LIVE UPDATES
Aktualitet

25-vjeçari Shkodran përfiton mijëra euro dëmshpërblim pas aksidentit, avokati i merr të gjitha për vete

Pas disa muajve trajtim në spital e më pas në shtëpi, i riu merr një telefonatë e cila do t’i ndryshonte jetën për mirë.

11 Tetor 2024, 21:07 Nga E. D

25-vjeçari Shkodran përfiton mijëra euro dëmshpërblim

SHKODËR- Ishte shkurti i vitit 2010, kur Florjan Kola, asokohe 25 vjeç aksidentohet me automjet gjatë kthimit nga Tirana për në Shkodër. Pas disa muajve trajtim në spital e më pas në shtëpi, i riu merr një telefonatë e cila do t’i ndryshonte jetën për mirë. Të paktën kështu mendoi ai.

“Më tha jam avokat Genci Ismaili, më ka caktuar gjykata dhe jam unë avokati yt. Do të marrim një shpërblim. Më kërkoi përqindje, sigurisht ia lashë 30% të shumës“, thotë Florjani.

Procesi gjyqësor nisi, shoqëruar dhe me prokurën e posaçme, të firmosur nga vetë Florjani, i cili do t’i jepte avokat Genci Ismailit të drejtën ligjore që ai ta përfaqësojë atë në çdo veprim juridik lidhur me rastin në fjalë. Por krahas prokurës së parë, në dokumente u bashkangjit edhe një e dytë, e firmosur më datë 8 korrik 2011, ku nëna e Florjanit dhe dy motrat e tij, gjithashtu i jepnin të drejtën ligjore të njëjtit avokat për t’i përfaqësuar në gjyqin ndaj kompanisë së sigurimeve, me qëllim për të përfituar dëmshpërblim, pasuror dhe jo pasuror.

Mirëpo ky dokument ka një problem të madh, pasi siç dëshmon Florjani, familjarët e tij nuk ishin në dijeni për gjyqin dhe firmat, pasi edhe për nënën e tij dhe dy motrat, kishte firmosur Florjani, me qëllimin e vetëm për të përfituar lekë. Mirëpo gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të të riut. Pas shumë procedurave, avokati i tha Florjanit se nuk mundën të përfitojnë para.

“Do hapim gjyq për kempin, do marrësh lekë. As nuk hapi gjyq për kempin as përfituam lekë dhe nuk pranoi të jepte asnjëlloj shpjegimi“, tregon 39-vjeçari shkodran.

Ai besoi çdo fjalë të avokatit, deri në momentin kur hapi dosjen e tij në arkivë.

“Aty zbulova shumat e ekspertit, prokura, zbulova rrëzim çështje. Më tha ajo punonjësja ta ka rrëzuar çështjen avokati dhe me atë çështje ke humbur 25 milionë. Më kishte dëmshpërblyer gjykata, por duke mos e ditur unë që më ka dëmshpërblyer“, tha ai.

E vërteta ishte tepër e hidhur për Florjanin, kjo sepse Gjykata e Tiranës kishte vendosur ta dëmshpërblente atë me 25 milionë lekë, sipas vlerësimit të ekspertit, detyrim që do të paguhej nga kompania e sigurimeve, por më datë 27 shkurt 2013, gjyqtarja Manjola Bejleri vendosi pushimin e çështjes, pasi avokat Genci Ismaili kishte shmangur seancën gjyqësore duke mos u paraqitur fare në sallë.

“Avokati kishte bërë marrëveshje me Sigalin. Kam dokumentin që unë i paskam kaluar avokatit 27 milionë në llogari të tij. Prokurat janë bërë pa dijeninë time, pa dijeninë e familjarëve. Kur pashë prokurat, firmat ishin të miat. Avokati kishte shfrytëzuar rastin dhe më kishte ofruar prokurat përpara që unë të firmosja prokurën në emër të tjetërkujt”, thotë ai.

Gjithë pretendimet dhe akuzat e Florjanit, janë vetëm njëra anë e medaljes, prandaj vlerësuam se është e drejtë të degjojmë edhe pretendimet e avokat Ismailit. Fillimisht duke u hequr si të afërm të viktimës. Sapo ne shkojmë në zyrën e avokatit, ai na nxjerr jashtë me forcë dhe fraza kërcënimi, duke u larguar më pas me biçikletë. Ne shkuam sërish për një ballafaqim me avokat Ismailin, por edhe herën e dytë ai u largua duke pedaluar me shpejtësi.

Në të tretën herë të përballjes me të, me fat që avokati nuk e kishte biçikletën, ne e pyetëm lidhur me çështjen e Florjanit, por ai u justifikua duke deklaruar se “ia ka dhënë paratë në dorë të riut shkodran, dhe se çdo provë e ka dorëzuar ne Prokurori”./PIRANJAT

florjan kola genci ismaili

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen