LIVE UPDATES
Aktualitet

"Meloni dërgoi në Shqipëri të torturuarit nga Almasri"/ Deputetët e opozitës italiane vizitojnë kampin e migrantëve në Gjadër: Deportimi i tyre në kundërshtim me të drejtat e njeriut!

Deputetët e opozitës italiane kanë deklaruar se marrëveshja për emigrantët është në kundërshtim me të drejtat e njeriutt, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e ekspertëve nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, të cilët duhet të kishin monitoruar sipas tyre më nga afër kushtet shëndetësore të migrantëve. Gjithashtu deputetët kanë deklaruar se disa nga emigrantët e huaj të deportuar në Gjadër janë viktima të torturuesit libian Almasri, për të cilin kryeministria Giorgia Meloni është vënë nën hetim. 

30 Janar 2025, 18:15 Nga B.Z
"Meloni dërgoi në Shqipëri të torturuarit nga
Giorgia Meloni

GJADËR - Mediat italiane e kanë kthyer sërish vëmendjen në marrëveshjen "Itali-Shqipëri" për emigrantët. Vetëm pak ditë më parë në kuadër të kësaj marrëveshje, një anije me 49 persona në bord zbarkoi në Shqipëri, për të nisur më pas procedurat për pritjen, ndalimin dhe vlerësimin e rasteve individuale për çdo emigrant. 

Por ky transportim duket se nuk ka qënë aq i lehtë për emigrantët të cilët kanë rrëfyer përjetimet e tyre, nga momenti i nisjes deri në mbërritjen e tyre në Shqipëri. Sipas artikullit të medias italiane La Repubblica rëfimet e tyre emigrantët i kanë treguar për tre deputetë të opozitës italiane të cilët kanë vizituar nga afër kampin në Gjadër.

Artikulli shkruan se kampi është vizituar nga deputetët demokratë Toni Ricciardi, Rachele Scarpa dhe Nadia Romeo të cilët kanë dëgjuar nga afër dëshmitë e emigrantëve. Deputetët e opozitës italiane kanë deklaruar se marrëveshja për emigrantët është në kundërshtim me të drejtat e njeriutt, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e ekspertëve nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, të cilët duhet të kishin monitoruar sipas tyre më nga afër kushtet shëndetësore të migrantëve.

Gjithashtu deputetët kanë deklaruar se disa nga emigrantët e huaj të deportuar në Gjadër janë viktima të torturuesit libian Almasri, për të cilin kryeministria Giorgia Meloni është vënë nën hetim. 

Artikulli i plotë i La Repubblica:

Në qendrën e ndalimit në Gjader, Sharmin ecën me vështirësi në dhomën e intervistave. Këpucët që i kanë dhënë janë shumë më të mëdha për këmbët e tij dhe nuk kanë lidhëse.

 Ai kishte mbërritur në Zuara nga Bangladeshi, duke kaluar fillimisht nga Dubai dhe Egjipti. I kishin thënë se në Libi mund të fitonte shumë para, prandaj vendosi ta bënte atë destinacionin e tij.

Por, sapo arriti, filloi të punonte si bojaxhi. Pas dy muajsh, policia libiane e rrëmbeu dhe ia dorëzoi mafies. U detyrua të jetonte me dhjetëra të tjerë në një magazinë të madhe.

“Më torturonin duke më rrahur me shkopinj në shputa,” – rrëfen ai.

Më pas, filluan të kërkonin para nga familja ime. Fillimisht, pagova 5000 dinarë (rreth 1000 euro) për të dalë i lirë. Pastaj, më kërkuan edhe 35,000 dinarë (rreth 7000 euro) për të hipur në një varkë drejt Italisë. Dhe unë isha nga fatlumët.”

Sharmin nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë, vendi ku përfundoi pas një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë. Ai hipi në një varkë të vogël për të kaluar Kanalin e Sicilisë, ku më pas u shpëtua nga roja bregdetare italiane dhe iu dorëzua marinës ushtarake.  

Së bashku me të tjerë, u ngjit në bordin e anijes Calliope, ku më pas u përzgjodhën për t’u dërguar në Shqipëri. Kur mori vesh për destinacionin e ri, bashkë me të tjerët, nisi një grevë urie.

Mohammed dhe Realiteti i Egër i Libisë

Ndërkohë, Mohammed, një egjiptian që punonte si marangoz, rrëfen një histori të ngjashme. Në disa ditë, fitoja aq pak sa nuk mundesha as të ushqeja familjen time,” thotë ai. Veshur me një tuta blu dhe me shapka mbi çorape, ai përshkruan tmerrin që përjetuan në Libi.

“Ata që nuk bindeshin për të paguar, i varnin me krahë në grepa si ndëshkim dhe i filmonin për të frikësuar familjet e tyre.”

Sipas Toni Ricciardit, deputet i Partisë Demokratike, të dy migrantët tregojnë se ishte vetë policia libiane që i dorëzonte te bandat kriminale.

“Në Libi, ishim të pambrojtur. Çdokush mund të na shfrytëzonte e të na torturonte,” – thanë ata në dëshmitë e tyre.

Ricciardi, së bashku me koleget e tij Rachele Scarpa dhe Nadia Romeo, i dëgjoi nga afër dëshmitë e tyre pas intervistave të zhvilluara nga komisioni për mbrojtjen ndërkombëtare. Po ashtu, gjatë vizitave mjekësore të realizuara në qendër, u konstatua se një tjetër migrant ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe duhej të transferohej në një qendër pritjeje në Itali. Ky ishte rasti i gjashtë brenda pak ditësh që dërgohej sërish në Itali pas mbërritjes në Shqipëri me Calliope.

Shkelje të të Drejtave dhe Paqartësi Ligjore

“Të ndaluarit këtu janë viktima të torturuesit libian Almasri, të cilët qeveria jonë i ka deportuar në Shqipëri. Ata nuk e dinë ende se çfarë i pret,” – deklaroi deputetja Scarpa, duke ngritur shqetësime mbi mungesën e ekspertëve nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, të cilët duhet të kishin monitoruar më nga afër kushtet shëndetësore të migrantëve.

Ajo dhe organizatat e të drejtave të njeriut janë gjithashtu të shqetësuara për të drejtat e mbrojtjes ligjore për migrantët e transferuar në Shqipëri. Gjatë ditëve të ardhshme, ata do të dëshmojnë përpara gjykatës së Apelit në Romë përmes videokonferencës, por ende nuk dinë se cilët do të jenë avokatët e tyre dhe nuk kanë patur mundësi të bisedojnë me ta.

“Është një situatë shumë e rëndë,” – tha avokati Gennaro Santoro, i cili kërkoi një takim urgjent për të diskutuar mbi problemet e të drejtës për mbrojtje ligjore për migrantët në qendrën shqiptare.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e një tjetër të ndaluari mbetet shqetësuese. Ai ka kaluar gjithë ditën me temperaturë të lartë dhe është mbajtur me serum, ndërsa më vonë u shtrua në spital për shkak të djegieve që kishte pësuar më herët.

Ndërsa migrantët vazhdojnë të rrëfejnë për kushtet çnjerëzore në burgjet libiane dhe tarifat që duhej të paguanin për të fituar lirinë, qeveria italiane vijon t’i refuzojë kërkesat e tyre për azil, duke i konsideruar ato si “të pabaza.”

Në Shqipëri, situata mbetet e pasigurt për migrantët, të cilët nuk dinë ende çfarë do të ndodhë me ta. Me ta janë edhe aktivisti i ActionAid, Francesco Ferri, dhe përfaqësuesit e organizatave Arci dhe Tavolo Asilo e Immigrazione, të cilët vazhdojnë të ndjekin nga afër rastin dhe të kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.

 

giorgia meloni gjade emigrante marreveshje shqiperi-itali

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë