LIVE UPDATES
Aktualitet

"Një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar"/ Media Belge: Bosi i drogës Eldi Dizdari po blen pasuri të paluajtshme në Dubai! Zbulohet lidhja që ka pasur me ish-Missin shqiptar

Dizdari ka ndjekur paratë e mafies së drogës në Antwerp që tashmë po investohet në botën e pasurive të paluajtshme në Dubai, atje ku dyshohet se është strehuar bashkë me Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria me të cilën ka një fëmijë. Artikulli shkruan gjithashtu se ish-Missi ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.

30 Janar 2025, 22:44 Nga B.Z

"Një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar"/ Media

BELGJIKË - Media belge "GVA", i ka dedikuar së fundmi një shkrim shqiptarit Denis Matoshi, gjithashtu i njohur si Eldi Dizdari i cili thuhet se është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij dhe më pas ka rezultuar se ishte një nga personat më të kërkuar nga autoritetet në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.

GVA, shkruan se Dizdari ka ndjekur paratë e mafies së drogës në Antwerp që tashmë po investohet në botën e pasurive të paluajtshme në Dubai, atje ku dyshohet se ka shkuar bashkë me Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria me të cilën ka një fëmijë. Artikulli shkruan gjithashtu se ish-Missi ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.

Artikulli vijon se Dizdari është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar dhe është i lidhur me trafikun e gjerë, ndërkontinental të drogës. Më tej thuhet se Dizdari dyshohet se ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm edhe në “masakrën e Bllokut”, ku një person ndërroi jetë dhe të tjerë u plagosën. Gjithashtu Dizdari akuzohet dhe për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false.

Artikulli sjell në vëmendje edhe gjyqin kundër klanit "Y" në Antwerp, teksa zbërthen edhe rolin e Denis Matoshit në grupin e drogës.GVA shkruan se Matoshi ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit për të transportuar sasi të mëdha kokaine

Artikulli i plotë:

Kur një makinë luksoze tip "Mercedes Benz" kaloi me rreth 240 km/orë në autostradën Anversë-Einthoven, rruga nga Belgjika drejt Holandës, dy oficerët e policisë shtangën: Uou Zoti im! Me 240 në orë!.

Ishte viti 2021 dhe bashkë me ta rastësisht gjendej dhe producenti televiziv belg, Luk Alloo me kameramanin e tij, i cili kishte dalë për të verifikuar dhe denoncuar si shkelen rregullat e qarkullimit rrugor në Belgjikë.

Oficerët ndalojnë mjetin, pa e ditur që drejtues ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet e zbatimit të ligjit në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.

Edhe pse e pyesin dhe i flasin, Dizdari nuk kupton holandisht dhe përpiqet të qetësojë oficerët e policisë në anglisht.

“Ju lutem, më lini të shkoj. Ju lutem!,” thotë ai.

Por kur oficerët e bëjnë të qartë se ai duhet të dorëzojë patentën e shoferit, ai del jashtë mjetit. Është një burrë i gjatë dhe shumë i dobët.

Me mirësjellje i kërkon policisë të parkojë makinën e tij disa qindra metra më tutje, por policët nuk e përmbajnë dot gëzimin kur i shohin mjetin.

"Uau, kjo është një makinë e bukur."

Luk Alloo, i cili dëshmoi gjithçka e përshkruan Dizdarin si një "humbës të ndershëm" dhe mbi të gjitha "shumë miqësor".

Asnjë nuk e dinte se kishin ndaluar Eldi Dizdarin, një nga peshat e rënda të mafies shqiptare të drogës.

Në Shqipëri, Matoshi jo vetëm që është i lidhur me trafikun e gjerë, ndërkontinental të drogës, por dyshohet se ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm edhe në “masakrën e Bllokut”, ku një person ndërroi jetë dhe të tjerë u plagosën.

Të shtënat mësohet se kanë të bëjnë me një konflikt në botën e drogës, ndonëse shërbimet e policisë shqiptare nuk përjashtojnë faktin se sulmi ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje për masakrën në Tropojë ku mbetën viktima të afërm të Denis Matoshit.

Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ata pompojnë dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Blueëaters Island Residences 2, në Dubai.

Ka diçka tjetër interesante në letrat e tij zyrtare: megjithëse i lindur në Bajram Curri në Shqipëri, Matoshi ka kombësi belge.

Ai është ose ka qenë i martuar (ende nuk janë të qartë) me Suada Sherifin, ish-Miss Shqipëria me të cilën ka një fëmijë. Ajo ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro.

Belgo-shqiptari Matoshi ndodhet aktualisht në paraburgim në Dubai, me kërkesë të organeve të drejtësisë belge. Belgjika kërkon ekstradimin e Matoshit për shkak se ai dyshohet se është i përfshirë në importin e kokainës nëpërmjet portit të Antëerp.

Përveç kësaj, Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." nga Antwerp. Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false.

Thuhet se Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë  një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antëerp-it.

Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false. Në mjedisin kriminal të Antëerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".

Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antwerp dhe Roterdam.

Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port.

Ky i fundit bashkëpunonte me kushëririn e tij, Marsin, i cili ishte planifikuesi kryesor i menaxherit nga terminalet e kontejnerëve të DPëorld.

Por kur Marsi "u nxor" nga familja e tij duke e qëlluar me disa plumba në këmbë, edhe perandoria e Bayramit u shemb.

Në këto kushte "Alduth" (Dizdari) kërkoi partnerë të rinj që mund t'i merrnin kokainën në port dhe kështu u lidh me grupin e ish-kikboksierit Omar Govers dhe Najim E.M.

Bashkë iu fshehën mirë radarit të Policisë derisa Omar Govers u dënua me 13 vjet burg për një rast trafiku droge për kompaninë Bello. Govers thuhet se që atëherë është tërhequr nga tregtia e kokainës. Ai ka hyrë në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai me firmën e tij "Novvi Properties". Faqja e rrjeteve sociale Instagram përmban video të shumta që tregojnë menaxherin e kompanisë Govers duke marrë pjesë në ndërtimin e një ekipi dhe impianteve sportive.

Madje në kompaninë e tij, ai, punonjësit me performancë të lartë të Novvi Properties i shpërblen me një Rolex.

Por jo vetëm autoritetet belge, por edhe policia italiane dhe ajo shqiptare janë shumë të interesuara për Denis Matoshin. Në vitin 2020, zyra e prokurorit të Firences nisi një ofensivë në shkallë të gjerë kundër kompanisë Bello duke shënjuar nisjen e operacionit "Blanco".

Matoshi u arrestua në vitin 2020 nga Policia e Dubait me kërkesë të Italisë. Megjithatë Dubai nuk pranoi ta ekstradonte dhe e liroi Matoshin nga burgu.

“Në Itali, Matoshi u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat, e po ashtu nuk është dënuar ende në Shqipëri. Ai ka një precedentë të pastër kriminal në të gjithë Evropën,”-thotë Sven Mary, avokat i Matoshit.

Çështjet penale italiane janë shpesh si rastet belge: ato zvarriten me vite. Por ajo që ndodhi me operacionin "Blanco" nuk është plotësisht e qartë.

Sërish sipas Sven Mary, avokatit të Denis Matoshit, belgo-shqiptari është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat në Itali.

"Madje nuk është dënuar as në Shqipëri. Denisi ka një dosje të pastër kriminale në të gjithë Europën,"-shton avokati.

Denis Matoshi së fundmi edhe ka dalë tek autoritetet gjermane gjatë operacionit "Platinum", gjatë një hetimi për kontrabandën e kokainës në një shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut për në Europë.

Figura qendrore në hetim është një kalabrez që drejton një restorant në Gjermani, por që në realitet thuhet se po krijon marrëveshje të mëdha kokaine midis furnizuesve të Amerikës së Jugut dhe blerësve evropianë.

Sipas policisë gjermane, "Ndrangheta", organizata e fuqishme kriminale me rrënjë në Kalabri, bashkëpunonte me belgo-shqiptarin Matoshi.

Shqiptarët e kompanisë Bello kishin fituar një pozicion të fortë në tregtinë ndërkombëtare të kokainës.

Shqiptarët dërgojnë njerëzit e tyre në Ekuador për të vendosur kontakte me furnizuesit kolumbianë dhe për të korruptuar njerëzit në portin e Guayaquil.

I forti i kompanisë Bello në Eukuador në atëkohë që sot është burgun e Fierit, është Dritan Rexhepi.

Në Antwerp, ai ishte pjesë e një bande hajdutësh që përdornin dhunën  për të grabitur biznese.

Kur shkoi në Ekuador, ai arriti që të krijonte një marrëdhënie biznesi me një furnizues të madh kolumbian, i cili e furnizoi me tonelata kokainë.

Rexhepi sigurohej që kokainë të dërgohej në Antëerp dhe Roterdam, ndërsa Denis Matoshi sigurohej që droga të shpërndahej në mënyrë të sigurt te klientët në Evropë.

Në një bisedë të dëgjuar mes Dritan Rexhepit dhe një të besuari, ata diskutojnë për Matoshin.

“Ai na ka hequr 4000 kg. E kemi numër 1!"

Në Antwerp, Matoshi është në kontakt edhe me një tjetër shqiptar, i cili gjithashtu do të luajë një rol të spikatur në botën e drogës në Antëerp: Ermir Ndreaj (44), alias Cinco.

Edhe Cinco vjen nga qyteti i Bajram Currit. Emri i Ndreajt figuron në disa hetime të mëdha kriminale për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin për klanin Y. dhe Frank De Tank.

 Ndreaj pseudonimin ia ka atribuuuar diskotekës së famshme "Cinco Cavalli" në Durrës, të cilën e ka në pronësi. Në Tiranë, ai dhe bashkëshortja e tij Elira drejtojnë restorantin elegant "Savoy Garden".

Restoranti mund të jetë ekskluziv dhe i shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë se gjërat shkojnë gjithmonë mirë.

Në verën e vitit 2024, disa persona u plagosën gjatë një feste VIP në Savoy Garden, e gjitha pasi 32-vjeçari Edison Elezaj filloi të qëllonte me armë zjarri.

Kanë lidhje me mafian shqiptare?

Personi që qëlloi me armë zjarri ishte djali i pronarit të Lajthizës, markës më të famshme të ujit të burimeve në Shqipëri.

Javën e kaluar, dosja ku bën pjesë Ermir Ndreaj u dërgua në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve për trafik droge dhe pastrim parash, por shqiptari nuk është i vetmi i akuzuar.

Bashkë me të përmendet Sani Al Murdaa dhe 'biznesmeni' i Antwerpenit, Yasin M., alias Teentje.

Ndryshe nga Denis Matoshi, Cinco nuk fshihet në Dubai. Cinco thjesht shëtit nëpër Tiranë si njeri i lirë, me të dashurën e tij Elira, një avokate.

Duke qenë se Shqipëria nuk ekstradon shtetasit e saj, "Cinco" nuk ka pse të frikësohet se do të ekstradohet në Belgjikë.

Nëse gjykatat shqiptare do ta lënë të qetë, kjo është tjetër histori..../ Gazeta van Antëerpen

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria