarja e BE-së. Një vakt në një tavernë kushton zakonisht 15-20 euro, ndërsa një hotel me tre yje mund të gjendet në shumë zona turistike me 80-120 euro nata.
Edhe Kroacia, megjithëse është bërë më e shtrenjtë pas hyrjes në euro, mbetet pranë mesatares së BE-së me indeks 89.6. Në sezonin veror, një natë në Split apo Dubrovnik mund të kushtojë 120-180 euro, ndërsa një drekë në restorant rreth 18-25 euro.
Turqia vijon të jetë një nga destinacionet më konkurruese. Me indeks 79.3, çmimet e restoranteve dhe akomodimit janë afro 21% më të ulëta se mesatarja europiane. Dobësimi i lirës turke ka bërë që pushimet atje të mbeten tërheqëse për turistët europianë.
Spanja dhe Portugalia, që po fitojnë popullaritet edhe mes shqiptarëve, rezultojnë gjithashtu më të lira se mesatarja e BE-së, me indekse përkatësisht 85.4 dhe 73.6. Portugalia është ndër surprizat e renditjes, duke ofruar çmime dukshëm më të ulëta se shumica e vendeve të Europës Perëndimore.
Në rajon, Mali i Zi ka indeks 66.6, Serbia 65.5, Bosnjë-Hercegovina 59.2 dhe Rumania 59.4, ndërsa Maqedonia e Veriut rezulton vendi më i lirë në Europë për restorantet dhe akomodimin, me indeks vetëm 48.3.
Duhet pasur parasysh se indeksi i Eurostat mat nivelin e çmimeve duke marrë si bazë fuqinë blerëse të secilit vend.
Pra, një destinacion mund të duket i lirë në krahasim me mesataren europiane, por për një familje shqiptare barra reale varet nga të ardhurat që ka në dispozicion. Me pagat ndër më të ulëtat në Europë, pushimet duhen matur jo vetëm me çmimet e destinacionit, por edhe me “xhepin” e atij që udhëton.
Shqipëria, ndër më të lirat në Europë
Shqipëria renditet ndër vendet më ekonomike të kontinentit, me indeks 53.3, duke u pozicionuar si vendi i dytë më i lirë në Europë pas Maqedonisë së Veriut.
Kjo do të thotë se çmimet e restoranteve dhe akomodimit janë rreth 47% më të ulëta se mesatarja e Bashkimit Europian.
Ky është një nga faktorët që po e bën vendin gjithnjë e më tërheqës për turistët e huaj. Sipas të dhënave të AirDNA (kompani e analizës së të dhënave për qiratë afatshkurtra, si ato në platformat Airbnb dhe Vrbo), Shqipëria vijon të ofrojë një nga raportet më të mira çmim-cilësi në rajon, me apartamente që variojnë nga 43 euro nata në Tiranë, në 70-100 euro nata në bregdet në kulmin e sezonit.
Edhe ushqimi mbetet një nga avantazhet konkurruese të vendit, ndonëse çmimet janë rritur. Sipas Numbeo, në Tiranë një vakt në një restorant të lirë kushton mesatarisht 800-900 lekë, ndërsa një darkë për dy persona në një restorant të nivelit mesatar, me tre pjata, arrin në 4,500 lekë.
Kjo është ende më pak se në kryeqytetet dhe destinacionet kryesore europiane: në Romë një vakt i thjeshtë kushton 15 euro, ndërsa darka për dy 60 euro; në Greqi, mesatarja është 15 euro për një vakt dhe 50 euro për dy persona; në Paris, përkatësisht 15 euro dhe 70 euro.
Kosto e lirë e ushqimit dhe interesi i të huajve për gatimet shqiptare kanë rikthyer në modë dhe gatime të shtëpisë por janë kthyer në përvoja kulinare që të huajt i kërkojnë me ngulm, si trahana e zënë me kos, lakrori në saç dhe tava e kosit, por produktet më të konsumuara gjithsesi mbeten byreku, qoftet, me bar Tymi që ka vlerësimet më të shumta nga turistët./Monitor
TIRANË- Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë për vitin 2025 thelloi me tej tendencën e r&...
Foto ilustruese TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shër...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të martën përfundimin e hetimeve për skemën e dyshuar kriminale të falsif...
TIRANË- Në podiumin e improvizuar mbi një karrige para kryeministrisë të hënën në mbrëmje u ngjitën si fol&e...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur marshimin për ditën e sotme, ndërsa kanë finalizuar ditën e 31-të t&...
Pamje ELBASAN- Një zjarr ka rënë në ambientet e jashtme të një fabrike të përpunimit të drurit në qy...
pamjet TIRANË- Qytetarët kanë marshuar pranë selisë së Partisë Demokratike, duke brohoritur kundër opozit&eum...
Pamje VLORA- Qyteti i Vlorë është goditur ditën e sotme nga një stuhi, e cila ka prekur veçanërisht fshatin Vrani...
Foto ilustruse Një sasi droge, e blerë kundrejt një çmimi prej vetëm 6 mijë eurosh në Romë të Italisë, ...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. &ldq...