Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas mediave italiane, emigrantët janë dëgjuar gjatë ditës së djeshme, por 43 prej tyre nuk përmbushin kërkesat e duhura për të marrë statusin e azilantit.
ITALIA- Kërkesat për azil të 43 emigrantëve që mbërritën në Shqipëri me përjashtim të njërit prej tyre janë refuzuar. Sipas mediave italiane, emigrantët janë dëgjuar gjatë ditës së djeshme, por 43 prej tyre nuk përmbushin kërkesat e duhura për të marrë statusin e azilantit.
Bëhet me dije se emigrantët kanë 7 ditë kohë për të apeluar kundër refuzimit të kërkesës së tyre. Ndërkohë pritet që ditën e premte të jepet vendimi mbi konvalidimin apo jo të qëndrimit të tyre në kampin e Gjadrit.
Sipas delegacionit TAI, Tryeza e Azilit dhe Emigracionit, të gjitha kërkesat për azill janë të pabazuara, përveç njërës prej tyre, që do të ridëgjohet në procedurë të veçantë. Ky delegacion, sipas mediave italiane, është në ditën e tretë të monitorimit të qendrave italo-shqiptare.
Emigrantët e ardhur mëngjesin e të martës janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Foto nga ceremonia TIRANË- Në ceremoninë e funeralit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, u lexua letra e Papa Françeskut. Letra...
Pamje nga përmbytjet DURRËS - Moti i keq që pushtoi vendin një ditë m ëparë shkaktoi problematika dhe përmbytje t&e...
Foto nga ceremonia TIRANA- Në Tiranë, Kisha Ortodokse, qindra besimtarë dhe personalitete të larta shtetërore shqiptare dhe greke,...
foto ilustruese GREQI- Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç, të cilët u arrestuan tre ditë më parë nga...
Pamje nga përmbytjet DURRËS - Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës vrapuan të enjten në...
Giorgia Meloni GJADËR - Mediat italiane e kanë kthyer sërish vëmendjen në marrëveshjen "Itali-Shqipëri" për emigran...
Para Françesku VATIKAN - Papa Françesku u ka shprehur ngushëllimet e tij anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe t&...
Foto ilustruese TIRANA- Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, du...
droga SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë dhe një spanjoll në Valencia dhe ...
permbytjet DURRËS- Kati i parë i burgut në Durrës është përmbytur, pas reshjeve të shiut prej ditës s&eum...