28 Shtator 2022, 12:49
Nga A.B
Policia
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimet e kryera pas zbulimit që 13 biznesmenë kanë kryer ndaj shtetit shqiptar përmes TVSH-së. Sipas forcave blu, 7 persona janë vënë në pranga ndërkohë që 6 janë shpallur në kërkim. Policia dyshon se përmes mashtrimit, këta persona kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Damage”. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga 7 shtetas, shpallen në kërkim 6 të tjerë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Damage”. Si rezultat i operacionit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:
- B. R., 54 vjeç, A. R., 25 vjeç, B. G., 33 vjeç, A. H., 32 vjeç, Xh. S., 24 vjeç, N. M., 34 vjeç dhe A. A. 40 vjeç. Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit M. R., 52 vjeç, M. G., 60 vjeç, M. K., E. M., 29 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe A. D., 29 vjeç. Këta shtetas, dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.
Këto kompani, sipas Prokurorisë i kanë shkaktuar një dëm shtetit prej 3 milionë euro. Prokuroria njofton se janë 13 kompani që kanë lëshuar fatura fiktive. Këto kompani kanë shërbyer si kompani furnitore që nuk kanë kryer asnjë blerje dhe nuk kanë paguar detyrimet tatimore.
skema e mashtrimit me tvsh kompanite furnitore ne pranga
Aktualitet
28 Shtator 2022, 12:46
F.M
Armët e sekuestruara
DURRËS- Ermir Vuksani, 44 vjeç, banues në Lezhë është vënë në pranga në Durr&...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 12:42
F.M
Berti Dedja
TIRANË- 44-vjeçari shqiptar Berti Dedja i njohur edhe si “Berti” e “Schakal” (Çakalli) ësh...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 12:29
A.B
Ceremonia
LEZHË- Sot, një vit pas vrasjes është përkujtuar NënKomisar Saimir Hoxha. Policia ka organizuar një ceremoni p...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 11:53
I.A
Policia
KORÇË- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për përndjekje. ...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 11:46
A.B
Kujtim Meta
LUSHNJE- Pas gjashtë muajsh është zbuluar identiteti i personit i cili i bëri atentat Kujtim Metës në Lushnje. Po...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 11:39
A.B
Policia
TIRANË- Policia ka arrestuar 7 personave për skemën e mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar. Hetimet jan&eum...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 11:41
F.M
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë lajmin e ‘pajtimit’ mes dy personazheve të njohur, që...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 11:20
A.B
Gjyqtarja dhe djali
TIRANË- Ky është momenti kur gjyqtarja Shefkie Mataj shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. ...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 11:09
A.B
Lumi Drin
LEZHË- Një person rrezikoi jetën në ujërat e lumit Drin. Ky person, po lëvizte me biçikletë mirëpo...
Aktualitet
28 Shtator 2022, 11:09
A.B
Pjerin Xhuvani
TIRANË- Seanca ndaj Arbër Paplekajt është shtyrë. Kjo është hera e pestë që vendoset nga Gjykat...