29 Qershor 2023, 16:38
Nga k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Tre persona janë vënë në pranga, pasi prishën qetësinë publike nën efektin e alkoolit. Sipas Policisë së Shtetit, autorët parkuan automjetin e tyre në mes të rrugës në Laç menatën e djeshme me muzikë të lartë, e më pas kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’iu lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën. Në pranga përfunduan: Agron Sufa 24 vjeç, Klodian Lika, 24 vjeç dhe Algys Rica. Gjithashtu në njoftimin e uniformave blu thuhet se të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të marrë masa për largimin e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Parkuan automjetin e tyre në mes të rrugës në Laç, si dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të cilët kundërshtuan punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’iu lëvizur automjetin dhe për të ndaluar zhurmën.
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit A. S. 24 vjeç, K. L. 24 vjeç dhe A. R. 23 vjeç, të tre banues në Kurbin, pasi mesnatën e djeshme, kanë parkuar automjetin e tyre në mes të rrugës kryesore të Laçit dhe dyshohet se nën efektin e pijeve alkoolike, kanë shkaktuar zhurmë duke vënë muzikë të lartë në automjet, sjellje e cila ka shqetësuar banorët e zonës.
Gjithashtu, të tre këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilët kanë ndërhyrë për të lëvizur automjetin dhe për të marrë masa për largimin e tyre.
---
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. V. 22 vjeç, banues në Lezhë dhe E. K. 28 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu janë gjetur doza të dyshuara të lëndës narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për një 16-vjeçar, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, si dhe në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit, Lezhë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
lezhe
Aktualitet
29 Qershor 2023, 15:49
I.A
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë. Mësohet se aks...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 13:45
A.B
Policia italiane
ITALI- Policia ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar pasi është kapur me thikë me vete.
Mediat italiane rap...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 14:24
k.m.
Lefter Alla
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar një grup të ri ekspertes...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 14:17
k.m.
Foto ilustruese
Rreth 46 mijë shqiptarë lanë Shqipërinë në vitin 2022. Eksodi ishte 10.5% më i lartë se në vit...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 14:15
m.s
foto ilustruese
LIBRAZHD- Një 64 vjeçar, duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi", ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga. Burime z...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 14:09
k.m.
Arben Ahmetaj
TIRANË- Avokatët e ish zv/kryeminstrit Arben Ahmetaj bashkë me ata të ish-bashkëshortes së tij, Ardian Vishaj ...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 14:07
k.m.
Foto ilustruese
HIMARË- Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Himarë, pasi është kapur duke sh...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 14:01
k.m.
Henrik Hoxhaj dhe Aredin Behari
TIRANË- Prokuroria e Posaçme, SPAK, paralel me hetimin për tentativën e vrasjes së biznesmenit t...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 13:36
k.m.
BELGJIKË- Gjykata penale e Leuven ka dënuar me 6 vite burg një shqiptar, anëtar i një bande që prodhonte dhe shiste kokainë...
Aktualitet
29 Qershor 2023, 13:39
m.s
Elton Metaj dhe Sabrina Bengaj
FIER- Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj dy vite më parë, është d&eu...