6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një nga problematikat që liston janë ndërtimet dhe ambjentet e rrënuara në disa zona turistike. Më tej ai shtoi se problem është mungesa e ujit, e cila kohet e fundit është kthyer në një shqetësim të madh për bizneset në zonën e Golemit dhe në bregdetin e jugut.
TIRANË- Kreu i “Unionit Turistik Shqiptar”, Rrahman Kasa përmes një postimi në "Facabook" ka paraqitur situatën e turimit në vend dhe problematikat më madhore që dëmtojnë këtë sektor vit pas viti. Kasa theksoi se këto problematika janë të hershme ndërsa disa të tjera janë shfaqur kohët e fundit.
Ai shkruan se disa vende te rajonit po ballafaqohen me reduktim te numrit te turisteve për shkak të vetëkënaqësisë së tyre dhe të mungesës së vemendjes ndaj problematikave të sektorit. Një nga problematikat që liston janë ndërtimet dhe ambjentet e rrënuara në disa zona turistike. Më tej ai shtoi se problem është mungesa e ujit, e cila kohet e fundit është kthyer në një shqetësim të madh për bizneset në zonën e Golemit dhe në bregdetin e jugut.
Sipas tij mungesa e burimet njerëzore për turizmin është bërë një nga problemet me shqetësuese, gjatë vitit 2024. Ai shyton se industria e turizmit dhe udhëtimeve ka gjeneruar në mënyrë direkte 93,500 vende pune, duke zënë kështu 7.7% në punësimin total, ndërkohë që për vitin 2025 ka nevoje urgjente edhe për 20.000 vende të reja pune.
"Te nderuar miq dhe kolege te turizmit, si Kryetar i ”Unionit Turistik Shqiptar” (ATU) doja te ndaja me ju shqetesimet dhe problematikat qe na jane adresuara nga bizneset e turizmit, nje pjese e te cilave jane te hereshme,por nje pjese e tyre jane shfaqur ose kane filluar te rriten kohet e fundit.Per kete aresye ju kam propozuar autoriteteve mbajtjen e nje takimi nder-institucional,ku pervec MTM, te marrin pjese dhe perfaqesues te Ministrise se Transportit, drejtoria e kufirit dhe migracionit,drejtoria e policise rrugore,drejtoria e Agjensise kombetare te Bregdetit etj,në mënyrë që te diskutohet per sfidat dhe problematikat, per te kordinuar një bashkëpunim, me qëllim që të identifikojme ngecjet e sektorit te turizmit dhe të hartojmë nje diagnoze të gjendjes në fushën e turizmit,dhe të arrijme ne një konsensus në lidhje me fushëveprimin e institucioneve,ku te përcaktojmë objektivat dhe veprimet që duhet të ndërmerren per te miren e kesaj industrie te rendesishme te ekonomise sone.
Aktualisht disa vende te rajonit po ballafaqohen me reduktim te numrit te turisteve,per shkak te vetekenaqesise se tyre dhe te mungeses se vemendjes ndaj problematikave te sektorit,te cilat nese nuk do marren masa edhe ne mund te kemi te njenjten situate ne vitet ne vazhdim,ku po rendis disa nga me kryesoret,qofte per t’ju bere thirrje institucineve per nje reagim, por edhe si informacion publik:
Ndertimet dhe ambjentet e rrenuara ne disa zona turistike te vendit. Ne mjaft zona, turisti ballafaqohet me nje ambjent me nje ambjent ne ndertim, te pa kuruar dhe dhe te papaster. Me e theksuar kjo dukuri eshte ne zonen bregdetare te Golemit e cila eshte kthyer ne nje kantier ndertimi. Partneret nderkombetare te cilat kane kontraktuar hotelet qe ndodhen ne kete zone jane tejet te shqetesuar nga situata,pasi zona e Golemit aktualisht eshte ne nje situate katastrofale, e mbuluar nga inertet dhe e mbushur me vinca,kamione ,ekskavatore te cilet punojne ne mes te sezonit dhe turistet e huaj kane ankesa per zhurmat,per pluhurin,per rruget e bllokuara nga automjetet dhe autobuset turistike jane te detyruar qe ti zbresin turistet shume larg nga hoteli dhe detyrohen te terheqin valixhet 300-400 metra ne rruget me gure dhe inerte,ku shpesh here na jane shprehur me ironi, qe duhet ti kishim porositur qe te merrnin me vehte kasketa dhe rroba pune dhe jo rroba plazhi.
Mungesa e ujit, E cila kohet e fundit eshte kthyer ne nje shqetesim te madh per bizneset gjate sezonit veror, kryesisht ne zonen e Golemit dhe ne bregdetin e jugut. Informalitetin dhe veprimtarine e pa licencuar dhe ngritja e nje task force per kete qellim. Me qellimin e mire per te mos lejuar informalitietin dhe ne qellim te rritjes se cilesise se sherbimit, te rritjes se standarteve dhe te rritjes se imazhit turistik te vendit duhet,kemi propozuar ne krye te heres ngritjen e nje Task Force e cila te monitoroje dhe te luftoje keto fenomene te demshme,qe ndikojne, si ne imazhin turistik te vendit,ashtu edhe ne te ardhurat ne arken e shtetit dhe mbrojtjen e bizneseve nga konkurenca e pandereshme (dhe jo si ajo qe pretendojne autoritetet qe ne fakt eshte Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik) qe sipas ligjit ka te beje vetem me politikat e menaxhimit dhe nuk funksionon si nje strukture me vehte per te luftuar Informaliteti dhe veprimtarine e pa licencuar dhe konkurencen e pandereshme.
Ofrues shërbimesh, si Agjensi udhetimesh, udhërrëfyes turistikë,qe nuk respektojne rregullat dhe standartet. Guida te huaja operojnë në informalitet të plotë,te cilet ofrojne shërbime jo profesionale dhe të një cilësie të ulët, duke ndikuar në sigurinë e turistëve dhe në imazhin e vendit. Transportues turistik, qe nuk respekton kriteret ligjore dhe shume mjete operojne pa standarte dhe jane te pa certifikuara. Ka dhe nje faktor tjeter qe ndikon ne shkallen e larte te informalitetit ne turizem, ku sipas instat del qe nje vetem 1 ne 5 vizitor ka qendruar ne një nga strukturat akomoduese, informaliteti kryesisht ne AirBB,shtepite pritese, bujtina etj.
Keto dhe te tjera mund te ishin parandaluar neqofte se do merrej ne konsiderate propozimi yne per te ngritur nje Task force per kete qellim,e cila dhe ne kordinim me zyrat e posacme mund te evidentoje subjektet e pa rregullta ,te kontrolloje ne distance targat e njeteve te rregullta dhe te ndalohen autobuset qe jane ne shkelje te ligjit, pasi ka shume mjete jashte standarteve qe mund te rrezikojne jeten e turisteve dhe cdo incident apo mungese profesionalizmi ndikon drejteperdrejt ne imazhin turistik te vendit.
Mungesa e burimeve njerezore dhe e nje stafi te kualifikuar per sherbime turistike. Mungesa e burimet njerëzore për turizmin eshte bere nje nga problemet me shqetesuese, gjatë vitit 2024 industria e turizmit dhe udhëtimeve ka gjeneruar në mënyrë direkte 93,500 vende pune, duke zënë kështu 7.7% në punësimin total, nderkohe qe per vitin 2025 ka nevoje urgjente edhe per 20.000 vende te reja pune. Burokracia per pajisjen e punonjesve te huaj me leje qendrimi.Sic permendem dhe me lart aktualisht sektori ka nevoje direkte per rreth 20.000 punonjes te rinje,te cilet bizneset po i sigurojne neprmjet tregjeve te huaja te punes,kryesisht nga Azia dhe Afrika, por po ndeshen ne barrirat e zyrave lokale te emigracionit te cilat zvarrisin pajisjen me leje qendrimi per keto punonjes qe ne faktt jane te kontraktuar nga bizneset me kontrata te rregullta punesimi.
Kjo ka bere qe mjaft biznese,kryesisht hotele te perballen me mungese stafi dhe per pasoje me mungese sherbimi,gje qe po ndikon negativisht ne imazhin e turizmit. Mbingarkesa e infrastruktures rrugore, jane disa segmente turistike, te cilat tashme nuk po e perballojne dot fluksin qe gjenerohet, sidomos ne akset qe te cojne neper destinacione te rendesishme turistike,sic jane lumi i shales, Shengjin, Ksamil etj. duke krijuar nje ndikim negativ per keto destinacione. Rritja e investimeve publike. Aktualisht investimet në turizëm nuk jane ne perpjestim te drejte krahasuar me ate qe prodhon turizmi per ekonomine,ne mendojme qe per te zgjeruar me tej potencialin turistik te vendit, por dhe per te zgjidhur nje pjese te problemeve te siperpermendura duhet qe se paku investimet publike ne kete sektor te kapin vleren 20% te te ardhurave te gjeneruara nga turizmi.
Rritja e metejeshme e investimeve nga ana e shtetit duhet te jete prioritare, kryesisht në zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore për të trajtuar me efikasitet fluksin e shtuar të turistëve, por edhe per te bere te mundur aksesimin e me shume atraksioneve turistike, te cilat jane akoma te pa aksesueshme ,duhet investuar ne subvencionimin e sektorit te turizmit,sidomos per subvencionimin e stafit te strukturave akomoduesene bregdetare ne menyre qe te mos ekzistoje me koncepti i turizmit sezonal, i cili garanton vazhdimin e nje pune permanente te stafit.Keto investime afatshkurtera sebashku me permiresimin e politikberjes do te na garantojne qe te ruajme imazhin e mire dhe trendin rrites per turizmin,pasi konkurenca eshte shume e forte dhe cdo gabim do te na kushtoje shtrejte dhe nese nuk tregohet kujdes, shifrat mund te na kthehen ne boumerang pergjate viteve ne vazhdim.
Te gjitha keto na eshte vene ne dukje nga partneret nderkombetare qe operojne ne Shqiperi, te cilet nisen nga referencat e klienteve te tyre,ku sipas vleresimit ne rrjetet e tyre te brendeshme,kete vit eshte rritur dukeshem numri i revieë negative per shqiperine. Vertet ne kemi disa pika te forta qe kane ndikim ne rritjen e nr te turisteve,sic jane:
turizmi patriotik,diaspora e madhe qe ka Shqiperia per shkak te emigracionit,konkurenca e cmimeve,mikpritja dhe kulinaria, atraksionet natyrore, trashegimia historike dhe arkeologjike, vend ne eksplorim dhe mundesia e kombinimit dhe diversifikimit te paketes turistike me nje prekje te vetme, shtimi i linjave direkte me fluturime “loë cost”,te cilat kanë bërë që Shqipëria të bëhet më e aksesueshme për te gjithe llojet dhe buxhetet e turisteve te huaj, sidomos e turizmit individual qe ze mbi 85 % te nr te pergjitheshem te turisteve qe vizitojne Shqiperine.
Per tu bere balle ketyre sfidave dhe per te gjetur nje zgjidhje te qendruesme kerkohet nje bashkepunim me i madh me perfaqesuesit e komunitetit te biznesit, ne menyre qe te mos keqadministrohet dhe keqperdoret kjo industri qe mnulon rreth 25% te PBB,dhe per te qene konkurent me vendet kufitare qe kane nje turizem shume me te forte se ne, duhen rishikuar politikat fiskale,(ATU ka propozuar qe tvsh te unifikohet 10% per te gjithe kategorite e turizmit,perfshire dhe akomodimin,ka propozuar subvencionim te punonjesve te strukturave akomoduese ne bregdet gjate sezonit dimeror,ose subvencionimin e tour Operatorve qe o sjellin turiste te organizuar gjate sezonit dimeror ne menyre qe keto struktura te mos jene te deturuar te mbyllen ose reduktine staf,pasi kjo menyre do te hiqte dhe konceptin e turizmit sezonal) duhet plotesuar kuadri ligjor me ligje specifike qe garantojne standartet Europiane,duhen rritur investimet direkte ne sektorin e turizmit,duhen luftuar informaliteti dhe konkurenca e pandereshme etj. Por edhe nga ana e biznesit duhet bere me shume kujdes ne rritjen e cilesise se sherbimeve,ne politikat e cmimeve,ne menaxhimin sa me te mire te biznesit te tyre nga profesioniste," shkruan ai.
Foto RRËSHEN- Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fsh...
Foto DURRËS- Shembja me demolim ( tritol) e një pallati 9-katësh në rrugën “Andrea Mema ” në Durrës dëm...
Foto DURRËS- Një jaht u zhduk përkohësisht nga vendi ku ishte ankoruar në Portin e Durrësit. Pronari i mjetit lundrues, Doria...
Foto SHKODËR- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Muriqan. Raportohet se dy mje...
pamje e pallatit LUSHNJE- Një pallat 12-katësh është rrezikuar nga flakët ditën e sotme në Lushnje. Pallati ndodhet n&eu...
Foto TIRANË- Në Shqipëri ka rreth 1.84 milionë depozita bankare aktive, por rreth 93% e tyre duket se i përkasin qytetarëve t...
foto nga arrestimi SPANJË- Policia Kombëtare e Spanjës ka bashkëpunuar me Europolin, Interpolin dhe autoritetet e Emirateve të Ba...
ambasada amerikane TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka ndarë një mesazh lidhur me kon...
Gent Gazheli TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po finalizon një prej operacioneve më...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin përfundimtar për 4 ish-zyrtarë të akuzuar pë...