LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga kujtim në kontribut/ Si mund të ruhet lidhja emocionale me Shqipërinë te brezi i ri

Ata bartin kujtimet emocionale të një “atdheu” që shpesh e njohin vetëm përmes prindërve, ndërsa mësojnë të ndërtojnë përkatësinë e tyre në një realitet tjetër.

31 Janar 2026, 07:39 Nga E. D
Nga kujtim në kontribut/ Si mund të ruhet lidhja emocionale me
Foto Ilustruese

TIRANË- Në një epokë ku emigracioni shqiptar po shënon një valë të re, fëmijët që rriten mes dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave përballen me sfida që shkojnë përtej integrimit shoqëror.

Ata bartin kujtimet emocionale të një “atdheu” që shpesh e njohin vetëm përmes prindërve, ndërsa mësojnë të ndërtojnë përkatësinë e tyre në një realitet tjetër.

Çfarë ndodh me identitetin, ndjenjën e stabilitetit dhe presionin për “t’u bërë i suksesshëm” në sytë e prindërve që kanë sakrifikuar gjithçka? Psikologia Sonila Jaupbashi shpjegon për “Monitor” dinamikat e brendshme të brezit të dytë të emigracionit shqiptar – fëmijët që mësojnë të jenë njëkohësisht “nga këtu dhe nga atje”.

Si ndikon ndryshimi i ambientit: dy vende, dy gjuhë, dy kultura, në formimin emocional dhe ndjenjën e përkatësisë te fëmijët e emigracionit të sotëm?

Ndryshimi i ambientit për një fëmijë është shumë më tepër sesa ndryshimi i vendit ku jeton, është ndryshim i rrënjëve emocionale.

Kur një fëmijë rritet mes dy vendeve, dy gjuhëve dhe dy kulturave, ai përjeton dy realitete që shpesh nuk komunikojnë plotësisht me njëri-tjetrin.

Nga njëra anë, ka gjuhën e shtëpisë (gjuha e nënës) që mbart kujtesën emocionale të tij apo të prindërve, traditat dhe ngrohtësinë familjare; nga ana tjetër, ka gjuhën e mjedisit të ri pritës, që përfaqëson përkatësinë shoqërore, pranimin dhe integrimin.

Në fazën e zhvillimit të identitetit, kjo mund të sjellë një ndjesi përçarjeje të brendshme: “ku përkas unë vërtet?”. Në planin emocional, kjo përzierje mund të shfaqet me pasiguri, me ndjenjën se duhet të përshtaten vazhdimisht, apo me një tendencë për t’u ndier të paplotë në secilën kulturë.

Megjithatë, nëse prindërit ruajnë ekuilibrin mes ruajtjes së identitetit kulturor dhe integrimit në kulturën pritëse, duke i dhënë fëmijës mesazhin se dy përkatësi nuk janë konflikt, por pasuri, atëherë ky proces bëhet një forcë e madhe zhvillimi.

Këta fëmijë rriten me ndjeshmëri kulturore më të gjerë, fleksibilitet emocional dhe aftësi për t’u përshtatur në botën shumëkulturore të sotme.

Pra, ndikimi varet shumë nga mënyra si përjetohet ky “dyzim” si ia mësojnë prindërit: nëse përjetohet si ndarje, sjell pasiguri; nëse përjetohet si pasuri, sjell zhvillim dhe maturim emocional.

A krijon varësia e familjeve nga remitancat dhe suksesi ekonomik jashtë vendit një presion të fshehtë te fëmijët për t’u “justifikuar” ekonomikisht ndaj sakrificave të prindërve?

Po, shumë shpesh po. Fëmijët e emigracionit rriten me ndjenjën e “borxhit emocional”: “prindërit e mi kanë sakrifikuar gjithçka për mua”. Ky mund të jetë një motivim i fortë, por edhe një peshë e rëndë në ndërgjegje.

Në terapi, unë shpesh shoh të rinj që ndihen fajtorë nëse ndjekin pasionin e tyre në vend të një rruge “të sigurt ekonomike”. Ky presion për t’u bërë “i suksesshëm” është në thelb nevoja për t’u ndier të vlefshëm për sakrificën e prindërve.

Këtu është shumë e rëndësishme që prindërit të mos ia transmetojnë fëmijës dashurinë në formën e detyrimit, por si mbështetje për zgjedhjen e tij/saj të veçantë.

Si ndikon fakti që prindërit planifikojnë jetën dhe investimet mes dy vendeve në ndjenjën e stabilitetit psikologjik të fëmijëve?

Ndjenja e “jetës mes dy botëve” krijon pasiguri ekzistenciale te fëmijët. Ata shpesh nuk dinë ku do të jenë vitin tjetër, cilën gjuhë duhet të përdorin, apo cilat janë rregullat që vlejnë.

Në zhvillimin emocional, stabiliteti është një bazë thelbësore për ndërtimin e vetëbesimit. Kur fëmija jeton mes vendimeve të përkohshme “do të kthehemi, s’do kthehemi” ai mëson të mos lidhet plotësisht me asnjë ambient se ndarja pastaj dhemb shumë.

Kjo sjell një identitet më fleksibël në rastin më të mirë, por  edhe më të brishtë. Prindërit mund ta kompensojnë këtë vetëm duke ndërtuar siguri përmes lidhjes emocionale, jo përmes vendndodhjes fizike. Por kjo e fundit rezulton më pak e aplikuar nga prindërit shqiptarë nëpër botë.

A mund të zhvillojnë këta fëmijë një identitet të ndarë – mes vlerave perëndimore dhe rrënjëve shqiptare dhe si ndikon kjo në zgjedhjet e tyre profesionale e ekonomike në të ardhmen?

Po, shumica e tyre zhvillojnë një identitet “hibrid”. Ata janë më të hapur, më tolerantë dhe më kreativë, por shpesh edhe në kërkim të një vendi që t’u përkasë plotësisht, një nevojë e përhershme për të mbushur boshllëkun.

Në zgjedhjet profesionale, kjo mund të shihet si një avantazh: janë më inovativë, më fleksibël, me mendje ndërkulturore. Por në planin emocional, mund të përballen me ndjesinë e “pamjaftueshmërisë”, si të mos jenë “as këtu, as atje”.

Detyra jonë si prindër e profesionistë është t’i ndihmojmë të kuptojnë se identiteti nuk është diçka që duhet zgjedhur – është diçka që ndërtohet duke pranuar të gjitha pjesët që na përbëjnë.

Si ndikon mungesa e perspektivës ekonomike në Shqipëri në dëshirën për t’u kthyer apo në perceptimin e “atdheut” nga ky brez?

Për shumë prej tyre, Shqipëria është kujtim emocional, jo realitet jetësor. Pra ata e jetojnë Shqipërinë në kohën në të cilën i janë larguar. Kur kthehen, shpesh ndihen “të huaj në vendin e vet”.

Mungesa e perspektivës e bën të vështirë rikthimin, por në nivel emocional, lidhja me rrënjët mbetet.

Nëse vendi nuk ofron mundësi për t’u rritur profesionalisht, “atdheu” mbetet një koncept ndjenjash, jo zgjedhjesh praktike. Kjo tregon pse kemi çdo vit mijëra shqiptarë që zgjedhin të emigrojnë.

Megjithatë, kur Shqipëria shihet si një vend ku mund të kontribuosh, jo thjesht ku ke lindur, atëherë lind edhe dëshira për t’u rikthyer. Dhe kjo fillon me ndryshimin e narrativës: nga “ikëm për të shpëtuar”, në “u rritëm për t’u kthyer ndryshe e për të investuar”.

Nga ana psikologjike, çfarë roli luan lidhja emocionale me vendin e origjinës për t’i bërë këta fëmijë që të priren të kontribuojnë ekonomikisht në të ardhmen?

Lidhja emocionale me vendin e origjinës është si një fije e padukshme që ruan identitetin. Nëse ajo mbetet e ngrohtë, fëmijët rriten me ndjenjën e krenarisë dhe dëshirës për t’i dhënë diçka mbrapsht vendit.

Nëse ajo lidhet me dhimbje, faj apo turp, atëherë ata e shmangin.

Prandaj, është shumë e rëndësishme që familjet të flasin për Shqipërinë me dashuri dhe respekt, jo vetëm me ankesa apo zhgënjim.

Fëmijët që ndiejnë lidhje emocionale, jo vetëm gjenealogjike, janë ata që më vonë sjellin ndikim, jo domosdoshmërisht duke u kthyer fizikisht, por duke kontribuar me dije, vlera e investime nga kudo që janë./MONITIR

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj