LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni “Shpirti”, denoncimi i të akuzuarit: Pushtetarët i liruan, ne të varfrit na dënuan dhe ‘vranë’ në burg!

58-vjeçari ngriti akuza ndaj organeve ligjvënëse dhe sistemit të burgjeve, teksa tha se një djalë ia kanë “vrarë” në burg, pasi s’i kanë dhënë ndihmën e parë. Luani dhe dy djemtë e tij u kapën nga policia gjatë operacionit “Shpirti”, ku pjesë ishte edhe truproja i ish-ministrit të Brendsh ëm, Saimir Tahiri.

30 Janar 2025, 21:07 Nga E. D
Operacioni “Shpirti”, denoncimi i të akuzuarit:
foto nga emisioni

TIRANË- Luan Zylyftari nga fshati Orizaj i Skraparit denoncoi në emisionin Fiks Fare se familja e tij është akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

58-vjeçari ngriti akuza ndaj organeve ligjvënëse dhe sistemit të burgjeve, teksa tha se një djalë ia kanë “vrarë” në burg, pasi s’i kanë dhënë ndihmën e parë. Luani dhe dy djemtë e tij u kapën nga policia gjatë operacionit “Shpirti”, ku pjesë ishte edhe truproja i ish-ministrit të Brendsh ëm, Saimir Tahiri. Bashkë me të nën akuzë ishin edhe dy djemtë e tij, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në qeli.

“I jam drejtuar ‘Fiks Fare’ se më është bërë një e padrejtë. Më kanë arrestuar familjarisht në vitin 2021 bashkë me dy djemtë Artan dhe Geri Zylyftari. As e dimë se kush na akuzoi dhe për çfarë na arrestuan, vetëm kur na morën në burg. Na lanë grup i strukturuar dhe s’kishte asnjë provë. Na kapën me urdhër të SPAK-ut. Mua më mbajtën disa ditë dhe më lanë prapë, duke më hetuar e gjykuar me masën e arrestit shtëpiak” thotë Luani. Më tej pohon se djemtë i kanë mbajtur në burg dhe prokuroria kërkoi për ta 8 vite burg.

58-vjeçari; “S’kam lidhje me truprojën e Tahirit”

Fiksi e pyeti 58-vjeçarin pasi në dosje janë disa pasazhe, që ai ka kultivuar lëndë narkotike në zonën ku jetoni dhe banoni. “Ata i kanë në dosje, po ne s’kemi mbjellë asgjë gjë. Kanë folur dy tre veta në Itali. Emrin tim e ka përmendur vetëm prokuroria. Njëri nga ata të penduarit thotë se ‘Luan Zylyftarin as e njohim fare, s’e kemi takuar’. Mirëpo prokuroria ka bërë punën e tyre. Në zonë s’kanë sekuestruar asnjë gjë. As kur bënë kontroll në banesën time s’kanë gjetur asnjë gjë” thotë Luani.

Fiksi e pyeti se te rrëfimet e të penduarve përmenden disa rrugë, antena dhe distanca për te plantacioni ku ishte mbjellë lëndë narkotike. “Ato s’janë fare në zonën tonë, ato janë më lartë. Nuk kanë gjetur asnjë gjë, as kanë shkuar për kontroll” vijon ai, ndërsa po në fashikull bëhet një lidhje mes tij dhe z. Ilirjan Duçollari. “Ai është djali i hallës sime, por ai u kap 1 vit para nesh. Unë s’i kam as numër telefoni, s’kam pasur asnjë marrëdhënie. Vetëm se jam djali i hallës i Lanit se kështu i thonë në dosje te SPAK-u. As djemtë e mi s’janë kapur ndonjëherë me drogë” vijon Luani.

Ai thotë se për 3 vite është përballur me SPAK-un dhe nga masa e arrestit shtëpiak, ku qëndronte në Skrapar, ka ardhur me autobus në Tiranë. “Që të marrësh një invalid pune 34 vite, i kam bërë të tëra me infarkte, me by-pass, dy herë paralizë dhe ta akuzohesh, në këtë vend jemi dhe këtë shtet kemi. Mua më ka vajtur atje ku s’mban më. Më akuzuan për kultivim, por unë në 2016-ën, kur thotë ai, kam qenë i shtruar te 5-sa. Letrat janë atje. Në 2016-ën dhe 2019-ën i shtruar sërish” shton ai.

58-vjeçari thotë se prokuroria kërkoi 8 vite burg për të, por gjykata e nxori të pafajshëm. Ndërkohë, nga 8 vite burg kërkoi edhe për djemtë, masa që u pranuan edhe nga Gjykata e Posaçme. SPAK-u apeloi vendimin dhe kërkoi 5 vite për Luanin, por Apeli la në fuqi shkallën e parë, pafajësi. Ndërkohë, djali i tij i vetëm aktualisht, Geri Zylyftari u dënua me 8 vite nga Apeli. Para se të jepej vendimi, Geri u lirua me masë arrest shtëpie, por masa iu ndryshoi dhe ai aktualisht është në burg, megjithëse vuan nga një mori sëmundjesh.

“Më vdiqën djalin në burg”, asnjë nuk hetohet

Luani tregon se djali i tij, Artan Zyluftari ka ndërruar jetë në Burgun 313 në Tiranë në datë 28 tetor 2023. “Ishte akuzuar me grupin e strukturuar. Prokuroria dhe gjykata e dinin që ai kishte bërë ndërhyrje për zemrën. Ia kam kërkuar disa herë gjykatës, por më thanë fol për vetë dhe jo për të. Djali ka pasur probleme, ka bërë edhe koronare. Djalin ma kanë vdekur ata, gjykata dhe te burgu. I bënë një analizë që s’është e zemrës në vitin 2022, por vetëm për t’u tallur. Djali duhet të bënte eko dhe filmin e zemrës. Ai ndërroi jetë brenda në qeli. Ka kërkuar djali i tjetër ndihmë. se kanë qenë 2 vëllezër në dhomë. Gjysmë ore s’vajti njeri. Ai i ka vdekur në duar dhe s’i është dhënë ndihma e parë. Djali ishte 30 vjeç” pohon Luani.

Më tej shton se familja ka bërë denoncim për këtë ngjarje. “E kanë pushuar. Për mua kur e pushon, më vret dy herë. Mua ma kanë vdekur për një ilaç nën gjuhë, që mundëson hapjen e venave të zemrës. Ata thanë jo! Ai ka bërë koronare në qershor të vitit 2020” pohon ai.

Dosja “Shpirti”, dënohet dhe vdesin të varfrit …

Fiks Fare ka siguruar dosjen e operacionit “Shpirti”, ku janë zbardhur të gjitha episodet e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali nëpërmjet plazhit të Divjakës. Drejtuesi i grupi ishte shtetasi Ilirjan Duçellari, truproja i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte me disa pseudonime “Ilirjan Zaimi, i thirrur Kani kafes, daja, sy bardhi”. Duçellari, sipas dosjes, ishte gjithmonë drejtuesi dhe gjente lëndën narkotike në Shqipëri, ku në disa raste e kultivonte edhe vetë. Më pas ishte lidhur me shtetas italianë për t’a trafikuar.

Akt-akuza ndaj familjes Zylyftari ka ardhur nga një dëshmi e bashkëpunëtorit Mariglen Shusha, i cili ka pohuar se “droga e kapur në Itali ishte mbjellë në Çorovodë dhe ruhej në një shtëpi në atë zonë, ku banonin disa “kushuri o nipat e Lanit”. Në dosje shkruhet se Duçellari kishte krijuar një potencë ekonomike, kishte lidhje edhe tek policia shqiptare, ku ndër ta ka qenë shefi i komisariatit të Çorovodës. “Ky grup kishte krijuar sigurinë dhe mbështetjen e policisë e cila për çdo bimë merrte një pagesë nga drejtuesi i grupit kriminal” thotë akuza.

Fiksi e pyeti Luanin se në dosje janë të implikuar edhe ish zyrtarë policie dhe të prokurorisë. “Ata janë shokët e atyre, ne s’kemi krahë. Ata i kanë çuar, u thanë ik se s’je për te SPAK-u, je për në Durrës apo në Vlorë, ku i çojnë nëpër gjykatat e tyre. Të vesh të marrësh një fukara që të jetë në maj të malit edhe 4 vjet invalid pune edhe ta fusësh në grup të strukturuar unë këtu në Shqipëri po e shikoj” pohon ai, teksa shton se përveç çunave dhe kushëririt të tij nuk njeh asnjë nga personat e akuzuar. “Edhe unë jam pjesë e grupit, po SPAK-u mund të fusë edhe babanë tim 90 vjeç sa po shkon ai, se vetëm plaku më ka mbetur nga burrat në shtëpi mua. S’më ka ngelur njeri tjetër i mori ai” thotë ai.

Nuk u gjet asnjë bimë kanabisi!

Prokuroria e Posaçme shkruan në dosje se, në çdo rast kur kapej ndonjë pjesëtar, “Lani” bënte pagesat e mbrojtjes, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Në dosje është dëshmia e bashkëpunëtorit Donail Drolli, i cili ka deklaruar lidhjet mes “Lanit” dhe prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, si dhe zv.drejtorit të Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla. Në një rast, lënda u kap nga policia shqiptare, pasi gomonia kishte pësuar defekt. Në tentativën e dytë të trafikimit ishte prezent edhe zv.drejtori i policisë, i cili qëndronte me Lanin në një makinë për ta mbrojtur dhe si garanci për t’u nisur nga bregu i detit. Bazuar në këto dëshmi, prokuroria ka analizuar se lënda mbillej në Çorovodë, pas zonës së Therepelës, në afërsi të fshatit Çepan. Atje, thotë prokuroria, janë mbjellë, 38 mijë bimë.

Bashkëpunëtorët e drejtësisë dëshmuan edhe rrugët për te plantacioni. Sipas akuzës, një plantacion ishte në një pyll, ku ishin hequr pemët. Por, ato dëshmi kanë qenë kontradiktore, pasi në një pohojnë se vendi arrihet për 10 minuta dhe në një rrëfim tjetër pohojnë se shkohet për 1 orë e 40 minuta! Fiksi hulumtoi dosjen, ku një bashkëpunëtor pohoi se në njërën nga shtëpitë banonte një person i quajtur “daja i Lanit” dhe një prej fëmijëve të tij me emrin Eri. Vetëm me këtë dëshmi u identifikua familja Zylyftari, ku rezulton se “daja” është Luan Zylyftari. Vetëm me këto dëshmi u identifikuan edhe djemtë e Luanit; Artani dhe Geri Zylyftari.

Akuza ka analizuar shtëpinë dhe një makinë të kësaj familje, teksa një bashkëpunëtor ka pohuar se atje ka takuar edhe Gerin. Këqyrja e zonës u bë në vitin 2019, por që nuk u gjetën asnjë gjurmë të mbjelljes së lëndës narkotike. Vetëm sa është bërë përshkrimi i rrugës për te shtëpia dhe vendi. Në dosje është edhe një përgjim i muajit shtator 2016, ku një anëtar i grupi po lëvizte me ‘kushërinjtë”. Njëri prej tyre e pyet dhe ai përgjigje “nipi i dajës së madh”. Por vetëm kaq, pasi nuk është bërë i mundur identifikimi i “kushërinjve”. Në fund, prokuroria akuzon pjesëtarët e familjes Zylyftari se kanë kultivuar lëndë narkotike, ku ndaj tyre s’ka pasur asnjë përgjim apo kapje e lëndëve narkotike.

“Ata të tjerët që ishin ish-shtetarë mund të kenë filluar edhe punën, unë burgun po e bëj, vdekjen po e marr edhe tjetrin e kam të sëmurë. Më kanë shkatërruar jetën, përfundimisht” përfundon Luani./Top Channel

luan zylyftari

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj