30 Janar 2025, 18:45
Nga E. D
foto ilustruese
GREQI- Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç, të cilët u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Greqisë, dolën sot para Gjykatës në shtetin fqinj. Dy shqiptarët u arrestuan më 27 janar, pasi akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella dhe të plagosur 46-vjecari Edi Lulo alias Etmond Hysa si dhe një shqiptar tjetër.
Gjithashtu bëhet me dije se Tulja dhe Guveli, kanë mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Gjithashtu dy shqiptarët nuk kanë pranuar të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, veçanërisht ato audiovizive, të cilën siç përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.
Në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: “Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.”
Si ndodhi ekzekutimi?
Gjithçka ka ndodhur mesditën e së dielës (15/12) brenda pak sekondash jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Viktima, së bashku me të plagosurin po largoheshin nga kafeneja dhe po shkonin drejt makinës së tyre. Në të njëjtën kohë, autorët, të cilët kishin vjedhur një makinë nga qendra e Athinës, hapën zjarr sapo panë Irakli Davella dhe Edi Lulon. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh.
Kush është Irakli Davella
47-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në vitin 2009 si pjesë e një grupi prej 10 personash, shumica prej të cilëve pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për “organizatë kriminale”, “gjobëvënie” etj.. Në vitin 2011, ai rezultoi pjesë e një hetimi për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit për “organizatë kriminale” e “falsifikim” e “lëshim çeqesh të këqija”. Dosja e Korfuzit, ka qenë një ngjarje e shumë diskutuar në atë kohë. Shkak ishte një shqiptar nga Saranda, ish i dënuar për trafik narkotikësh, i vendosur në qendër të hetimit. Ai rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, kryetarin e Bashkisë së Korfuzit dhe vëllanë e një ish-ministre dhe deputete greke.
Media greke ndërkohë shkruan se ka dyshime nga policia greke, që edhe pse Davella ka rreth 13 vite që nuk rezulton problematik penalisht, të jetë i përfshirë në trafik narkotikësh dhe për këtë po hetohet. Ai rezulton personazh me lidhje të fuqishme në Athinë, Korfuz e Sarandë, ku dyshohet se ka investuar në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu, në Athinë ai rezulton pronar i një kafeneje dhe këndi lojërash në “Peristeri” dhe një biznesi dhënie makinash me qira në ishujt grekë. Gjithashtu, me biznes aktiv bar-kafeje rezulton edhe në Mesopotam, Bashkia Finiq, por nuk dihet nëse është funksional.
jenis tulja mirjan guveli
Aktualitet
30 Janar 2025, 18:39
B.Z
Pamje nga përmbytjet
DURRËS - Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës vrapuan të enjten në...
Aktualitet
30 Janar 2025, 18:15
B.Z
Giorgia Meloni
GJADËR - Mediat italiane e kanë kthyer sërish vëmendjen në marrëveshjen "Itali-Shqipëri" për emigran...
Aktualitet
30 Janar 2025, 18:05
B.Z
Para Françesku
VATIKAN - Papa Françesku u ka shprehur ngushëllimet e tij anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe t&...
Aktualitet
30 Janar 2025, 17:53
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, du...
Aktualitet
30 Janar 2025, 17:28
E. D
droga
SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë dhe një spanjoll në Valencia dhe ...
Aktualitet
30 Janar 2025, 16:41
E. D
permbytjet
DURRËS- Kati i parë i burgut në Durrës është përmbytur, pas reshjeve të shiut prej ditës s&eum...
Aktualitet
30 Janar 2025, 16:08
E. D
Piro Vengu, Emirjana Sako
DURRËS- Ministri i Mbrojtes, Piro Vengu ka vizitur nga afër disa prej zonave të përmbytura në Durr&...
Aktualitet
30 Janar 2025, 15:56
E. D
Rina Llanaj
VLORË- Virozat dhe gripi stinor kane shtuar ndjeshëm fluksin e vizitave dhe shtimeve në Pediatrinë e spitalit rajonal...
Aktualitet
30 Janar 2025, 15:09
I.A
Sokol Mjacaj
PEQIN- Gjykata e Posaçme ka lënë sot në regjimin 41 biss Sokol Mjacajn, i dënuar për vrasje. Fillimisht M...
Aktualitet
30 Janar 2025, 15:19
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRË- Situatat problematike në Durrës, duket se nuk kanë të mbaruar, përveç reshjeve të de...