12 Gusht 2025, 14:46
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet e drejtësisë në Kosovë njoftuan se një person është arrestuar dhe i njëjti ka pranuar fajësinë për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.
T.K., u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.
“Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.
Autoritetet drejtësisë thanë se T.K. është ndaluar dhe “ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore”.
Prokuroria dhe Policia shtuan se po vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.
Pas gjetjes së trupit, autoritetet kishin intervistuar katër dëshmitarë.
Prokuroria dhe Policia thanë se pas arrestimit të T.K., po vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti./REL
enver bajraktari
Aktualitet
12 Gusht 2025, 14:26
r.ll
pamje nga gramshi
GRAMSH- Dy helikopterë të ushtrisë kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarreve ne Gramsh. Situat...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 14:13
E. D
pamje nga zjarri
SARANDË- Vatra e zjarrit në Parkut Natyror në Syrin e Kaltër vijon të jetë ende aktive që nga dita...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 14:00
r.ll
foto ilustruese
GRAMSH- Viktima e parëështë shënuar sot nga zjarret në vend. Sipas informacioneve policore një 80-vjeç...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 14:03
E. D
Edison Probatistaj
MURIQAN- Personi që shihni në foto është Edison Probatistaj që plagosi me armë zjarri Erisa Isuf...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 13:54
r.ll
pamje nga zjarri
GRAMSH- Zjarri që po përpahet me shpejtësi në Gramsh ka shkaktuar panik te banorët e fshatrave dhe ka alarmuar au...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 13:34
foto nga zjarri
KUKËS- Një vatër zjarri masive ka përfshirë gjatë orëve të fundit pjesën lindore të ...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 13:31
r.ll
zjarri
GRAMSH- Situata raportohet alarmante nga zjarri në Gramsh. Ministria e Mbrojtjes ju ka bërë thirrje urgjente banorëve t&eum...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 13:25
E. D
foo ilustruese
SHKODËR- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër&rdqu...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 13:21
E. D
foo ilustruese
GRAMSH- Situata e zjarreve në gramsh është bërë alarmante, pasi flakët kanë "pushtuar" zonën. Bë...
Aktualitet
12 Gusht 2025, 13:08
r.ll
foto ilustruese
GRAMSH- Situata me zjarrin në Gramsh paraqitet alarmante. Raportohet se flakët kanë përfshirë teqenë e Sh&eum...