LIVE UPDATES
Aktualitet

'Njolla' në biografi e kadetëve në Akademinë e Sigurisë! Xhafaj ministër me vëllain trafikant, 18-vjeçarit me babain tregtar peshku i mohohet shkolla e policisë

Shkak i gjithë kësaj zhurme u bë një audio përgjim në të cilin pretendohej të ishte vëllai i ministrit të brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, i cili ishte i dënuar në Itali për trafik droge.

11 Tetor 2024, 22:08 Nga E. D

'Njolla' në biografi e kadetëve në Akademinë e

TIRANË- Dy javët e fundit janë shoqëruar me një përplasje të fortë politike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që denoi me një vit burg deputetin demokrat Ervin Salianji. Shkak i gjithë kësaj zhurme u bë një audio përgjim në të cilin pretendohej të ishte vëllai i ministrit të brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, i cili ishte i dënuar në Itali për trafik droge.

Pas këtij skandali, ministri dha dorëheqjen, por fakti që kishte vëllain në burg si trafikant, nuk e kishte penguar aspak që të emërohej në këtë post. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i sapo emëruar në këtë detyrë, është pjesë e një grupi zyrtarësh të policisë të dyshuar për dekonspirimin e një operacioni në qytetin e Elbasanit. Madje për këtë, atij iu sekuestrua edhe celulari nga Prokuroria e Posaçme.

Një rast i tretë flagrant është edhe ai i ndryshimit të ligjit për emërimin e komandantit të Gardës së Republikës. Për të favorizuar drejtuesin aktual Ermal Onuzi, kriteret u ndryshuan dhe mjaftonte vetëm vjetërsia në punë, për të konkuruar për postin e lënë vakant pas dorëheqjes së ish-komandantit Gramos Sako.

Në të gjithë këto raste, drejtuesit më të lartë të rendit në vend janë zgjedhur duke i bërë "bisht" filtrave për lidhjet e tyre familjare apo miqësore me persona të inkriminuar, si dhe i kanë shpëtuar filtrit që verifikon pastërtinë e tyre të figures. Por ndërsa për njerëzit më të rëndësishëm në Policinë e Shtett dhe Ministrinë e Brendshme nuk ka patur asnjë filter përzgjedhjeje, krejt e kundërta nuk ndodh me Flavion, 18-vjeçarin me ëndrrën e madhe për tu bërë polic, por që një "njollë në biografi", ende e padokumentuar duket se ia ka prerë ëndrrën në mes, duke e bërë të sorollatet dyerve të Komisariatit të Policisë në Pogradec dhe në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës.

Të riut i thuhet vetëm se je me "pullë të kuqe" dhe shkak për këtë pullë mesa duket është një denoncim në Policinë e Pogradecit ndaj babait të tij, një tregtari peshku që akuzohet për kontabandë. I gjendur përballë dyerve të mbyllura, i riu kërkon të mësojë më shumë rreth kësaj pengese që duket se ia la ëndrrën për të veshur uniformën blu në mes të rrugës dhe mbi të gjitha pa një sqarim konkret, pasi siç thotë i riu, babai i tij nuk është thirrur kurrë në Polici për të dhënë deklaratë rreth akuzave të pretenduara, që me shumë fanatizëm, policia i ruan si tepër sekrete.

Të gjendur përballë kësaj situate, vendosëm të telefonin Shefin e Komisariatit të Pogradecit, Elton Halilin. Ky i fundit e pranon dhe vetë se babai i Flavio nuk është thirrur asnjëherë në polici, për të dhënë deklaratë në lidhje me akuzat e pretenduara, nuk është shoqëruar asnjëherë dhe se ndaj tij kurrë nuk ka pasur procedim penal. Po ku qëndron problemi atëherë? Pse këtij të riu i ndërpritet ëndrra në mes, pavarësisht se ia ka dalë që të përfundojë testet e Akademisë së Sigurisë me rezultatet të larta duke u rënditur ndër tre të parët në rang vendi? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e di vetëm Policia e Pogradecit. Ndërsa Flavio ka vetëm një rrugë, ti drejtohet gjykatës.

Sipas ish-prokurorit, Eugen Beci, vetëm një vendim gjykatae mund ta "detyrojë", Policinë e Pogradecit dhe Korçës që të japë sqarime rreth akuzave ndaj babait të të riut, të cilat janë ende të padukumentuara dhe faktura. Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Sofrta shprehet se ka një rrugë që Policia e Shtetit të fshijë nga skedarët e kontigjentëve personat për të cilët ka pasur informaione se merren me veprimtri të jashtëligjshme, por që nuk janë të dokumentuara.

Çfarë e bën paradoksale këtë histori, është fakti që jetojmë në një vend ku në krye të ministrisë së Brendshme kishim një person, me vëllain trafikant droge dhe nuk mund të kemi një polic, me një baba që mban familjen, por vetëm me një "krim", të raportuar nga dikush që ndoshta thjeshtë e kishte inat./PIRANJAT

fatmir xhafaj ervin salianji piranjat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj