LIVE UPDATES
Aktualitet

“Noli Film Festival” mbylli perden e edicionit të parë në Boston, çmimet për 13 fituesit

Mbrëmja filloi me ritmet e muzikës së një talenteje të re shqiptaro-amerikane, Edlina Laho, dhe grupit muzikor "Dea Band" që kishin ardhur nga Nju Jorku, të cilët u prezantuan nga ideatori i këtij festivali, Erand Sojli.

4 Qershor 2024, 10:28 Nga Flamur Vezaj
“Noli Film Festival” mbylli perden e edicionit të parë
pamje nga ndarja e cmimeve

GJERMANI- Noli Film Festival mbylli perden e edicionit të parë në Boston, në një mbrëmje gala të mirëorganizuar për ndarjen e 13 çmimeve fituese në ambientet e restorantit "Alba" në Hanover!

Mbrëmja filloi me ritmet e muzikës së një talenteje të re shqiptaro-amerikane, Edlina Laho, dhe grupit muzikor "Dea Band" që kishin ardhur nga Nju Jorku, të cilët u prezantuan nga ideatori i këtij festivali, Erand Sojli. Aktori Sojli tha se ky event ishte një nga ëndrrat e tij për ta organizuar këtu në Boston, në vendin ku Fan Noli, përveç aktiviteteve patriotike, kishtare dhe letrare, studioi dhe ushqeu shpirtin me art! "Edicioni i parë i Noli Film Festival është nisja e një rrugëtimi të gjatë në Boston për të promovuar kineastët e rinj shqiptarë dhe prezantimin e shqiptarëve ndryshe nga çfarë jemi mësuar ndër vite! Uroj që ky rrugëtim të vazhdojë me më shumë filma, mbështetje dhe organizim edhe më të bukur se ky që tashmë përfundoi," tha Sojli. Ky i fundit falënderoi ata që e mbështetën këtë event si "Bibliotekën e Fan Nolit dhe qendrën kulturore" pranë saj, "Katedralen e Shën Gjergjit", "Albanian Fighting Cancer" si dhe producentët e koordinatorët Elissabeta e Nikolin Gaçe!

Gjithashtu, Sojli përshëndeti dhe falënderoi të gjithë producentët e filmave dhe dokumentarëve që morën pjesë në edicionin e parë të Noli Film Festival, si dhe regjisorët dhe aktorët që ishin prezent! Më pas, ideatori Sojli ftoi në skenë kryetarin e jurisë, aktorin Astrit Çermja, të cilin ai e konsideron si idhullin e tij personal nga aktorët shqiptarë!

Aktori veteran Çermja, ndër të tjera tha se nuk ishte e lehtë përzgjedhja e fituesve. "Ne nuk zgjodhëm më të mirin nga të këqijtë, por më të mirin nga të mirët. Pasi filmat konkurrues ishin të një niveli të lartë dhe kjo tregon një shenjë të mirë për të vazhduar me cilësi këtë projekt edhe vitet e tjera," tha aktori Çermja duke theksuar se jurisë iu deshën më shumë se 7 orë debate për të vlerësuar filmat.

Ndërkohë, fitues i çmimit të madh të filmit më të mirë të edicionit të parë të Noli Film Festival u shpall regjisori Bujar Alimani me filmin "Virgjireshat Shqiptare" (The Albanian Virgin)! Çmim ky që iu nda z. Alimani nga një prej organizatorëve të këtij eventi të rëndësishëm, ish-gjyqtari shqiptaro-amerikan Robert Tochka që përfaqësonte bibliotekën e Fan Nolit dhe qendrën kulturore pranë saj! Regjisori Alimani falënderoi jurinë për vlerësimin dhe theksoi se në edicionin e dytë duhet t'i jepet më shumë hapësirë kineastëve të rinj që të vazhdojnë këtë traditë këtu në Boston! Regjisori Alimani mori gjithashtu një vlerësim për filmin më të mirë edhe nga organizata shqiptare këtu në Boston, "Albanian’s Fighting Cancer", që iu dha nga Roberta Nashi/Panariti.

Po ashtu nga filmi i Alimanit, u shpall fituese edhe aktorja më e mirë, çmim të cilin e rrëmbeu Rina Krasniqi, po nga filmi "Virgjireshat Shqiptare". Këtë çmim ia dhuroi kryetari i VATRES në Boston, z. Mentor Maksutaj, ku në emër të aktores e pranoi vlerësimin kineastja znj. Tefta Bejko Alimani. Gruaja e regjisorit Bujar Alimani, e cila ritheksoi shprehjen e Klaudia Hiles ne hapjen e ketij festivali. "Ky festival është një fëmijë i vogël dhe duhet të rritet çdo vit për të vazhduar legatin e Nolit në promovimin e artit pasi është një festival unik"!

Fitues i çmimit "Skenaristi më i mirë" i Noli Film Festival u shpall skenaristi Eduard Grishaj me filmin "Sofia", çmim të cilin e ndau ideatori i këtij festivali, Erand Sojli.

Çmimin e "Dokumentarit më të mirë", të fituar nga Suela Bako dhe Yllka Gjoleka për dokumentarin "Drita" të Gjon Milit, e dha nga peshkopi i katedrales së Shën Gjergjit, hirësia e tij Nikodhim Preston!

Producenti i Noli Film Festival, z. Nikolin Gaçe, në emër të jurisë, i dha çmimin e parë për "Kolonën zanore më të mirë" Valentin Veizit me filmin "I Love Tropoja".

Sa i përket çmimit të aktorit më të mirë të këtij festivali, juria kishte përzgjedhur aktorin Neritan Liçaj, çmim të cilin e dhuroi përfaqësuesi i kompanisë "Pirro Dentist"!

Po në emër të jurisë, për çmimin e filmit më të mirë animuar, e dhuroi përfaqësuesja e "Albanian’s Fighting Cancer", Roberta Nashi, për regjisorin Vlash Droboniku.

Çmimi "Albanian Excellency" i shkoi aktores Marjana Kondi, të cilës ia dhuroi në emër të jurisë së Noli Film Festival, Andis Gjoni. Aktorja Kondi, përveç batutave të rastit, e vlerësoi shumë këtë festival duke thënë se edhe nga emisioni "Ferma VIP" në Shqipëri kishte dalë vetem se I kishte dhene fjalen z. Sojli që do ishte pjese e Edicionit te pare te NFF. Që të vinte në Boston!

Nuk i mungoi skenës së ndarjes së çmimeve edhe aktori i humorit, Arben Dervishi, që kishte udhëtuar nga Miçigani për të qenë mes komunitetit shqiptar të Bostonit për këtë festival!

Nata vazhdoi me ndarjen e çmimeve të tjera, ku po në emër të jurisë, çmimin për "filmin më të mirë të shkurtër" e ndau avokati Pavli Përmeti për Erion Mustafarajn me filmin "The Shot".

Sipas jurisë, çmimin e "Regjisores më të mirë" e ndau për fituesen Blerta Basholli me filmin "Zgjoi" peshkopi i Filomilise dhe i peshkopatës ortodokse shqiptare të Amerikës, hirësia e tij Theofan Koja.

Çmimi për "Yjet e së ardhmes" nga juria i shkoi aktorit të njohur Reshat Arbana, çmimin të cilin e ndau zv/kryetarja e MaasBesa, znj. Jorida Qirollari. Për çmimin e filmit inkurajues të këtij festivali, juria vendosi të nderojë regjisorin Erald Kraja, çmim të cilin ia dhuroi në emër të jurisë, Jona Brari!

Dhe çmimi i fundit për aktorin mbështetës më të mirë të festivalit, në emër të jurisë, e ndau Arjan Simaku për aktoren Jonida Vokshi.

Pak para mbylljes së natës finale të ndarjes së çmimeve, producentët dhe koordinatorët e “Noli Film Festival” Elisabeta dhe Nikolin Gaçe falënderuan të gjithë donatorët që mundësuan këtë event të bukur treditor në Boston!

Në mbyllje, arkitektja Nensi Karanxha, një nga anëtarët e jurisë së këtij festivali, i dhuroi Bibliotekës së Nolit dhe qendrës kulturore pranë saj një portret të Fan S. Nolit në shenjë vlerësimi për gjithë këtë kontribut të dhënë për shqiptarët jo vetëm në Boston! Këtë portret e pranoi në emër të bibliotekës ish-gjyqtari i Masaçusetsit, shqiptaro-amerikani Robert Tochka, i cili përveç falënderimeve, ndër të tjera tha se sot është një ditë e veçantë pasi ky event përkon pikërisht në datën kur Noli shkroi poezinë "Jepni për Nënën", duke mbyllur fjalën e tij me vargjet "Mbahu Nënë, mos ke frikë, se ke djemtë në Amerikë"!
Vargje me të cilat ideatori dhe moderatori i kësaj nate, Erand Sojli, mbylli eventin e suksessh të ndarjes së çmimeve të “Noli Film Festival” edicion i parë në Boston!

noli film festival

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj