LIVE UPDATES
Aktualitet

Ngecin hetimet për fondet IPARD

Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është pa miliona euro nga programi IPARD III, pasi fondet e Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion.

12 Gusht 2025, 16:16 Nga Esmeralda Topi
Ngecin hetimet për fondet IPARD
Foto

TIRANË- Prej dy vitesh, fondet IPARD për bujqësinë shqiptare janë të bllokuara për shkak të dyshimeve për korrupsion, por hetimet e SPAK-ut nuk kanë sjellë ende rezultate konkrete. Brukseli këmbëngul që autoritetet shqiptare ta trajtojnë këtë çështje me seriozitet, duke theksuar se paratë europiane duhet të mbrohen siç duhet. Ministria e Bujqësisë deklaron se po punon për auditimin e jashtëm dhe të tjera masa përmirësuese, por ende nuk ka një datë të qartë për rifillimin e financimeve IPARD.

Prej dy vitesh, bujqësia shqiptare është pa miliona euro nga programi IPARD III, pasi fondet e Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion. Brukseli ka dy vite që u kërkon autoriteteve shqiptare ta trajtojnë me seriozitet këtë çështje, por deri më tani reagimi i tyre i ngjan ritmit të breshkës.

Që prej vitit 2020, dosja për hetimin e abuzimeve me fondet e IPARD ka kaluar nëpër tryezat e institucioneve të drejtësisë shqiptare, pa asnjë rezultat konkret. Fillimisht, çështja u regjistrua në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas dy vitesh, SPAK shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës. Në shtator 2023, dosja u rikthye sërish në SPAK.

Asokohe, SPAK i tha Faktoje.al se hetimi penal mbi shpërndarjen e fondeve ishte ende në fazë paraprake dhe, për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të jepte më shumë informacion. Të njëjtën përgjigje e dha edhe këtë fillim gushti.

“Çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike informacione të mëtejshme,” – SPAK.

Pra, edhe pas dy vitesh, hetimi për dosjen IPARD vijon të endet në fazë paraprake. Asnjë emër. Asnjë arrestim. Asnjë akt akuze.

“Të detyrojnë të besosh se nuk ka drejtësi!” – kështu e përmbyll bisedën e tij Romeo Nazarko, një nga denoncuesit e parë të skemës së abuzimeve me fondet IPARD në Shqipëri. “Kam bërë tre kallëzime në SPAK, përfshi edhe IPARD-in, të treja në gjumë,” shton ai.

Në vitin 2023, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) përfundoi hetimin administrativ mbi abuzimet me fondet e IPARD II dhe ia përcolli raportin përfundimtar, së bashku me rekomandimet, autoriteteve shqiptare dhe Komisionit Evropian. Në një reagim për Faktoje.al zyra e shtypit pranë OLAF nënvizon se tanimë vendimmarrja për çdo hap të mëtejshëm u takon autoriteteve kompetente vendase, sipas vlerësimit të tyre. Me fjalë të tjera, OLAF e kalon topin në fushën tonë.

“OLAF zhvillon hetime administrative. Më pas, u takon autoriteteve kompetente të vendosin mbi çdo veprim të mëtejshëm lidhur me rekomandimet e OLAF, sipas vlerësimit të tyre. Për këtë arsye, ne nuk jemi në gjendje të komentojmë më tej, përfshirë detajet e hetimit dhe provat e mbledhura nga OLAF”, nënvizon zyra e shtypit të OLAF për Faktoje.al.

Paratë europiane të mbrohen siç duhet

Që kur u pezulluan fondet IPARD, Komisioni Evropian ka përsëritur vazhdimisht kërkesën që çështja të trajtohet me seriozitet nga autoritetet shqiptare.  Për dy vite me radhë, kanë theksuar nevojën për masa korrigjuese dhe për transparencë të plotë në hetimin e abuzimeve, duke e bërë këtë kusht të domosdoshëm për rifillimin e financimeve.

Komisioni është në dijeni të një auditimi të jashtëm që qeveria shqiptare ka kontraktuar për të verifikuar grantet dhe pagesat e IPARD II, si dhe sistemin e ri të menaxhimit dhe kontrollit të brendshëm. Por ndërkohë që procedurat bilaterale vazhdojnë, nuk jepen detaje të tjera, ndërsa pritshmëria është që çështja të zgjidhet shpejt e me përgjegjësi.

“Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale në të ardhmen, me kusht që interesat financiare të Bashkimit Evropian të mbrohen siç duhet.”- bën të qartë një zëdhënës i Komisionit Evropian për Faktoje.al.

Nuk ka datë për rikthimin e IPARD

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaron për Faktoje.al se “është e angazhuar maksimalisht dhe po zbaton një plan veprimi me masa konkrete, dakordësuar me strukturat e Komisionit Evropian.” 

Auditimi i jashtëm, që sipas ministrisë “është në fazë zbatim dhe rezultatet e tij priten brenda këtij viti”, është një nga hapat kryesorë për rifillimin e fondeve.

Pas përfundimit të tij, ministria thekson se do të kryhen “procedurat në zbatim të Marrëveshjes Financiare Kuadër të Partneritetit dhe Marrëveshjes Sektoriale”, të cilat janë vendimtare për finalizimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin IPARD III dhe hapjen e thirrjeve për aplikime.

Por pavarësisht përpjekjeve, ende nuk ekziston një datë konkrete për rikthimin e fondeve IPARD. Ministria shton se “në përfundim të auditimit dhe përmbushjes së rekomandimeve të dhëna, do të finalizohet Marrëveshja e Financimit dhe më pas do të hapen thirrjet për aplikime.” 

Megjithatë, për fermerët dhe gjithë sektorin e bujqësisë, këto janë vetëm hapa në një proces që po zvarritet prej kohësh. Ata kërkojnë një datë të saktë për rifillimin e financimeve që do t’i japin frymëmarrje bujqësisë shqiptare.

Programi i mbështetjes në bujqësi IPARD ofron grante në ndihmë të sektorit bujqësor për të gjitha vendet që janë në proces anëtarësimi me Bashkimin Evropian. Shqipëria është një prej pesë vendeve përfituese të mbështetjes me grante. Përmes programit IPARD II, i cili u zbatua gjatë viteve 2014 dhe 2020, Shqipëria përfitoi mbi 71 milionë euro fonde. Dhe teksa vendi priste të niste mbështetjen në bujqësi përmes IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian vendosi pezullimin bazuar në dyshimet për korrupsion./ Faktoje.al

ipard

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj