LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu vdiq në qeli/ Reagon pas 6 ditësh Drejtoria e Burgjeve: Konsumonte drogë, numri që kontaktonte me familjen na doli i padisponueshëm, ia deleguam Tiranës njoftimin

Ndërsa përsa u përket shkaqeve të vdekjes së Tahirit, në njoftim thuhet se i riu ka referuar se është përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C. Nuk dihet nëse gjatë qëndrimit në paraburgim ka vijuar të konsumojë lëndë narkotike, por hetimet vijojnë.

6 Prill 2023, 18:28 Nga F.M
I riu vdiq në qeli/ Reagon pas 6 ditësh Drejtoria e Burgjeve:
Renalt Tahiri

TIRANË- Drejtoria e Burgjeve ka reaguar gjashtë ditë pas vdekjes së të arrestuarit Renalt Tahiri në qelitë e paraburgimit ‘302’ në rrugën ‘Mine Peza’ në Tiranë. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në datë 31 mars, por që nuk janë njoftuar sepse sipas Drejtorisë së Burgjeve numri me të cilin kontaktonte i arrestuari ka dalë i padisponueshëm. Për këtë arsye, Drejtoria shton se kanë kërkuar adresën e banimit të të riut dhe ia kanë deleguar si përgjegjësi Drejtorisë së Tiranës që të bëntë njoftimin e tij. Ndërsa përsa u përket shkaqeve të vdekjes së Tahirit, në njoftim thuhet se i riu ka referuar se është përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C. Nuk dihet nëse gjatë qëndrimit në paraburgim ka vijuar të konsumojë lëndë narkotike, por hetimet vijojnë.

Njoftim për shtyp:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në media- lidhur me rrethanat në të cilat shtetasi Renalt Tomor Tahiri, me masë sigurie arrest me burg në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale,“Jordan Misja” ka ndërruar jetë në QendrënSpitalore Nënë Tereza.-dhe mosnjoftimin e familjarëve të tij nga ana e stafit të burgut. Duke shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e personit të tyre të dashur,informojmë opinionin publik se;Shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është shoqëruar nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, për në ambjentete paraburgimit të IEVP “Jordan Misja” më datë 31.03.2023, në orën 12:40, në zbatim të Vendimit tëGjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Nr. 670 Akti, datë 30.03.2023, me masë sigurie arrest me burg, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.Bazuar në procedurat standarte shtetasi Renalt Tomor Tahiri, është pritur nga Komisioni i Pranimit, icili ka vlerësuar gjendjen shëndetësore të tij dhe me rekomandim të mjekut të burgut është vendosur që i paraburgosuri të shoqërohet për në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” për një konsult me mjek specialisttoksikolog, pasi është konstatuar në gjëndje të rënduar shëndetësore, në paraqitje humor të deprimuar,fascies e zbehtë, puls i dobët. I paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri ka referuar se është përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohet me methadon dhe se vuan nga hepatiti B, C.
Në orën 14:10 datë 31.03.2023, i paraburgosuri është shoqëruar për në Qendrën Spitalore “NënëTereza”, ku ka realizuar konsultën me mjekun toksikolog. Pacienti njihej nga stafi shëndetësor si përdorues i lëndëve narkotike. Aktualisht nën terapinë mbajtëse me Methadon 60 mg. Mjeku karekomanduar të vazhdoj terapia me Methadon dhe rikontroll në rast nevoje.Pas konsultës me toksikologun është kryer konsult dhe me mjekun Psikiatër në Qendrën Spitalore tëBurgjeve.Pacienti paraqitet me dobësi trupore, mungesë oreksi, nuk referon të jetë trajtuar për probleme tëshëndetit mendor, si edhe referon së është trajtuar me Methadon, qetësues dhimbje. I është rekomanduar të plotësohet me analiza laboratorike (gjak komplet, Gjak Biokimik, HIV/AIDS, Hepatit B, C). Të vazhdojë trajtimin me medikamente për tre ditë (Sol. Fiziologjik, Vit C).Pas kthimit nga QSUT më datë 01.04.2023, ka vijuar trajtimi i pacientit sipas rekomandimeve tëmjekëve specialist.
Rreth orës 15:30, të datës 01.04.2023, i paraburgosuri shoqërohet për në dhomën e infermierisë, ku iështë vendosur serumi dhe vitamino-terapi, sipas rekomandimeve të mjekëve QSUT “Nënë Tereza”. Rreth orës 20:50 të datës 01.04.2023, i paraburgosuri Renalt Tomor Tahiri i ka kërkur infermierit, për t’iaplikuar një qetësues dhimbje, i cili është aplikuar. Por megjithë mjekimin që mori, gjëndja e tijshëndetësore ka qenë e njëjtë. Rreth orës 21:50, punonjësit e sigurisë kanë njoftuar urgjentë stafin shëndetësor për shkak të gjëndjes sërënduar të të paraburgosurit. Infermieri ka hyrë menjëherë në dhomën e shtetasit Renalt Tahiri dhe ka konstatuar se gjëndja e tij ishte shumë e rënduar, puls shumë i dobët, nuk komunikonte, i është dhënë ndihma e shpejtë dhe është nisur menjëherë për në urgjencën e QSUT-së. Grupi i shoqërimit është nisur nga institucioni në orën 22:06 dhe ka mbërritur në urgjencën e Q.S.U.T në orën 22:10, datë01.04.2023. Gjatë shoqërimit për në urgjencën ka vazhduar kryerja e masazhit kardiak. Në QSUT pacientit i është dhënë ndihma mjekësore, i janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe më pas mjeku i urgjencës kakonkluduar se pacienti Renalt Tahiri ka berë eksitus letalis (vdekje) susp. Arrest kardiak në Spitalin QSUT “Nënë Tereza”. Lidhur me detyrimin ligjor të stafit të burgut për njoftimin e familjarëve dhe të afërmëve në rast vdekje; Zyra e Informacionit e IEVP Jordan Misja ka siguruar një numër kontakti të familjarëve të të paraburgosurit, të marrë nga dokumentacioni i tij të cilin e kanë thirrur për disa herë deri në orën 00:05 të datës 02.04.2023 dhe ka qenë i padisponueshëm. Në pamundësi për t’u lidhur me familjarët e të paraburgosurit për ti njoftuar, në orën 00:30 është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, të cilës i është bërë me dije dhe adresa e banimit të të ndjerit Renalt Tomor Tahiri. Gjithashtu është njoftuar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Tiranës. Menjëherë pas njoftimit të ngjarjes nga salla operative, një ekip inspektimi i nivelit të lartë të DPB, meUrdhër të Drejtorit të Përgjitshëm, ka inspektuar lidhur me rrethanat e vdekjes dhe zbatimin e procedurave të pranimit, nga ora 23:00 deri në 04:00. Gjithashtu Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm nën drejtimin e Prokurorisë është duke bërë hetimin lidhur me ngjarjen.

renalt tahiri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet