Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mbi 300 banesa u përmbytën në Durrës pas një rrebeshi shiu, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kanalizimeve dhe pusetave. Banorët ankohen se situata është e përsëritur, ndërsa bashkia u premton atyre dëmshpërblim.
DURRËS - Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës vrapuan të enjten në mëngjes të nxirrnin prej shtëpive të përmbytura nga rrebeshi i një dite më parë çfarë të mundnin. Të kapur në befasi nga prurjet e menjëhershme që vërshuan në banesa, banorët fajësojnë kanalizimet me probleme dhe thonë se uji arriti deri në 30 centimetra.
“Po marr ç’të mundem se uji ka arritur deri në 30 centimetra brenda dhe ka përmbytur gjithçka, të gjitha me orendi me plaçka,” tha një prej banorëve të zonës për BIRN, ndërsa ka nxjerrë nga shtëpia një televizor dhe dy çanta shkolle fëmijësh.
Banorët e kësaj zone dhe disa lagjeve të tjera në Durrës përballen shpesh me përmbytje si pasojë e problematikave që lidhen me sistemin e kanalizimeve, por këtë herë vërshimi i ujit nga qenë më i shpejtë dhe më i madh.
“Nuk mbahet mend sa herë vërshon uji këtu se kanalizimet kanë probleme, por këtë herë vërshoi me shpejtësi dhe nuk përmbahej, ndaj nuk arritën që të merrnim asnjë masë”, tha një tjetër banor, në afërsi të shtëpive të rrethuara nga uji.
Durrësi u përfshi nga reshje të dendura shiu më 29 janar, të cilat shkaktuan përmbytje në shumë lagje të qytetit dhe zona periferike, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përcjell sasinë e prurjeve. Në një njoftim të bërë publik nga Bashkia e Durrësit, nëpërmjet faqeve zyrtare në internet, përmbytja e banesave ka qenë një problematikat më të mëdha që ka lënë nga pas vërshimi i ujit.
“Uji ka hyrë në rreth 300 banesa, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull”, njoftoi Bashkia. Banorët e prekur nga përmbytja u evakuuan gjatë natës së të mërkurës dhe u strehuan në godinën e Kavaleshencës që ndodhet në zonën e Plepave.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes përgjegjëse për emergjencat civile la të kuptohej se reshjet e kishin kapur të papërgatitur sistemin e kanalizimeve në qytet dhe vetëm pas rrebeshit pati angazhim në zhbllokimin e tyre. “Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve,” thuhet në një prej njoftimeve për shtyp të ministrisë.
Edhe në zonën e Shkozetit, përmbytja ka shkaktuar probleme të mëdha, ku në 60 banesa uji është futur brenda, ndërsa qindra të tjera janë rrethuar nga uji. Banorët ia vendosën fajin pusetave të bllokuara që nuk qenë në gjendje të tërhiqnin ujërat e shiut.
“Dy pusetat që ndodhen në anë të rrugës ishin të bllokuara dhe nga aty uji vërshoi duke marrë përpara gjithçka,” tha një banore e zonës.
Banorët thonë se ata janë mësuar me përmbytje dhe sa herë që ka rreshje me intensitet të madh, marrin masat për t’i bërë ballë vetë situatës, por këtë herë nuk mundën.
“Dolëm që të vinim pompën që kemi blerë vetë 400 mijë lekë, por nuk arritëm që ta vinim në punë se uji mori përpara çdo gjë,” shtoi banorja.
Si pasojë e bllokimit të pusetave, gjë e cila ndodh sa herë që ka rreshje shiu me intensitet të lartë, uji nisi të vërshojë nëpër rrugë thuajse në të gjithë Durrësin. Situata u bë e vështirë në shumë lagje të qytetit, ku mjetet u vunë në vështirësi për të qarkulluar, ndërsa ecja e kalimtarëve në rrugë u bë e pamundur.
Uji hyri dhe në disa biznese që ndodhen në anë të rrugëve kryesore.
Për shkak të situatës së rënduar në terren u angazhuan forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë dhe po punojnë për largimin e ujit nga banesat. Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
Në njoftimin e saj, bashkia tha se situata u vu nën kontroll, ndërsa njoftoi se po mponitorohej sistemi i kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve dhe argjinaturat e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.
Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako premtoi se shumë shpejt do të nis puna për vlerësimin e dëmeve dhe se ato do t’i mbulonte buxheti i bashkisë.
“Dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë”, u shpreh kryetarja Sako në një postim në faqen zyrtare të institucionit.
Për përfaqësuesit e opozitës, situata dhe përmbytja e së mërkurës është përgjegjësi e autoriteteve lokale që nuk kanë funksionuar si duhet. “Situata e krijuar tregon edhe një herë që Bashkia dhe Kryetarja Sako kanë dështuar totalisht në menaxhimin e qytetit dhe që taksat e qytetarëve vetëm janë vjedhur dhe keqpërdorur,” u shpreh Partia Demokratike në Durrës në një njoftim për mediat./BIRN
Giorgia Meloni GJADËR - Mediat italiane e kanë kthyer sërish vëmendjen në marrëveshjen "Itali-Shqipëri" për emigran...
Para Françesku VATIKAN - Papa Françesku u ka shprehur ngushëllimet e tij anëtarëve të Sinodit të Shenjtë dhe t&...
Foto ilustruese TIRANA- Janë zbardhur emrat e 12 prej 20 prokurorëve të SPAK që do shpërndahen në 12 qarqet e vendit, du...
droga SPANJË- Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle kanë arrestuar dy shqiptarë dhe një spanjoll në Valencia dhe ...
permbytjet DURRËS- Kati i parë i burgut në Durrës është përmbytur, pas reshjeve të shiut prej ditës s&eum...
Piro Vengu, Emirjana Sako DURRËS- Ministri i Mbrojtes, Piro Vengu ka vizitur nga afër disa prej zonave të përmbytura në Durr&...
Rina Llanaj VLORË- Virozat dhe gripi stinor kane shtuar ndjeshëm fluksin e vizitave dhe shtimeve në Pediatrinë e spitalit rajonal...
Sokol Mjacaj PEQIN- Gjykata e Posaçme ka lënë sot në regjimin 41 biss Sokol Mjacajn, i dënuar për vrasje. Fillimisht M...
pamje nga vendngjarja DURRË- Situatat problematike në Durrës, duket se nuk kanë të mbaruar, përveç reshjeve të de...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të punonjësit të Kadastrës n...