LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga qumështi tek elektroshtëpiaket e nafta, produktet që shqiptarët i paguan më shtrenjtë se Europa në 2025-n

Në vite, çmimet u rritën me ritme shumë më të shpejta sesa të ardhurat dhe në 2025-n, ky tregues arriti në 72.6%, niveli më i lartë rekord i raportuar ndonjëherë, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuar nga Monitor. Shifrat pritet të publikohen sot nga Eurostat

18 Qershor 2026, 07:14 Nga E. D

Nga qumështi tek elektroshtëpiaket e nafta, produktet që

TIRANË- Në vitin 2014, çmimet në Shqipëri, të llogaritura sipas standardit të fuqisë blerëse, ishin sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian. Në vite, çmimet u rritën me ritme shumë më të shpejta sesa të ardhurat dhe në 2025-n, ky tregues arriti në 72.6%, niveli më i lartë rekord i raportuar ndonjëherë, sipas të dhënave të Eurostat të përpunuar nga Monitor. Shifrat pritet të publikohen sot nga Eurostat.

Treguesi i Eurostat nuk mat çmimet në terma nominalë, por indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Poëer Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave. Një nivel mbi 100 tregon se çmimet janë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa një nivel nën 100 tregon se ato janë më të ulëta.

E thënë më thjesht, ndërsa në vitin 2014 për të njëjtat produkte që në vendet e BE-së duheshin 100 euro, në Shqipëri duheshin 50 euro. ndërsa në 2025-n, për 100 euro produkte të BE-së duhen rreth 73 euro.

Të dhënat tregojnë se gjithnjë e më shumë produkte po kushtojnë më shumë sesa mesatarja e BE-së, duke përfshirë dhe ato të domosdoshmet.

Produkti më i shtrenjtë në Shqipëri janë pijet alkoolike që kushtojnë 59% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane (159%).

Ndërsa mund të jetosh dhe pa pije alkoolike, apo të konsumosh verë e raki vendase, që i gjen shumë më lirë, grupi i domosdoshëm “Qumësht, produkte të tjera bulmeti dhe vezë” është 35.6% më i shtrenjtë sesa mesatarja e BE-së, duke u rritur më tej në krahasim me vitin e mëparshëm (32.5%). Ndikimin kryesor e japin produktet e përpunimit të qumështit, me kosin psh që kushton më shtrenjtë se në shumë vende në Europë edhe i matur me çmime direkt. Industria e përpunimit të qumështit është ankuar vazhdimisht për kostot e larta dhe mosfunksionimin e zinxhirit të vlerës.

Pajisjet elektroshtëpiake janë një tjetër produkt që na kushton shtrenjtë me indeksin që është sa 112.3% e mesatares europiane, ose 11.3% më shtrenjtë, nga 109.7% një vit më parë.

Kur nisi kriza në Lindjen e Mesme, debati për çmimet e larta të karburanteve ishte i fortë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se ky produkt kushtoi gati 11% më shumë se mesatarja europiane në 2025-n (110.5), duke thelluar diferencën me vitin e mëparshëm (106.6).

Edhe informacioni dhe komunikimi kushton gati 8% më shumë se mesatarja europiane, po ashtu dhe pajisjet e informacionit dhe komunikimit janë më të shtrenjta (106.1).

Shpenzime më të larta duhen edhe për veshje, pasi çmimet janë sa 105.2 % e mesatares së BE-së.

Për herë të parë edhe ushqimet janë më të shtrenjta sesa mesatarja e BE-së, duke kushtuar 2.9% më shumë.

https://monitor.al/shqiperia-shtrenjtohet-me-tej-ne-2025-cmimet-e-ushqimeve-e-kalojne-per-here-te-pare-mesataren-e-be/

Produkti më i lirë në Shqipëri është duhani, që kushton sa gjysma e mesatares europiane. Lirë janë edhe restorantet, ku një darkë që mesatarisht në BE kushton 100 euro, në Shqipëri është 53 euro. Por, ky është më shumë një luks për turistët, që po tërhiqen nga çmimet e lira të akomodimit dhe shërbimit ushqimor.

Ndërsa vendasit detyrohen që produktet e domosdoshme të shportës, në pjesën më të madhe ti blejnë më shtrenjtë se në BE, ndonëse të ardhurat e tyre nuk janë as sa gjysma e atyre të BE-së.

Sipas Eurostat, konsumatorët shqiptarë kanë konsumin individual për frymë fuqisë blerëse sa 48% e mesatares së Bashkimit Europian dhe të ardhurat për frymë sa 43% e mesatares së Bashkimit Europian./MONITOR

Sondazh

Poll

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve