6 Prill 2023, 23:18
Nga F.M
Jeton Lami
TIRANË- Ish-polici i forcave operacionale, Jeton Lami, i akuzuar për shpërdorim detyre pasi u arrestua sepse shoqëronte të shumëkërkuarin e zhdukur pa gjurmë prej 9 gushtit, Ervis Martinaj, ka nisur përballjen me gjykatën. Gjykata e Kurbinit ka kaluar dosjen për gjykim duke konfirmuar akuzën e ngritur ndaj tij dhe ka pranuar ta gjykojë atë me procedurë të shkurtuar.
Rrjedhimisht, në momentin që Lami dënohet e shpallet fajtor do të përfitojë ulje dënimi.
Ish-agjenti i Operacioniales u arrestua në Gusht të 2022, vetëm disa ditë pasi familja e Ervis Martinajt kallëzoi humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin. Jeton Lami rezultoi ndër personat e fundit që kishte patur kontakte me Martinajn, e vërtetuar dhe me pamje filmike në një hotel në Durrës. Por që nga gushti dhe deri më tani, Jeton Lami nuk ka pranuar që të flasë.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.
Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.
jeton lami ervis martinaj
Aktualitet
6 Prill 2023, 23:16
Foto Ilustruese
TIRANË- Franca dhe Anglia kanë ndaluar qarkullimin e skuterave elektrikë pasi janë klasifikuar të rrezikshëm ...
Aktualitet
6 Prill 2023, 21:18
Gëzim Prenga
TIRANË- Gëzim Prenga është një 54-vjeçar nga Mirdita, i cili më 15 Mars 2023 u arrestua nga policia...
Aktualitet
6 Prill 2023, 21:02
F.M
Ambulancë
SHIJAK- Një 33-vjeçar i identifikuar si Altin Farruku është plagosur me thikë këtë mbrëmje. Farruk...
Aktualitet
6 Prill 2023, 21:00
I.A
Foto Ilustruese
FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se një makinë tip 'Mercedes Benz' ka p&e...
Aktualitet
6 Prill 2023, 20:31
F.M
Emigrantët
BRITANI E MADHE- Emigrantët i tremben jetesës në anijen e ankoruar posaçërisht për ta në brigjet brita...
Aktualitet
6 Prill 2023, 20:20
I.A
Kokaine
ITALI- Një shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane, pasi u kap me drogë në qytetin e Luça-s. Mësohet...
Aktualitet
6 Prill 2023, 20:10
F.M
Tuneli
TIRANË- Familja Lusha ka mbetur në qiell të hapur në Lanabregas pasi tuneli që kishin kthyer në banesë ësht&...
Aktualitet
6 Prill 2023, 19:57
Foto Ilustruese
SKOCI- Një shqiptar i akuzuar për posedim të imazheve të pahijshme të fëmijëve në Cumnock ësht...
Aktualitet
6 Prill 2023, 19:53
F.M
Orjol Lame
ITALI- Orjol Lame, 32-vjeçari shqiptar që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën gruaja e fëmija i tyre vetë...
Aktualitet
6 Prill 2023, 19:48
F.M
Aksidenti në Sukth
DURRËS- Dy drejtuesit e makinave që aksidentuan motorin në të cilin udhëtonin dy persona dhe një prej...