5 Prill 2024, 12:41
Nga S.B
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohen pesë persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Dy persona në kërkim janë arrestuar për veprat penale mashtrimi dhe plagosja e rëndë me dashje.
Ndërkohë mësohet se arrestimet e tjera kanë ardhur si pasojë e veprave penale vjedhja në market, drejtimi motomjetit pa leje si dhe aksidentimi me pasojë vdekjen e një endacaku. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Në zbatim të masave të planit operacional "Sundimi i ligjit", kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Arrestohen në flagrancë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan vendimin penal për shtetasen në kërkim E. K., 40 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin R. B., 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën "Fabrika e qelqit".
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
M. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar (endacak).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
tirane arrestime
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:32
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Procedohet në gjendje të lirë 32-vjeçari me inicialet K.A pasi gjatë një konflikti ...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:17
I.A
Nene Liza
TIRANË- Nënë Liza, e cila u kthye në figurën e protestave kundër prishjes së banesave, ka marrë pjesë...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:19
S.B
foto ilustruese
LUSHNJE- Procedohet në gjendje të lirë një 36-vjeçar në Lushnje pasi mësohet se ka fyer nëp&...
Aktualitet
5 Prill 2024, 12:17
N.F
Foto ilustruese
SHKODËR- 65-vjeçari, Vlash Jakaj është vënë në pranga disa vite pasi vrau nipin e tij me armë gja...
Aktualitet
5 Prill 2024, 11:59
N.F
Policia
TIRANË- Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e sotme po zhvillohet proteta para bashkisë së Tiranës. Qindra qyt...
Aktualitet
5 Prill 2024, 11:37
N.F
Bistri
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin ditën e sotme duke lënë në fuqi masën e "arrestit n&e...
Aktualitet
5 Prill 2024, 11:35
I.A
Keshilltaret bashkiak
TIRANË- Këshilltarët Bashkiakë në Tiranë po tentojnë që të hyjnë në godinë...
Aktualitet
5 Prill 2024, 11:31
I.A
TIRANË- Protestuesit para bashkisë së Tiranës kanë qëlluar me sende drejt godinës së Bashkisë. Të b&eum...
Aktualitet
5 Prill 2024, 11:26
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në protestën që po zhvillohet dit&...
Aktualitet
5 Prill 2024, 11:23
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti Flamur Noka ka marrë pjesë në protestë n që po mbahet ditën e sotme para Bashkisë Tira...