26 Qershor 2024, 10:44
Nga E. D
fotot ilustruese
KORÇË- Pesë persona janë proceduar ditën e sotme në Korçë për vepra penale të ndryshme. Pesë rastet e procedimeve penale në gjendje të lirë kanë ardhur si pasojë e kryerjes së veprave penale si falsifikim i firmës, dhunë, mos bindje e urdhrave të policisë dhe drejtim i motomjetit pa leje drejtimi.
Njoftimi i Policisë:
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., 26 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën e një 26-vjeçari, për marrjen e një kredie bankare në emër të këtij të fundit, të cilën nuk e ka shlyer.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin GJ. K., banues në Pogradec, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, ky shtetas ka pësuar dëmtime fizike dhe ndodhet për mjekim, në spital.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. L., 23 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, pasi dyshohet se ka dhunuar vjehrrën e saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet, në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. B., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, pasi dyshohet se ka dëmtuar rreth 180 pemë frutore në tokën e një 55-vjeçari;
-F. Z., 30 vjeç, banues në fshatin Gocë, Maliq, pasi në qytetin e Maliqit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
policia e korcesh
Aktualitet
26 Qershor 2024, 10:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTRA- Një 34-vjeçar u arrestua në Girokastër pasi dyshohet se së bashku me nën&e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 10:40
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës. Mësohet se 17-vjeçarit G.Gj gjatë nj&e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 10:11
M.B
Pronarja e shtëpisë
SHKODRA- Një banesë dykatëshe është djegur mëngjesin e kësaj të mërkure n&e...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 09:59
M.B
Fran Frrokaj
TIRANA- SPAK ka ankimuar në Apelin e Posaçëm dënimin me 2 vite burg të ish-kryebashkiakut e Lezhës Fran F...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 09:43
E. D
mjetet e djegura
CËRRIK- Një 34-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi në muajin mars kishte djegur dy aut...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 09:09
M.B
Foto ilustruese
LUSHNJE- Kodrat e Vainit në Karbunarë të Lushnjes mësohet se janë përfshirë nga zjarri. Si pasoj&eu...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 09:03
E. D
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Një 58 vjeçar ka rënë në pranagt e policisë së Korçës. Edhe pasi ...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 08:51
M.B
Rakip Roli
LEZHA- Gjykata e Lezhës ka dhënë dënimet për autorët e vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Mësohet s...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 08:18
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një banesë dykatëshe në Shkodër është përfshirë nga flakët rreth orës 00:55...
Aktualitet
26 Qershor 2024, 07:57
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Një aksion antidrogë është ndërmarrë sot nga Policia e Tiranës, në "gjueti" të s...