LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngacmoi seksualisht vartësen, emërohet fillimisht drejtor dhe më pas shef sigurie në Portin e Shëngjinit

Fillimisht, pasi ai rezultonte i arrestua në mars të vitit 2021 nga Policia e Lezhës për tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Lezhë. Gjini u arrestua pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, të ketë falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

6 Korrik 2022, 21:44 Nga k.m.
Ngacmoi seksualisht vartësen, emërohet fillimisht drejtor dhe më
Agustin Gjini

Fiks Fare denoncoi një ngacmim seksual që ka ndodhur brenda një institucioni shtetëror. Madje, këtë faktin e ka bërë po një institucion shtetëror. Por, eprori që ngacmoi seksualisht vartësen, jo vetëm që nuk u shkarkua apo ndëshkua, por u emërua fillimisht drejtor dhe më pas shef sigurie. Në redaksinë e emisionit investigativ Fiks Fare mbërritën informacione (në atë kohë) për drejtorin e Portit të Shëngjinit, Agustin Gjini.

Fillimisht, pasi ai rezultonte i arrestua në mars të vitit 2021 nga Policia e Lezhës për tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Lezhë. Gjini u arrestua pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në ish-komunën Shëngjin, të ketë falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar një sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Ndërkohë, z.Gjini në atë kohë, pasi u lirua nga gjykata dhe po hetohet në gjendje të lirë, u emërua Shef Sigurie në Portin e Shëngjinit në Lezhë. Ai ishte personi kyç për të gjitha lëvizjet në këtë port. Por, edhe në këtë pozicion, ai pati probleme. Në redaksinë e “Fiks Fare” mbërritën informacione se z.Gjini është akuzuar në Prokurorinë e Lezhës për ngacmim seksual nga një punonjëse e sigurisë së Portit të Shëngjinit.

Por, çfarë ka ndodhur?! Sipas dokumenteve që disponon emisioni investigativ Z.Gjini është ngritur në detyrë. Pavarësisht se është akuzuar për ngacmim seksual dhe tjetërsim pronash, Ministria e Financave dhe Ekonomisë e ka emëruar z.Agustin Gjini drejtor të Portit të Shëngjinit. Në maj 2022, në QKB u ngarkua urdhri i emërimit në këtë post, i firmosur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.  Pra, me dy akuza të rënda, që janë ende në hetim e sipër, ai u emërua drejtor i një porti. Një post kyç, pasi ka të bëjë me sigurinë!

Ngacmim seksual në zyrat shtetërore

Fiks Fare kontaktoi me ish-punonjësen E.Sh, e cila pranoi ngacmimin seksual nga Agusin Gjini. Sipas saj, çështja është ende nën hetim, ndërsa për këtë rast ka pasur edhe një vendim nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Redaksia e emisionit investigativ ka siguruar vendimin e komisionerit, ku në fund u faktua I gjithë ngacmimi seksual. Ja çfarë shkruhet në këtë vendim: “Ankuesja pretendon se problemin e sipërcituar, ajo ia ka bërë të ditur eprorit të saj të drejtpërdrejtë, z. A.Gj., i cili jo vetëm që nuk i ka dhënë zgjidhje, por përkundrazi ka reflektuar sjellje ngacmuese me natyrë seksuale ndaj saj, të cilat konsistojnë në biseda në aplikacionin WhatsApp, si dhe në biseda të drejtpërdrejta me të. Ankuesja pretendon se z. A.Gj.e ka fyer dhe madje ka tentuar ta godasë edhe në prani të punonjësve të tjerë. Znj. E. Sh. pretendon se, në kushtet kur z. A.Gj., është ndodhur para refuzimit të saj, nuk ka pranuar t’I japë pagesën shtesë për orët e turnit të tretë”.

Në ambientet e Komisionerit është mbajtur një seancë mes palëve, ku Agustin Gjini, i pyetur mbi tabulatet e mesazheve në aplikacionin WhatsApp, të depozituara në cilësi provë nga ankuesja, z. Agustin Gjini fillimisht u shpreh se edhe mund të ishin, por në vijim ndryshoi mendim duke u shprehur se nuk ishin të tijat dhe se për ato tabulate do të përgjigjej vetëm para prokurorisë, pasi çështja ishte në hetim nga ky institucion.

Komisioneri është mbështetur në bisedat e zbardhura në Aktin e Ekspertimi të Qendrës së Ekspertimeve Kompjuterike Ligjore Tiranë, përgjatë periudhës kohore 28.04.2020, ora 18:56 deri në datën 16.09.2020 ora 14:56. Këto biseda ndërmjet znj. E. Sh. Me z. A.Gj. janë shkëmbyer në aplikacionin WhatsApp, si dhe në 43 mesazhe. Nga analizimi i bisedave të tyre, Komisioneri konstatoi një marrëdhënie aspak normale ndërmjet eprorit dhe vartëses së tij. A,Gj., herë pas herë përdorte fjalë dhe shprehje provokuese me natyrë seksuale, shpesh herë edhe ofenduese ndaj znj. E. Sh., si dhe shpesh i bëhen edhe “ftesa” aspak normale. Komisioneri gjykon se kjo sjellje dhe ky komunikim nuk është aspak normal, ndërmjet eprorit dhe vartëses”

Në fund, Komisioneri vendosi konstatimin e diskriminimit për shkak të gjinisë, në formën e shqetësimit seksual, të znj. E. Sh., nga z. A.Gj., me detyrë Shef i Sigurisë së Portit Detar Shëngjin sh.a.

Komisioneri: Favoret seksuale, të dukshme

Por, si nisi ky hetim?! Gazetarët e Fiks Fare biseduan me z.Robert Gajda, Komisioner i Mbrojtjes nga Diskriminimi. Ai tha se është faktuar ngacmimi seksual mes ish-punonjëses dhe z.Agustin Gjini. Sipas tij, gjithçka ka qenë e provuar. “Kemi pasur një problem se nuk mund të konfirmonim nëse ishte nr i z.Gjini apo jo. Kemi pezulluar shqyrtimin dhe më pas kemi pritur kryerjen e aktit të ekspertimit nga prokuroria e Lezhës. Kjo akuzë konfirmoi se ishin nr e ankueses dhe të shefit. Gjithçka ka qenë e provuar. Drejtori në atë kohë i sigurisë në Portin e Shëngjinit i kërkonte favore seksuale kundrejt lehtësirave kësaj punonjëse. Dhe, në momentin që punonjësja nuk i përgjigjet, ai merr masë ndaj saj. Të gjitha janë të provuara” thotë komisioneri.

Sipas tij, ky vendim është i pari i këtij lloji në Shqipëri dhe është dhënë në fund të 2021-shit. Gazetarët e pyesin se, pas 4 muajsh pas dhënies së këtij vendimi, në fillim të muajit maj 2022, ish-shefi i Sigurisë së Portit është emëruar drejtor i Portit të Shëngjinit, ai na thotë se “është shumë gabim”. “Eprorët e tij duhet të kishin parë të kaluarën e këtij drejtori!” pohon Komisioneri.

Gjini pranon problemet me punonjësen

Por, a vijon punën z.Gjini në Portin e Shëngjinit dhe a ka pasur probleme me këtë ish-punonjëse?! Gazetarët e Fiks Fare shkuan në këtë port për të pyetur punonjësit e tjerë. Të gjithë e pranojnë se ka pasur probleme mes ish punonjëses dhe Shefit të Sigurisë. Por, shefi aktual i sigurisë në këtë port shqetësohet shumë kur i përmendim emrin e ish-punonjëses. Madje, ai i thotë gazetares së Fiks Fare se do e shoqërojë në polici. Madje, e kërcënon se do të marrë masa. Gazetarja ankohet në drejtori. Pas disa minutash e takon vetë drejtori Agustin Gjini i cili pranon problemet me ish punonjësen. Ai thotë se “shefi aktual i sigurisë është budalla”, ndërsa pohon se do të marrë masa për këtë sjelle.

Fiks Fare pyeti në Portin e Shëngjinit, në Prokurorinë e Lezhës apo edhe në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për z.Agustin Gjini. Madje, edhe për ngritjet apo mbajtjen në detyrë. Pas interesimit, Ministria e Financave e ka shkarkuar z.Gjini nga detyra e drejtorit të Portit të Shëngjinit, por e ka emëruar sërish Shef Sigurie po në Portin e Shëngjinit. Në të njëjtin vend “krimi”. Madje, në një post që ka të bëjë me sigurinë, pasi ky port ka edhe pikë kalimi kufitar./Marrë nga TopChannel

agustin gjini

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit