LIVE UPDATES
Aktualitet

Emigrantët i tremben anijes ku dëshiron t’i strehojë Britania: Është kurth, do të na dërgojnë në Ruanda, më mirë fle në rrugë! Shoqatat: Mizori, anulojeni këtë plan

Kryqi i Kuq Britanik, Amnesty International dhe organizata të tjera bamirëse i kanë bërë thirrje qeverisë të heqë dorë nga planet, duke thënë se përdorimi i anijes për të strehuar emigrantët është "mizori ministrore". 

6 Prill 2023, 20:31 Nga F.M
Emigrantët i tremben anijes ku dëshiron t’i strehojë
Emigrantët

BRITANI E MADHE- Emigrantët i tremben jetesës në anijen e ankoruar posaçërisht për ta në brigjet britanike, pasi mendojnë se duke qenë brenda saj, do të përfundojnë në Ruanda pa e ditur. Një refugjat sudanez i quajtur Imad tha: Nuk dua të shkoj aty…më mirë fle në rrugë!

Një tjetër thotë: Është kurth, do të na çojnë në Ruanda, unë nuk shkoj aty, do të arratisem.

Më mirë zhdukem,”- shton dikush tjetër.

Qeveria britanike ka deklaruar se emigrantët ilegalë do të akomodohen në ish-baza ushtarake në vend dhe në këtë anije që më herët është përdorur nga Gjermania në vitet 1990 dhe Holanda në fillim të viteve 2000 për të strehuar azilkërkuesit. 

Ministria e Brendshme ka konfirmuar se do të presë mbi 500 azilkërkues në këtë anije, por ky vendim kundërshtohet nga disa organizata të të drejtave të njeriut, duke përfshirë disa deputetë konservatorë. Anija trekatëshe me 222 dhoma, Bibby Stockholm, do të ankorohet në Portland Harbour, Dorset dhe do të qëndrojë në port për të paktën 18 muaj dhe procesi i embarkimit do të jetë gradual.

Bibby Marine, kompania me bazë në Liverpool që operon anijen, tha se mjeti po rinovohej pasi Holanda e ka përshkruar si një vend me ‘mjedis shtypës’

Qeveria britanike ka deklaruar se emigrantët që do të jëtojnë aty do të jenë të lirë të vijnë dhe të shkojnë kur të duan, por deri në orën 23:00, pasi në atë orë, çdo mbrëmje do të bëhen telefonata për të kontrolluar që të gjithë njerëzit që dolën janë kthyer në bord. 

Nënsekretari i Shtetit për Emigracionin, Robert Jenrick, ka përshëndetur propozimin e qeverisë, duke deklaruar se kjo masë do të ndihmojë "të parandalojë që Mbretëria e Bashkuar të bëhet një magnet për azilkërkuesit në Evropë".

Megjithatë, Këshilli i Bamirësisë për Refugjatët tha se Bibby Stockholm është "plotësisht e papërshtatshme" për njerëzit që kanë shkuar në atë vend pasi u kanë shpëtuar rrahjeve dhe kërcënimeve me vdekje në vende si Afganistani dhe Irani. 

"Një shtëpi lundruese nuk ofron atë që u nevojitet, as për respektin, dinjitetin dhe mbështetjen që meritojnë," tha shefi ekzekutiv i Këshillit të Refugjatëve, Enver Solomon. 

Kryqi i Kuq Britanik, Amnesty International dhe organizata të tjera bamirëse i kanë bërë thirrje qeverisë të heqë dorë nga planet, duke thënë se përdorimi i anijes për të strehuar emigrantët është "mizori ministrore". Këshilli i Qytetit të Dorset është shprehur gjithashtu kundër planeve të qeverisë, duke thënë se ka "rezerva serioze" në lidhje me përshtatshmërinë e kësaj anijeje si një banesë për emigrantët.

emigrantet ne angli emigrantet ne britani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet