LIVE UPDATES
Aktualitet

"North Forex 4", Policia operacion në Shkodër: Arrestohet menaxherja dhe administratori i një call centeri

Po ashtu janë shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët e tyre, ndërkohë që punonjësit e punësuar operatorë janë proceduar penalisht.

28 Shtator 2022, 14:12 Nga I.A
"North Forex 4", Policia operacion në Shkodër: Arrestohet
Pamja nga call centeri

SHKODËR- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi kryenin aktivitet në mashtrimin kompjuterik. Mësohet se nga operacioni policor “North Forex 4”, është mbyllur gjithashtu një call center, ku shtrihej ky aktivitet kriminal. Po ashtu janë shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët e tyre, ndërkohë që punonjësit e punësuar operatorë janë proceduar penalisht.

Njoftim i Policisë:

Shkodër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “North Forex 4”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Arrestohen në flagrancë administratori dhe menaxherja e një subjekti call center. Shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tyre. Procedohen penalisht 7 shtetas të tjerë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt. Evidentohen dhe goditen edhe 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, në këtë subjekt, procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë. Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “ C” për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin, identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit të mashtrimit kompjuterik”, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "North Forex 4”, për goditjen e këtij aktiviteti kriminal.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. P., 28 vjeç, banues në Vau i Dejës, administrator i subjektit, për veprat penale "Mashtrimi kompjuterik" kryer në bashkëpunimin dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale"; F. P., 36 vjeçe, shtetase rumune, banuese në Shkodër, menaxhere e subjektit, për veprat penale "Mashtrimi kompjuterik", kryer në bashkëpunim dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. S., 34 vjeç, banues në Shkodër, D. Sh., shtetas izraelit, banues në Tiranë dhe L. Gj., 25 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë specialist teknologjie pranë subjektit call center. Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Mashtrimi kompjuterik", për shtetasit: E. Sh., 25 vjeçe, K. G., 31 vjeç, O. J., 24 vjeç, E. Rr., 46 vjeç, M. Ç., 36 vjeçe, E. M., 31 vjeçe dhe A. K., 33 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në subjektin call center, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 17 pajisje kompjuterike të përshtatura për mashtrim nëpërmjet platformave të ndryshme. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 2 shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me 3 shtetasit e shpallur në kërkim, kishin punësuar disa operatorë, të cilët telefononin shtetas të ndryshëm dhe i mashtronin ata që të kryenin investime në bursa fiktive. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë subjekt janë sekuestruar edhe 2 aparate celulare që dyshohet se përdoreshin për lotari të palejuara. Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. U., 25 vjeç dhe S. R., 34 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

north forex 4

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj